Connect with us

Infrastrukturë

Auditori gjen shumë parregullsi në Komunën e Gjilanit

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa shkelje financiare në komunën e Gjilanit. Në raportin e ZAK-së për vitin 2023 janë evidentuar disa projekte që kanë qenë në kundërshtim me Ligjin e buxhetit.

Sipas auditorit, kontrata për projektin “Asfaltimi i rrugëve në Lagjen e Vishnjeve, pjesa I”, është nënshkruar në vitin 2022 në vlerën prej 199,878 euro, bazuar në ndarjet buxhetore të vitit. Megjithatë, sipas ZKA-së, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022.

“Si rezultat i kësaj, në vitin 2023, komuna ka kryer pagesat për këtë projekt në vlerën prej 18,582 euro, duke shpenzuar fondet e projektit ” Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e zonës lindore dhe në zonën e tretë të qytetit””, thuhet në raport, transmeton KosovaPress.

Ndërsa, për kontratën e projektit “Asfaltimi i rrugëve në lagjen Arbëria” e nënshkruar në vitin 2022 në vlerë prej 165,480 euro, bazuar në ndarjet buxhetore të vitit.

Kurse, kontrata për projektin “Mirëmbajtja teknike e objekteve” e nënshkruar në vitin 2021 në vlerë 1,871,560€ euro, bazuar në ndarjen buxhetore të vitit.

“Megjithatë, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022, si rezultat i kësaj në vitin 2023 komuna për këtë projekte ka kryer pagesë në vlerë 18,456 euro nga fondet e projektit “Ndërtimi dhe shtrirja e ndriçimit publik në zonën e tret të qytetit të Gjilanit”, thuhet më tej në raport.

ZKA rekomandon kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni se duhet të sigurojë që të përforcohen kontrollet dhe të rritet përgjegjësia në procesin e ndarjes së fondeve për projektet kapitale, dukë i dhënë prioritet projekteve të papërfunduara nga vitet paraprake./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

“Shpërthen” projekti miliardë dollarësh i fabrikës të baterive në Amerikë

Published

on

Amplify Cell Technologies – një sipërmarrje e përbashkët midis prodhuesit të motorëve me bazë në SHBA, Cummins’ Accelera, Daimler Trucks & Buses (një degë amerikane e kompanisë gjermane në pronësi të Daimler Trucks) dhe kompanisë komerciale amerikane të projektimit dhe prodhimit të kamionëve Paccar – kohët e fundit hapi terren për një Fabrika e baterive në Misisipi, SHBA.

Ndërmarrja e përbashkët njoftoi vendndodhjen e vendit në janar.

Të tre kompanitë zotërojnë secila 30% të aksioneve në JV me EVE Energy me bazë në Kinë që mban 10% të mbetur. EVE po kontribuon me ekspertizën e projektimit dhe prodhimit të baterive.

Ndërtimi, i drejtuar nga Yates Construction me bazë në SHBA, kërkoi një investim më shumë se 2 miliardë dollarë nga JV, por financat e sakta për projektin e ndërtimit nuk ishin të disponueshme.

Në sipërfaqen prej 500 hektarësh (202 hektarë) do të ketë një objekt prej 185,806 m2 me një kapacitet prodhimi vjetor prej 21 GWh (gigavat orë).

Fabrika e re do të prodhojë qeliza baterish me fosfat litium hekuri (LFP) për automjetet elektrike, tha Amplify, duke vënë në dukje se ishte “një kimi qelizore e zgjedhur për qëndrueshmërinë dhe kosto-efektivitetin e saj. Kjo nismë do të lokalizojë zinxhirin e furnizimit të baterive, duke e bërë atë më të fortë dhe më të përgjegjshëm ndaj nevojave të tregut në rritje të automjeteve elektrike komerciale në Amerikën e Veriut.

Prodhimi i baterive nga objekti pritet të krijojë 2000 vende pune në prodhim kur të hapet në vitin 2027.

