Connect with us

Infrastrukturë

Turqia bëhet prodhuesi më i madh në Evropë i energjisë elektrike me qymyr

Published

on

Turqia ka kaluar Gjermaninë duke u bërë prodhuesi më i madh në Evropë i energjisë elektrike me qymyr gjatë katër muajve të parë të vitit 2024, tregojnë të dhënat nga grupi i ekspertëve të energjinë, Ember.

Prodhimi i energjisë elektrike nga qymyri prej 36 teravat (TWh) në Turqi deri në prill tejkaloi 34.6 TWh të prodhuar nga shërbimet komunale të Gjermanisë gjatë së njëjtës periudhë, si dhe 31.3 TWh të energjisë nga përdoruesi i tretë më i madh i qymyrit në Evropë, Polonia.

Arsyeja kryesore e rritjes së Turqisë në renditjen rajonale të qymyrit ishte një rënie e madhe e përdorimit të qymyrit në Gjermani gjatë periudhës janar-prill, e cila ishte 32% më e ulët se e njëjta periudhë në 2023 dhe më e ulëta për atë periudhë kohore, raporton SCAN.

Totali i prodhimit të qymyrit të Turqisë ishte afërsisht 3% më pak se gjatë të njëjtës periudhë në 2023, por ishte numri i dytë më i lartë për atë periudhë dhe shënoi një rritje afërsisht 6% në raport me katër muajt e parë të 2019-ës.

Në të kundërt, prodhimi i qymyrit gjerman dhe polak deri në prill u ul përkatësisht me 42% dhe 19.4%, nga të njëjtët muaj në 2019, duke treguar një përpjekje të qëndrueshme brenda ekonomive kryesore të Evropës veriore për të zvogëluar përdorimin e qymyrit në prodhimin e energjisë gjatë pesë viteve të fundit.

Nëse ndërmarrjet në Gjermani dhe Poloni bëjnë shkurtime të mëtejshme në përdorimin e qymyrit këtë vit, viti 2024 mund të shënojë një pikë kthese në përpjekjet e tranzicionit energjetik të Evropës duke zhvendosur fokusin e emetimeve larg nga ekonomitë industriale të krijuara në tregjet rajonale në zhvillim, ku qymyri mbetet një lëndë djegëse kryesore e energjisë.

Zgjerimet e shpejta të kohëve të fundit në kapacitetin e prodhimit të energjisë së pastër në Gjermani, Poloni dhe ekonomi të tjera të pasura në Evropën veriore dhe perëndimore kanë qenë të rëndësishme për statusin e reduktuar të qymyrit në ato sisteme energjetike.

Ndërmjet viteve 2022 dhe 2023, kapaciteti gjenerues i pastër u zgjerua me 9% në Gjermani, 21.4% në Poloni, 21% në Holandë, 9.6% në Itali dhe me 8% në Spanjë, sipas Ember, pjesërisht falë subvencioneve të mëdha të qeverisë të krijuara për të ndihmuar tranzicionin e energjisë larg lëndëve djegëse fosile. Në të kundërt, kapaciteti gjenerues i pastër në Turqi u zgjerua me 4.5% nga viti 2022 në 2023, ku një deficit buxhetor në rritje i qeverisë ka kufizuar shpenzimet e subvencioneve./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Ekipet në terren në vlerësim të situatës pas reshjeve të dendura të shiut në Prishtinë

Published

on

Një ditë më parë vendi ynë është përballur me reshje të dendura të shiut, ku janë raportuar edhe vërshime si dhe dëme materiale.

E, pas reshjeve kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri, Lulzim Fushtica sot kanë dal në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, drejtori i drejtorisë për Siguri në Komunë të Prishtinës, Fushtica.

Sipas tij, ai së bashku me kryetarin Rama janë në terren duke bërë vlerësimin e situatës si dhe të parapërgatiten për ditët e ardhshme.

“Jam në terren me kryetarin duke bërë vlerësimin e situatës pas të reshurave të mëdha dhe me bo sanimin e gjendjes. Por, më shumë me përgatitë plan edhe për ditët e ardhshme”, ka thënë Fushtica./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Si do të zhvillohet pjesa publike prej 15 hektarësh te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Published

on

E pa qartë se si do të zhvillohet pjesa publike prej 15 hektarësh te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Edhe pas miratimit të planit të ri urbanistik për lagjen “Kalabria” në Prishtinë, banorët por as asamblistët që kanë votuar këtë plan, nuk e kanë shumë të qartë se si do të zhvillohet pjesa publike prej 15 hektarësh te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

“Realisht për pjesën publike te Stacioni i autobusëve nuk e dimë si ka me u vendosë aty”, ka thënë Milot Krasniqi, përfaqësues i banorëve të lagjes Kalabria.

Por, banorët e Kalabrisë në anën tjetër i janë gëzuar miratimit të planit të ri urbanistik. Me këtë plan përfundon edhe saga e mosmarrëveshjeve tri vjeçare që shumë nga ta kishin me kompanitë ndërtimore, pasi të njëjtit bazuar në planin e vjetër kishin bërë marrëveshje për ndërtime të larta, por të njëjtat ishin pezulluar me anulimin e planit.

Plani i Kalabrisë është votuar nga gjitha subjektet në Kuvend, përveç PDK-së, e cila ka kritikuar lejimin e koeficientit 3 tek pjesa e stacionit të autobusëve.

Plani rregullativ i Kalabrisë është miratuar në Kuvendin komunal me këto ndryshime.

– Në pronën publike tek Stacioni i Autobusëve koeficienti i ndërtimit do të jetë 3.0 nga 7.0 sa kishte propozuar nga komuna e Prishtinës.

– Përgjatë “Rrugës A”, koeficienti nga 1.5 ka kaluar në 2.4

– Hapësira e parkut “Botanika” do të ketë koeficient 1.0,

– Parku “Kalabria” do të ketë koeficient 1.25.

Me 3 qershor, Kuvendi Komunal i Prishtinës, gjatë një mbledhje maratonike, miratoi  Planin Rregullativ për Lagjen “Kalabria”. Këtë votim, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e ka quajtur ditë të madhe edhe për Kryeqytetin./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Rritet kosto e hekurudhës Tiranë – Durrës, arrin në 129 mln euro, pa elektrifikimin

Published

on

Kostot e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas pritet të arrijnë në total 129 milionë euro, sipas të dhënave të fundit nga Komuniteti i Transportit. Shtrenjtimi i çmimeve të tregut dhe disa punime të tjera shtesë kanë ndikuar në rritjen e kostove.

Kostot e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas pritet të arrijnë në total 129 milionë euro, sipas të dhënave të fundit nga Komuniteti i Transportit. Shtrenjtimi i çmimeve të tregut dhe disa punime të tjera shtesë kanë ndikuar në rritjen e kostove.

Komuniteti i Transportit njoftoi se në tremujorin e katërt të 2023, Shqipëria kërkoi kosto shtesë nga Komponenti i Huasë (BERZH), për të mbuluar tre komponentë shtesë:

1-Rregullimi i çmimit i Kontratës së Punës për shkak të rritjes së çmimeve të tregut (29 milionë euro);

2 -Ndërtimi i një stacioni të ri përgjatë segmentit ekzistues (11,5 milionë euro);

3- Projekti i zgjerimit të infrastrukturës hekurudhore 4 km nga hyrja e Tiranës në Qendrën e Tiranës (16.1 milionë euro).

Komuniteti i Transportit, në të dhënat e fundit për projektin, raportoi se linja e degës së Aeroportit të Rinasit është në vazhdim e sipër.

Punimet fizike që po kryhen në terren kanë përfunduar në 60 për qind të tyre. Kontrata e ndërtimit u aktivizua në mars 2021, ndërsa ndërtimi filloi në nëntor 2021. Projekti po zhvillohet me mbështetjen kryesore të Bashkimit Europian.

BE ka financuar projektin me një grant investimi prej 35.5 milionë eurosh dhe Agjenda e Lidhshmërisë për Ballkanin Perëndimor, dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhanë një kredi prej 36.9 milionë euro, në një total prej 72.4 milionë eurosh.

Duke shtuar dhe koston e tre komponentëve të kërkuar (të përmendur më sipër), që së bashku arrijnë në 56.6 milionë euro, totali arrin në 129 milionë euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending