Connect with us

Aktuale

Qytetet e mëdha të Kosovës po i ndjejnë efektet e ndryshimeve klimatike

Published

on

Qytetet në rruzullin tokësor, sipas raporteve të ndryshme të organizatave ndërkombëtare,  po nxehen dyfish mbi normën mesatare globale për shkak të urbanizimit të shpejtë dhe efektit të ishullit të nxehtësisë urbane. Ky trend është duke prekur edhe qytetet e mëdha të rajonit. As qytetet e mëdha të Kosovës nuk bëjnë përjashtim.

Sipas një raporti të Bankës Botërore që përqendrohet në Gjelbërimin e Qyteteve, nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të nxehtit pritet të rriten edhe më shumë në pak dekada në vijim. (burimi: https://documents1.worldbank.org/…/P5006481fb98fb0db1a9…). Aty theksohet se Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi janë deri në 4.5-7.5°C më të nxehtë në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale.

Përveç kësaj, sipas raportit, shumë qytete të rajonit, përfshirë Shkupin, Tetovën, Sarajevën, Beogradin  dhe Prishtinën përballen edhe me përqendrime të rritura të PM2.5 dhe janë ndër më të ndoturit në Evropë për sa i përket cilësisë së ajrit, që ka efekte negative në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. Edhe zgjerimi urban në shpatet e pjerrëta i ka bërë qytetet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor të ekspozohen ndaj rreziqeve të larta të rrëshqitjes së dheut. Ndërkohë, edhe rreziku i përmbytjeve urbane, të shkaktuara nga reshjet intensive, ka ardhur në rritje në të gjitha vendet e rajonit në dekadat e fundit, duke çuar në dëme të konsiderueshme dhe humbje ekonomike.

Raporti rekomandon veprim në tre fronte kryesore për t’i bërë qytetet në rajon më të gjelbër.

Së pari, të zvogëlohet shtrirja urbane dhe qytetet të bëhen më kompakte. Kjo mund të bëhet nëpërmjet investimeve për rigjenerimin e zonave urbane për të rritur dendësinë, inkurajimin e përdorimit të përzier të tokës në zonat kryesore dhe rizhvillimin e hapësirave tashmë të përdorura. Së dyti, qytetet duhet të ulin emetimet e tyre. Fokusi duhet të jetë në sektorët kryesorë duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe menaxhimin e mbetjeve. Së treti, qytetet duhet të ndërmarrin veprime për të zvogëluar nxehtësinë ekstreme urbane dhe për të rritur gatishmërinë për të. Masat, të tilla si çatitë e gjelbra, parqet dhe kopshtet urbane, dhe ligatinat e ndërtuara, duhet të promovohen duke pasur parasysh kostot e tyre të ulëta të zbatimit dhe përfitimet e larta mjedisore dhe sociale.

Në këtë pikëpamje, në raportin e Bankës Botërore, përmendet se sipërfaqet e gjelbra janë përmirësuar në rajon, ndonëse në periudhën e viteve 2015 – 2020 në qytetet si Tiranë, Tetovë dhe Prizren është vërejtur ulja e sipërfaqeve të gjelbra.

Për më shumë pohohet se investimet potenciale në gjelbërim mund të sjellin dobi të larta.

Kosova, ashtu siç është cekur edhe në raportin e fundit të BE-së, duhet që të rrisë përkushtimin politik dhe kapacitetet administrative për ti adresuar çështjet që ndërlidhen me degradimin e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, sikurse edhe për të përmirësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me qëllimet e Agjendës së Gjelbër për në Ballkanin Perëndimor.

Autoritetet qeveritare kanë formuar Këshillin Kombëtar për Ndryshime Klimatike që është përgjegjës për përcjelljen e zbatimit të dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit për ndryshime klimatike, në përputhje me angazhimet në kuadër të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, Marrëveshjes së Parisit, si dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Por aktualisht në Kosovë përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike mbetet sfidë pasi studimet specifike për trendet, parashikimet dhe ndikimet klimatike janë të kufizuara. Gjithashtu problemet si shtimi i numrit të ndërtimeve të pakontrolluara që nga viti 1999, planifikimi jo i rregullt, shpyllëzimi dhe shfrytëzimi jo adekuat i tokave bujqësore, menaxhimi i paqëndrueshëm i ujit, trajtimi i pamjaftueshëm i ujërave të zeza, energjia, transporti dhe mungesa e ndërgjegjësimit publik për mjedisin po kontribuojnë në degradim të mjedisit në tërë Kosovën, e të gjitha këto pastaj kanë ndikim në klimë dhe ndryshimin e saj.

Në këtë pikëpamje, një hulumtim i mëhershëm i EC Ma Ndryshe (burimi: https://www.ecmandryshe.org/…/220707082336_perceptimet…) ka vënë në pah se qytetarët e Prizrenit në përgjithësi kanë vërejtur ndryshime në klimë dhe konsiderojnë se kjo në të ardhmen do të ketë pasoja tek ta. Madje 83 për qind të anketuarve janë përgjigjur se kanë vërejtur ndryshime në reshje, në ndërrimin e stinëve, përmbytje e thatësira.

Në të njëjtën kohë, EC-i ka publikuar edhe udhëzuesin për vendimmarrësit të titulluar “Drunjtë në peizazhin e qytetit” (burimi: https://www.ecmandryshe.org/…/200823152551_drunjte_ne…), ku theksohet se drunjtë janë pjesë e zgjidhjeve për shumë çështje aktuale nga ndryshimi klimatik deri të shëndeti e mirëqenia, dhe se shërbejnë për  restaurimin mjedisor dhe baraspeshën shoqërore në lagjet dhe qendrat e qyteteve.

Prandaj duke marrë për bazë zhvillimet aktuale rekomandimi për autoritetet përgjegjëse është rritja e sipërfaqeve të gjelbra urbane sidomos me drunj meqë ato ndihmojnë luftimin e ngrohjes globale, duke thithur dioksid karboni dhe duke liruar oksigjen. Po ashtu krijojnë edhe habitate për shumë specie si dhe ndihmojnë shëndetin fizik dhe mendor të komunitetit./Media Ndërtimi

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending