Më 10.06.2024, në ora 18:00, do të lansohet ekspozita “REPORTING HOUSE” .
Ekspozita hapet në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia”, në Prishtinë, objekt ky i cili për herë të parë shndërrohet në hapësirë kulturore.
E prodhuar nga BIRN Kosova, Kallxo.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, ekspozita prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan.
Ekspozita “REPORTING HOUSE” u ofron publikut vendor dhe vizitorëve të huaj një pasqyrim të hollësishëm të luftës europiane që përmbylli shekullin e 20-të.
Kjo ekspozitë, sipas njoftimit, shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në mes të shtatorit 2024.
Ekspozita është realizuar nga Jeta Xharra dhe kuruar nga Gazmend Ejupi.
Pjesa më e madhe e materialit televiziv arkivor dhe artifakteve janë dhuruar nga Vaughan Smith nga Frontline News Television që punoi në Kosovë në 1998-1999.
Konferenca për shtyp do të mbahet më 10.06.2024 në ora 09:30 në hapësirën e ekspozitës.
Njoftimi i plotë për shtyp nga “Reporting House”:
Kemi nderin të ju njoftojmë se më 10 qershor 2024, në orën 18:00, po e lansojmë REPORTING HOUSE në ish-Shtëpinë e Mallrave ‘Gërmia’ në Prishtinë që për herë të parë shëndrrohet në hapësirë kulturore.
Duke shënuar një çerek shekulli nga përfundimi i luftës në Kosovë, ekspozita REPORTING HOUSE i ofron publikut vendor dhe vizitorëve të huaj një pasqyrim të hollësishëm të luftës tonë evropiane që përmbylli shekullin e 20-të.
E prodhuar nga BIRN Kosova, Kallxo.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, ekspozita prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan.
Ekspozita e REPORTING HOUSE u mundëson vizitorëve të udhëtojnë në konfliktin që po vlonte gjatë viteve 1990, nga i cili lindi lëvizja guerile e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më vonë shpërtheu në luftë në vitet 1998-1999 dhe kulmoi me 11 javë të sulmeve ajrore të NATO-s që çuan në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj në vitin 2008. Ekspozita shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie. Publiku ftohet që ta kuptojë më tej historinë e jashtëzakonshme të Kosovës, ndërsa ekspozita është e hapur për bashkëpunim për zhvillimin e saj të mëtejshëm.
Ekspozita prezanton vepra të artistëve që vinë prej vendeve të ndrsyhme dhe emra të njohur nga bota e artit si Anri Sala nga Shqipëria, Adrian Paci nga Shqipëria, Goncalo Mabunda nga Mozambiku, Lala Meredith Vula nga Anglia, Zhana Kadyrova nga Ukraina, Lana Cmaijcanin nga Bosna dhe Hercegovina, Olafur Eliasson nga Islanda-Danimarka, Laura Imami nga Anglia dhe Besa Llugiqi e deri te artistët e rinjë si Vullnet Jakupi dhe Vita Kasapolli nga Kosova./Media Ndërtimi