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Hasani: Kosova nuk mund të kërkojë prona në Mal të Zi

Published

on

Profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk mund të kërkojë pronë në Mal të Zi, sepse nuk ka bazë ligjore për këtë.

“Unë nuk mund të besoj se dikush në Kosovë mund të këshillojë Ministrinë tonë të Drejtësisë që të nisë diçka të tillë”, thotë Hasani për Radion Evropa e Lirë.

“Nuk ka kurrfarë baze për një gjë të tillë, sepse kjo nuk është një marrëdhënie privato-juridike. Qeveria e Kosovës, e as shteti i Kosovës, i cili është shpallur më 17 shkurt, 2008, nuk janë pasardhës privatë të së ashtuquajturës SAP Kosova [Krahina Socialiste Autonome e Kosovës dhe Metohisë]. Për të qenë edhe më i sinqertë, kjo që ka ndodhur është turp, sepse Kosova ka avokatë normalë që i dinë gjërat më themelore juridike”, thotë Hasani.

Sipas tij, çështja e trashëgimisë së ish-Jugosllavisë ka përfunduar në vitin 2001 me Marrëveshjen e Vjenës, kur Serbia ka trashëguar prona në emër të Kosovës dhe Vojvodinës.

“Kur Mali i Zi ka shpallur pavarësinë në vitin 2006, pasuria e paluajtshme që i përkiste ish-Jugosllavisë dhe ishte e vendosur në Mal të Zi, me Marrëveshjen e Vjenës të vitit 2001, i përket Malit të Zi. Nuk ka asgjë të diskutueshme nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare”, thotë Hasani.

Sipas AKP-së, 35 prona ndodhen në Mal të Zi, derisa në Serbi janë 99.

Aty thuhet se “me përjashtim të Republikës së Serbisë, shtet në të cilin AKP-ja pengohet të ketë qasje ligjore në dokumentacionin administrativ dhe procedura tjera ligjore, në shtetet tjera, AKP-ja zhvillon në vazhdimësi procedura administrative dhe gjyqësore në emër të ndërmarrjeve shoqërore, për posedim ligjor të këtyre pronave”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kosova ka 35 prona në Mal të Zi, përmes avokatit Kastrotoviq synon të kthej shëtitoren në plazhin e Beçiqit

Published

on

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka përzgjedur avokatin që do të përfaqësojë Kosovën në çështjen juridike për pronat e Kosovës në Mal të Zi. 80 mijë euro është vlera e kontratës që do të përfitojë avokati Rados Lolo Kastrotoviq. Nacionale kishte raportuar që nga fillimi për këtë tender njëburimor të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, për kthimin e rreth 4 mijë e 500 metrave katror pronë në shëtitoren Rafailoviq apo pushimorja “Ganimete Tërbeshi” në Mal të Zi.

Ministria e Drejtësisë e udhëhequr nga Albulena Haxhiu, ka gjetur avokatin përfaqësimin pra mbrojtjen e Kosovës për çështjen juridike për prona.

Këtë tender e ka fituar avokati nga Mali i Zi, Radosh Lolo Kastratoviq, i cili kishte ofertuar me 84 mijë e 700 euro.

Mirëpo, tenderi tash është dhënë për 80 mijë euro.

Kujtojmë se sipas Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Kosova ka 35 prona në Mal të Zi.

Një pronë në bregdetin Adriatik, me mbi 4.5 mijë metra katrorë, është bërë mollë sherri ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi.

Autoritetet malazeze thonë se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka paditur Malin e Zi, Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf beach properties d.o.o.” nga Podgorica, duke kërkuar kthimin e së drejtës së pronësisë në mbi 4.5 mijë metra katrorë tokë në qytezën Rafailloviq, pranë Budvës, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Bëhet fjalë për parcela në shëtitoren përgjatë plazhit të Beçiqit, ku dikur ndodhej një vend-pushimore për fëmijët./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending