Connect with us

Aktuale

Shpronësimet në Veri, Avokati i Popullit ‘miraton’ vendimin e Qeverisë

Published

on

Shpronësimet në veri tejet të kontestuara nga bashkësia ndërkombëtare – të cilët vlerësojnë se qeveria kosovare ka shkelur edhe vetë ligjet e vendit – janë shtjelluar për nga ligjshmëria edhe nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Qelaj në një Opinion rreth shtatë faqësh të botuar më 21 qershor 2024 (e premte) tha se nuk po bën “vlerësim meritor”, por vetëm “pikëpamje e vështrime” në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, shkruan Nacionale.

Shpronësimi i rreth 100 parcelave, aq i problematizuar ndërkombëtarisht – më theksueshmi në vetë Raportin e Dora Bakoyanis që rekomandonte anëtarësimin e Kosovës në KiE, por me kusht të heqjes së dorë nga mënyra e atillë e shpronësimeve – te Avokati i Popullit gjen dy-a-tri shqetësime minore procedurale; por se në tablon e përgjithshme justikohet me atë se “forcimi i sigurisë e përgjithshme…e konsumon qëllimin legjtim të shpronësimit”.

Me forcimin e sigurisë së përgjithshme, Avokati i Popullti e ka fjalën për atë se në zonat e shpallura me interes të veçantë publik, qeveria kosovare ka ndërmend të ndërtojë baza ose stacione policore; gjë kjo, siç e evidenton ai vet, është kuptuar nga ankuesit, por jo e kumtuar edhe nga shpronësuesit: në këtë rast qeveria.

“Avokati i Popullit, duke u bazuar në pohimet e ankuesve se, edhe pse përfaqësuesit e institucioneve nuk e kanë bërë krejt të qartë qëllimin legjitim të shpronësimit, ata e kanë kuptuar se bëhet fjalë për ndërtimin e një baze të policisë, konsideron se në rranat kur bëhet fjalë për sigurinë e përgjithshme, ekzistenca e qëllimit legjitim nuk mund të jetë kontestuese”, shkroi Avokati i Popullit në opinion.

“Prandaj, në rastin konkret, Avokati i Popullit thekson se veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës, kur kanë qëllim forcimin e sigurisë së përgjithshme, e konsumojnë qëllimin legjitim të shpronësimit, i cili në këtë rast nuk është bërë mjaftueshëm i qartë në vendimet e qeverisë për shpronësim”.

Mbi rrjedhojat e këtyre premisave, Avokati i Popullit ndërton konkluzionin se “çështjet e sigurisë së përgjithshme konsumojnë në vete qëllimin legjitim, si kusht fillestar i procesit të shpronësimit”.

Aktuale

Dërgohet për ratifikim marrëveshja financiare prej 33 milionë euro për ndërtimin e impiantit fotovoltaik diellor me kapacitet deri në 100 MW

Published

on

Në mbledhjen e 211-të të Qeverisë, ndër të tjera, u miratuan 4 vendime të sponsorizuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve:

U dërgua për ratifikim në Kuvend marrëveshja financiare me vlerë 33 milionë euro në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për ndërtimin e impiantit fotovoltaik diellor me kapacitet deri në 100 MW, duke siguruar prodhim vjetor prej rreth 153 GWh energji elektrike.

Përmes marrëveshjes garantohet pjesa e tretë e financimit të këtij projekti, pas dy marrëveshjeve tashmë të miratuara, ajo me KfW me vlerë 29 milionë euro dhe grantit nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor me vlerë 32 milionë euro .

U miratua Strategjia e Punësimit 2024-2028 dhe Plani i Veprimit 2024 -2025. Strategjia parasheh rritjen e nivelit të punësimit si dhe sigurimin e gjithëpërfshirjes në tregun e punës me një theks të veçantë tek gratë, të rinjtë dhe grupet e tjera të cenueshme në tregun e punës.

U miratua për dërgim në Kuvend Raporti mbi zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror i cili thekson një rënie të borxhit shtetëror  për 5.14% në fund të vitit 2023, në krahasim me vitin paraprak. Ky program parasheh mbajtjen nën kontroll të  ndryshimit të parametrave të borxhit përmes një plani vjetor të huamarrjes që siguron financim efikas si dhe avancimin e tregut të letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës për të siguruar qëndrueshmëri në plotësimin e nevojave të financimit.

U dërgua në Kuvend Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amandamentimit të Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore sipas rekomandimit të drejtorëve ekzekutivë të cilët kanë rekomanduar që të largohet nga marrëveshja Seksioni 3 i Nenit 3 i cili vë kufizim mbi huadhënien./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Aprovohet udhëzimi i fundit administrativ i ligjit të ri për kadastër dhe pronës së paluajtshme

Published

on

Qeveria e Republikës së Kosovës aprovon edhe udhëzimin e fundit administrative të ligjit të ri për kadastër të pronës së paluajtshme.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar edhe projekt udhëzim administrativ për tarifat për produktet, shërbimet kadastrale, gjeodezike dhe regjistrimit të pronave.

Në kuadër të këtij udhëzimi Administrativ është:

– Bërë unifikimi i tarifave për të gjitha shërbimet kadastrale,

– Lirimi i tarifave për shërbimet dhe produktet kadastrale në pajtim me koston dhe kohën e kryerjes së shërbimit për të gjithë qytetarët dhe

– Është hapur rruga që të gjitha produktet të mund të ofrohen në formë digjitale.

Ky udhëzim administrativ është në linjë edhe me zhvillimet, projektet dhe aktivitetet që do të realizohen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për shërbime më të mira për të gjithë qytetarët dhe për një kadastër konkurrues evropian./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Vërshimet në Dragash, kryeministri Kurti sheh nga afër dëmet në fshatin Kuk

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Komunën e Dragashit, një ditë pasi disa fshatra të kësaj komune u përballen me vërshime si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Nga aty ai është shprehur se në këtë fatkeqësi natyrore kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush.

Kurti tha se është fat i mirë që asnjë prej banorëve të shtëpive që janë prekur nga vërshimet nuk kanë qëlluar në bodrume të shtëpive, përndryshe sipas tij po të kishin qëlluar në bodrume të shtëpive, do të kishin vdekur, meqenëse uji i kishte vërshuar bodrumet e banorëve nëpër shtëpitë e fshatit Kuk, shkruan Kallxo.com

Kryeministri tha se me komisionin vlerësues duhet të shohin se sa mund të ndihmojnë, çka të riparojnë e të rindërtojnë, pasi sipas tij dëmet janë të mëdha dhe nuk janë të korrigjueshme menjëherë e përnjëherë.

“Ka dëme në infrastrukturë edhe atë jo vetëm në rrugë e në ura por edhe në gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe në gypat e Telekomit të Kosovës” – tha i pari i Qeverisë së Kosovës.

Bashkë me Kurtin në vizitën e tij në Kuk ishte edhe kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe përfaqësues nga Agjencia për Menaxhimin Emergjent.

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini tha se nga ana kryeministrit kërkoi “ndihmë urgjente”.

Sipas kryetarit nuk duhet të pritet vendimi i komisionit për riparimin e rrugëve, sepse sipas tij rrugët nuk presin.

“Vlerësimi i komisionit për dëmet në ekonomi familjare presin, sepse familjet i riparojnë krejt ato dëme, pastaj kompensohen” – tha kryetari.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo-stabile.

Kjo sipas IHMK-së po ndodhë si pasojë e reshjeve të shiut të përcjella me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending