Connect with us

Infrastrukturë

A është koha që studiot e arkitekturës të largohen nga Neom?

Published

on

Studiot e arkitekturës që punojnë në giga-projektin saudit Neom po mbajnë heshtjen e tyre për shqetësimet e të drejtave të njeriut, pavarësisht presionit në rritje nga aktivistët.

Organizata për të drejtat e njeriut ALQST tërhoqi vëmendjen ndaj raporteve se tre burra të dëbuar me forcë nga zona e Neom janë dënuar me vdekje.

“Firmat e arkitekturës që punojnë në Neom nuk mund të pretendojnë më se nuk e dinë se po punojnë në tokë në të cilën banorët vendas janë vrarë, arrestuar, dënuar me vdekje ose janë zhvendosur me forcë,” tha për Dezeen, Lina Alhathloul, kreu i monitorimit dhe avokimit të ALQST.

Neom, i cili përfshin qytetin e propozuar 170 milje të gjatë The Line, një vendpushim skish dhe vendpushime të shumta turistike, po zhvillohet në veriperëndim të vendit në tokë tradicionalisht shtëpia e fisit Huwaitat.

Vlerësohet se rreth 20,000 anëtarë të fisit janë duke u zhvendosur për të akomoduar zhvillimin e planifikuar, me anëtarë të fisit që thuhet se janë vrarë dhe dënuar me vdekje për protesta.

Vitin e kaluar, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut “shprehte alarmin” mbi ekzekutimet e afërta të lidhura me Neom. Në një përgjigje zyrtare ndaj raportit, Arabia Saudite mohoi se kishte pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe pretendoi se treshja që do të ekzekutohej ishin terroristë.

Situata e të drejtave të njeriut ishte përsëri lajm ndërkombëtar muajin e kaluar kur ish-oficeri i inteligjencës saudite, koloneli Rabih Alenezi i tha BBC-së se “forca vdekjeprurëse” ishte autorizuar të largonte ata që i rezistonin zhvendosjes për t’i hapur rrugë mega qytetit The Line si pjesë e Neom.

Nga ALQST thonë se studiot e arkitekturës duhet të vazhdojnë të ngrenë shqetësime pasi kjo mund të kontribuojë në reformimin e autoriteteve saudite./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Komuna e Prizrenit ende e pafuqishme për vendosjen e rregullit urbanistik

Published

on

Komuna e Prizrenit po tregohet e pafuqishme sa i përket vendosjes së rregullit urbanistik në ndërtimet e ndryshme, si në Qendrën Historike të Prizrenit ashtu edhe në zonat tjera të qytetit. Në pesë muajt e parë të këtij viti janë identifikuar së paku pesë raste të ndërtimeve me tejkalime të pëlqimeve të lëshuara nga autoritetet e trashëgimisë kulturore apo të lejeve ndërtimore të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në mesin e këtyre rasteve nga organet përkatëse është konstatuar mbindërtimi i një kati pa lejen e DUPH-së në objektin kolektiv banesor në rrugën “Xhemil Fluku”, pastaj ndërtimi i një aneksi pa leje ndërtimore në ndërtesën e banimit kolektiv në rrugën “Adnan Krasniqi”, dhe po ashtu në një ndërtim të objektit individual në rrugën “Rifat Krasniqi”, ku te ndërtimi i nënkulmit është evidentuar tejkalimi i lejes së lëshuar nga DUPH-ja.

Gjithashtu janë identifikuar punime në një ngastër kadastrale në rrugën “Brigada Proletare” në zonën e Nënkalasë në Qendrën Historike të Prizrenit ndonëse ka pretendime se ka skadim te aktit administrativ për këtë lëndë. Ndërkohë edhe në një rast në rrugën “Bujtinat” është vërejtur mos respektimi i vendimit të lëshuar nga autoritetet e trashëgimisë kulturore, ku përkundër rekomandimeve të dhëna të gjitha hapësirat janë shfrytëzuar për ndërtim dhe ka tejkalim të lartësisë së përdhesës.

EC përkujton se gjatë dy dekadave të fundit, Prizreni është përballur me parregullsi urbanistike, që ka pasur efekt negativ edhe në zonën historike. Praktikat e tilla kanë ndikuar në degradimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, gjë e cila ndikon negativisht në përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm lokal. Këto praktika kanë pasoja edhe në mjedisin dhe infrastrukturën urbanistike ku në fund pësojnë qytetarët. Prandaj,

EC konsideron se ka ardhur koha që institucionet të veprojnë me forcën e ligjit për të vendosur rendin urbanistik. Për këtë arsye rekomandon organet komunale dhe institucionet tjera që kanë kompetencë në këtë fushë që të shtojnë praninë në terren, për të vepruar në mënyrë urgjente dhe konkrete për parandalimin e rasteve të tilla, në mënyrë që mos të krijohen precedentë edhe për raste tjera të ngjashme. Gjithashtu i bën thirrje të gjitha palëve që të veprojnë sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi dhe punimet ndërtimore të realizohen vetëm konform lejeve ndërtimore të marra nga organet përkatëse./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ekonomistët: Ndërtimi i hekurudhës me Shqipërinë, sjell zhvillim ekonomik

Published

on

Ndërtimi i hekurudhës me Shqipërinë, do të jetë një hap që do t’i sjell zhvillim të dyja vendeve. Kështu vlerësojnë ekonomistët, duke theksuar se dy të shtetet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin edhe më shumë.

Hekurudha Durrës-Prishtinë, do t’u sjellë benefite të dyja vendeve për t’u zhvilluar edhe më shumë, duke u bërë një vend transit për shërbimet e mallrave. Duke folur për Radio Kosovën, ekonomisti Erton Bega, vlerëson se ndërtimi i atij rëndësi jashtëzakonisht të madhe strategjike- gjeopolitike.

“Ka një rëndësi të madhe strategjike ekonomike dhe synohet të vije deri kah Peja dhe rajoni i Dukagjini e të lidhet me Prishtinë. Njëkohësisht edhe transporti i mallrave është më i lirë, ndotja e ambientit është më e vogël, pra ka disa benefite të cilat vinë, por projekti më Shqipërinë ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe strategjike-gjeopolitike, sepse e faktorizon Shqipërinë por edhe Kosovën me marrëveshjet e tjera”, tha Bega.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu duke folur për Radio Kosovën, thotë se bashkëpunimi në mes të dy shteteve duhet të ngritet edhe më shumë, edhe pse janë bërë shumë investime në infrastrukturë.

“Rruga e Kombit e ka lehtësuar komunikimin, qarkullimin dhe rritjen e aspektit të bashkëpunimit ekonomik, dhe besoj që hekurudha do ta përmbush një mozaik të ëndërruar dhe të pritur  me gjenerata për tu ofruar me Shqipërinë. Ky projekt ka një rëndësi multidimensionale, në aspektin politik, strategjik, ekonomik, integrues”, tha Gërxhaliu.

Ekonomistët vlerësojnë se hekurudha Durrës-Prishtinë, do të ndikojë edhe në Ballkanin Perëndimor, në ekonomi, partneritet dhe zhvillim. Për këtë projekt kanë filluar studimet e fizibilitetit dhe pritet të hapet konkursi për kompanitë që do të realizojnë projektin./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

‘NASA në Shtime’, Si u ndërtua Observatori dhe Planetariumi Kombëtar në tokën e Milaim Rushitit

Published

on

Falë iniciativës së Milaim Rushitit, në Kosovë për herë të parë u ndërtua Observatori dhe Planetariumi Kombëtar, “dhoma virtuale” tek e cila shfaqen pamje të galaktikave. Për ndërtimin e kësaj qendre shkencore, Rushiti dhuroi 5 ari nga trualli që e trashëgoi nga babai i tij.

Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës është hapur zyrtarisht më 20.06.2024 për publikun, në fshatin Rashincë të komunës së Shtimes.

Ndërtimi i tij është mbështetur nga Mnistria e Arsimit dhe Komuna e Shtimes, në vlerë prej 310 mijë euro, shkruan Kallxo.com

Kush është profesori nga Shtimja që fali tokën për Planetariumin e parë të Kosovës?

Profesori nga fshati Rashincë i Komunës së Shtimes, Milaim Rushiti tash e dymbëdhjetë vite është mësimdhënës i shkencave të natyrës. Ai që nga viti 2012 ligjëron astronomi dhe fizikë në Gjimnazin Shkencor “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj.

Rushiti është drejtor i klubit të Astronomisë së Kosovës “Astronomy Outreach of Kosovo” (AOK).

Ai është bashkëideator për ndërtimin dhe hapjen e Planetariumit të parë të Kosovës, ide e cila siç tregon ai, filloi në vitin 2017, por që për shkak të problemeve me buxhetin, kjo ide nuk u realizua për një kohë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending