Arkitekturë
Shtëpia që ndryshon formë në bazë të nevojave tuaja
Studio holandeze MVRDV ka ndërtuar një shtëpi futuristike, e përbërë nga nëntë dhoma që mund të lëvizin në konfigurime të ndryshme.
E shfaqur në Eindhoven për Javën Holandeze të Dizajnit 2017, “(W)ego” është një koncept për një mikro-banesë që mund të përshtatet me nevojat e ndryshme të çdo banori të ardhshëm, qofshin familje, studentë apo refugjatë.
Çdo dhomë me ngjyra është caktuar për një funksion të ndryshëm. Këto përfshijnë një banjë rozë, një hapësirë të verdhë të ndritshme, një banjë violet dhe një seksion jeshil që përmban shkallë dhe një shtrat të varur.
MVRDV e krijoi projektin në bashkëpunim me The Why Factory, laboratorin e firmës për hulumtimim të brendshëm. Ajo është pjesë e një eksplorimi se si do të zhvillohen qytetet në të ardhmen, përballë çështjeve të tilla si ndryshimi i klimës, rënia e burimeve dhe rritja e shpejtë e popullsisë.
“(W) ego-ja eksploron proceset pjesëmarrëse të projektimit për të modeluar dëshirat konkurruese dhe egot e çdo banori në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Me vendndodhje në Roterdam, MVRDV udhëhiqet nga Maas bashkë me Jacob van Rijs dhe Nathalie de Vries. “(W) ego” është ndërtuar në Sheshin Markt dhe do të jetë në shfaqje gjatë Javës Holandeze të Dizajnit, e cila zgjat nga 21 deri më 29 Tetor 2017.
Kjo është një nga katër projektet që MVRDV po shfaq gjatë kësaj ngjarje, duke përfshirë një libër që inkurajon arkitektët që të kopjojnë idetë nga të tjerët.
Nuk ka plane për rikonfigurimin e instalacionit gjatë ngjarjes një javore. Megjithatë, ajo është e dyanshme, kështu që vizitorët mund të shohin dy aranzhime të ndryshme.