Në vitin 2023, numri i vizitorëve, vendas dhe të huaj, ishte 621 mijë e 486, prej tyre 42,4%, ishin vendas dhe 57,5%, të jashtëm.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin vjetor të Statistikave të Hotelerisë për vitin 2023.
Në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, në vitin 2023, numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) ishte 621 mijë e 486, prej tyre 42,4%, ishin vendas dhe 57,5%, të jashtëm.
“Numri i net-qëndrimeve ishte 1 milionë e 547 mijë e 462, prej tyre 51,7% nga vendorët dhe 48,2% nga të huajt”, ka njoftuar ASK.
Në vitin 2023, numri i vizitorëve vendas është rritur për 61,9% në raport me vitin 2022, net-qëndrimet e vizitorëve vendas janë rritur për 199,0%.
“Kemi rritje të vizitorëve të jashtëm për rreth 20,2%, kurse net-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur me 37,0% në raport me vitin 2022”.
Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net-qëndrimet e tyre sipas rajoneve
Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka Rajoni i Pejës me 86,470 vizitorë dhe me 409,293 net-qëndrimi.
Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net-qëndrimet e tyre, sipas shteteve prej nga vijnë
Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (2022) ka një rritje të vizitorëve me 20,2%. Në total, 357,717 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.
Pushime dhe udhëtime të banorëve të Republikës së Kosovës
Numri i individëve që kanë pasur të paktën 1 udhëtim me net-qëndrimi brenda apo jashtë Kosovës është 713 532.
Numri i vizitorëve të jashtëm sipas qëllimit të udhëtimit dhe muajve gjatë vitit 2022
Të dhënat e mëposhtme janë të grumbulluara nga pikat kufitare, ku numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 ishte 6 milionë e 416 mijë 443.