Connect with us

Aktuale

Burg për dy zyrtarë të Komunës së Skenderajt për pronat komunale

Published

on

Gjykata Themelore e Mitrovicës, të hënën, dy zyrtarët e Komunës së Skenderaj, Halim Gecaj dhe Luzlim Kadriu, i ka shpallur fajtorë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe ndaj tyre ka shqiptuar dënim me nga gjashtë muaj burgim.

Kurse, nga akuza janë liruar tre të pandehurit e tjerë, Hetem Sejdija, Valentina Jashari dhe Nuradin Hasani.

Në shpalljen e aktgjykimit, gjykatësi Beqri Halili, i njoftoi tashmë të dënuarit, Gecaj dhe Kadriu se dënimin me burgim mund ta zëvendësojnë me gjobë në vlerën e përcaktuar prej 1.800 euro.

Në lidhje me këtë, i akuzuari Halim Gecaj, u pajtua që dënimi me burgim t’i zëvendësohet me gjobë, të cilën duhet ta paguaj brenda tre muajsh.

Ndërsa, i akuzuari Lulzim Kadriu, nuk pranoi që dënimi me burgim t’i zëvendësohet me gjobë, me çka pritet të shkojë në vuajtje të dënimit, pasi tha se nuk ka para për ta paguar dënimin e shqiptuar.

Sipas gjykatësit Beqir Halili, të akuzuarit Hetem Sejdija, Valentina Jashari dhe Nuradin Hasani janë shpallur të pafajshëm, ngase sipas tij, nuk është konstatuar se ka pasur dashje gjatë kryerjes së detyrave në komisionin për hapjen e ofertave, në lidhje me dhënien e pronave komunale në shfrytëzim.

Në seancat e kaluara të akuzuarit Sejdijaj, Jashari e Hasani ishin deklaruar se bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal, e kanë pasur për detyrë vetëm hapjen e ofertave dhe jo vlerësimin e tyre.

Në seancën e 6 shtatorit të këtij viti, i akuzuari Halim Gecaj, ish-drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, kishte thënë se nuk e ka ditur që ligji e ndalon dhënien në shfrytëzim të pronave komunale pa një vendim të Kuvendit Komunal.

Njëjtë ishte deklaruar edhe i akuzuari tjetër në këtë rast, drejtori aktual për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në këtë komunë, Lulzim Kadriu, i cili ka thënë se në kohën kur këto lokale afariste janë dhënë në shfrytëzim, nuk e ka ditur se ka qenë në fuqi ligji 04/L-144, duke cekur se dhënien e lokaleve afariste në shfrytëzim e kishte bërë duke zbatuar Ligjin mbi Financat e Pushtetit Lokal, rregulloren e brendshme të  Komunës nr.01/110-83  si dhe  rregulloren për taksat, tarifat dhe gjobë.

Pesë të akuzuarit, në seancat e kaluara nuk kishin pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën i ka ngarkuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës, duke u deklaruar të pafajshëm.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, se nga 17 nëntor 2010 e deri më 08 korrik 2013, i pandehuri Halim Gecaj akuzohet se në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Skenderajt ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që tjetrit t’i sjellë dobi pasurore. Këtë e kishte bërë në atë mënyrë që në kundërshtim me ligjet u kishte dhënë në shfrytëzim personave pronat e Komunës, pa miratimin e Kuvendit Komunal. I pandehuri në këtë mënyrë kishte dhënë në shfrytëzim plot 37 prona.

Kurse, Lulzim Kadriu, në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Skenderajt, akuzohej se nga 31 mars 2014 deri më 15 shkurt 2015, kishte dhënë me qira katër lokale pa miratimin e Kuvendit Komunal.

Në këtë rast për lidhje të kontratës mbi qiramarrje, ka qenë i akuzuar edhe Feriz Zeqiri, por ndaj tij ka pushuar procedura penale, pasi që i njëjti ka ndërruar jetë.

Kjo aktakuzë i ngarkon edhe Hetem Sejdiaj, Valentina Jashari dhe Nuradin Hasani, të tre këta anëtarë të komisionit për hapjen dhe vlerësimin e ofertave për dhënien e tokës në shfrytëzim dhe ndërtim për menaxhimin e tregut të gjelbër në Skenderaj. Sipas aktakuzës, anëtarët e komisionit e kanë kualifikuar për procedurë seleksionimi kompaninë NTSH “Doni Comerc”, edhe pse ky i fundit nuk i kishte plotësuar kriteret e kërkuara ligjore.

Vepra penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 të KPRK-së dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending