Featured
Lekaj paralajmëron një urdhër për sinjalistikën në autostradë e rrugë magjistrale
Ministria i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se nesër do të jap urdhër për fillimin e punës në përmirësimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, e në veçanti ndëriçimit, në autostradën Prishtinë-Shkup dhe magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, shkruan Ndërtimi.info
Këtë zotim e dha sonte, pasi vizitoi këto dy rrugë dhe pa gjendjen e sinjalistikës në to.
Kjo gjendje në këto dy rrugë, sipas Lekajt, është pasojë e mosangazhimit të tërë ministrisë dhe faktorit njeri.
“Sonte kemi dalë të vizitojmë autostradën, përkatësisht ndriçimin dhe sinjalistikën dhe më besoni se ajo që e kam vërejtur është pasojë e mosangazhimit të tërë Ministrisë, i faktorit njeri dhe për këtë arsye sot i kemi rrugët në errësitë, thuaja se pa sinjalistikë të duhur dhe pa ndriçim dhe kjo nuk do të tolerohet më”, ka thënë Lekaj, njofton kumtesa.
Ai, ka shtuar se do të bëhet përpjekje që kjo gjendje të përmirësohet në afatin sa më të shkurtër kohor.
“Që nesër do të japim urdhër që kjo gjendje të përmirsohet, të krijohen dhe të respektohen standartet edhe në sinjalistikën vërtikale, por edhe në atë horizontale. Ajo që është më e domosdoshme është ndriçimi gjatë natës, sepse ju e dini që kemi pasur edhe aksidente me fatalitet dhe njëri nga shkaktarët është edhe mosfunksionimi i ndriçimit dhe mosekzistimi i sinjalistikës. Në këtë drejtim ne do të bëjmë më të mirën e mundshme dhe u lutem të gjithë bashkëpunëtorëve që të jenë korrektë dhe në afatin më të shkurtër të përmirësojmë këtë gjendje në rrugët tona, që pothuajse janë për keqardhje”, ka shtuar ai.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë3 days ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë3 days ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale2 days ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
-
Infrastrukturë2 days ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Infrastrukturë3 days ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?