Aktuale
S’po ndalen ankesat për tenderin problematik
Në adresë të OSHP-së vetëm për një tender, brenda javës kanë arritur tri ankesa ndaj Ministrisë së Infrastrukturës, shkruan Ndërtimi.info
Tenderi problematik, në të cilin ministria ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit gjatë zgjedhjes së operatorit ekonomik, duke favorizuar fituesin, është tenderi për zgjerimin e rrugës nacionale N25, segmenti rreth-rrotullimi Besi-Podujevë, Loti4, st.11+740.00 deri në st.16+000.00 (nga p688 deri P929), L=4,260.00m).
Grupi i operatorëve ekonomik “Alko-Impex GC SHPK & Exfis SHPK & 2T SHPK”, në ankesën e bërë ka pretenduar se Autoriteti Kontraktues në këtë rast Ministria e Infrastrukturës në mënyrë të qëllimshme ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, duke diskriminuar kompanitë aplikuese në këtë tender.
Ndër shkeljet tjera ky grup i operatorëve ekonomik, del të jenë bërë shkelej edhe në njoftimin për dhënien e kontratës, dispozitat e përgjithshme mbi përzgjedhjen e pjesëmarrësve dhe dhënien e kontratave, ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve, kriteret për dhënien e kontratës, përshtatshmëria profesionale, si dhe gjendja ekonomike dhe financiare.
Po të njëjta ankesa i ka parashtruar edhe grupi i operatorëve ekonomik N.N “R & Rukolli” SH.PL. dhe N.P.SH. “Bageri”.
Kundër këtij dhënies së tenderit për operatorin ekonomik NNT “Sallahu”, po është edhe grupi ekonomik “Rexha & Benita & Bes Group”.
Ky konzorcium në ankesën e bërë ditë më parë në OSHP thuhet se arsyetimi për eliminimin nga gara kishte ardhur me atë se kontratat e stafit teknik kishin qenë të pa noterizuar, e që sipas këtyre operatorëve një gjë e tillë nuk qëndron. Pas marrjes së kësaj letre, operatorët kishin bërë kërkesë për rishqyrtim të tenderit, por kjo kërkesë iu ishte refuzuar.