Connect with us

Infrastrukturë

Alarmante, Inspektorët në Prishtinë hasin në punime prej 15 metra lartësi pa skele dhe pa masa të tjera të sigurisë!

Published

on

Inspektorati i Punës në sektorin e ndërtimtarisë, ka monitoruar disa kantiere ndërtimit ku ka gjetur në situata alarmante që rrezikojnë jetën e punëtorëve tanë. Nga 9 subjektet e inspektuara, në 6 prej tyre, kushtet e rënda dhe të pasigurta detyruan inspektorët e punës të pezullojnë punimet menjëherë.
Një nga shkeljet më të rënda ishte zhvillimi i punimeve në 15 metra lartësi pa skele dhe pa masa të tjera të sigurisë. Kjo situatë është e papranueshme dhe rrezikon jetën e çdo punëtori.
Inspektorët e Inspektoratit të Punës kanë marrë vendimin e duhur duke pezulluar punimet në këto vende të rrezikshme për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo punëtori. Siguria në punë nuk është opsion, por një e drejtë themelore.
Si mund të bëjmë ndryshim?
– 𝗡𝗱𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗼𝗵𝘂 – Ndaj me të tjerët rëndësinë e kushteve të sigurta të punës.
– 𝗩𝗲𝗽𝗿𝗼 – Kërko zbatimin e rregullave dhe standardeve të sigurisë në çdo vend pune.
– 𝗠𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁 – Përkrah Inspektoratin e Punës në përpjekjet e tyre për të kontrolluar dhe ndëshkuar shkeljet.
– 𝗥𝗮𝗽𝗼𝗿𝘁𝗼 – Linja telefonike e Inspektoratit të Punës 080077577.
Së bashku, mund të sjellim një ndryshim të madh. Siguria dhe mirëqenia e punëtorëve duhet të jenë gjithmonë në vend të parë.
Fotot tregojnë realitetin tronditës me të cilin përballen çdo ditë punëtorët tanë të ndërtimit. 👷‍♂️⚠️
Këto monitorime u realizuan nga QPA në kuadër të projektit ‘Përtej punësimit’ përmes HumanRightivism që mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina nëpërmjet Community Development Fund – CDF./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Vendoset trau, të dielën hapet aksi Thumanë- Kashar

Published

on

Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, do të hapet të dielën më 30 qershor, ndërsa kalimi do jetë me pagesë 2.1 euro për mjet.

Krahas aksit kryesor po punohet gjithashtu edhe për të përmbyllur rrugët dytësore.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Ndërkohë punimet e fundit po realizohen në nyjen e Kasharit.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Zvicra investon miliarda në transportin publik rajonal

Published

on

Transporti publik rajonal në Zvicër duhet të përfitojë 3.5 miliardë franga për periudhën 2026-2028, sipas Këshillit Federal, i cili hapi një konsultim në këtë drejtim të mërkurën. Ai do të zgjasë deri më 18 tetor, përcjell albinfo.ch.

Për vitin 2022-2025, Këshilli Federal kishte kërkuar 4,35 miliardë lekë për këtë qëllim, të cilat Parlamenti i kishte miratuar. Kjo shumë nuk ka marrë parasysh pasojat financiare të pandemisë Covid-19. Për këtë qëllim janë kërkuar shtesa në buxhet.

3.5 miliardë duhet të bëjnë të mundur plotësimin e nevojave financiare në rritje të sektorit, duke marrë parasysh kufizimet buxhetore të qeverisë.

Konkretisht, këto para do të bëjnë të mundur financimin e zgjerimeve të reja të rrugëve, duke përfshirë më shumë lidhje me anije në liqenin e Gjenevës midis Lozanës dhe Thonon në Francë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Auditimit të ZKA-së i nënshtrohet edhe Projekti “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak”

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në kuadër të sezonit auditues 2023/2024 është duke realizuar auditimin e performancës “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak” i cili do të vlerësojë nëse Ndërmarrja Publike “Infrakos”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministria e Ekonomisë ishin efikase në menaxhimin e këtij projekti.

Për shkak të rëndësisë së këtij projekti, implikimeve të larta buxhetore si dhe vonesave në funksionalizimin e kësaj linje hekurudhore, procesi i auditimit po ashtu do të vlerësojë procedurat e kontraktimit si dhe kostot tjera.

Për realizimin e këtij projekti buxheti i planifikuar është në vlerë mbi 208 milionë euro nga huamarrja dhe grante ndërkombëtare. “Infrakos” është ngarkuar për kthimin e mjeteve dhe interesit kreditor në vlerën mbi 7 milionë euro. Shpenzimet e faturave të paguara deri në fund të vitit 2023 arrijnë  vlerën mbi 83 milionë euro.

ZKA-ja vlerëson se është me interes ekonomik e social për vendin dhe shoqërinë auditimi i procesit për realizimin e Projektit “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak”./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending