Aktuale
Ankesat për shkelje të Ligjit të Prokurimit nga Ministria e Infrastrukturës nuk po ndalen
Në tenderin për ri asfaltimin e rrugës rajonale R220, sergmenti Bukosh-Prilluzhë, janë bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) nga Ministria e Infrastrukturës.
Për këtë të fundit në adresën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), është bërë ankesë nga kompania NNT “Burimi” Malishevë, shkruan Ndërtimi.info
Në ankesën e publikuar kompania po pretendon që Ministria e Infrastrukturës, nuk i ka trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomik, ndër tjera thuhet të mos ketë respektuar as dosjen e tenderit, njoftimin e kritereve të përzgjedhura, dispozitat e përgjithshme mbi përzgjedhjen e pjesëmarrësve dhe dhënies kontratës.
Sikur nuk të mjaftonin, janë bërë edhe shkelje të nenit 59, ekzaminimi dhe vlerësimi i tenderëve, si dhe nenit 60 kriteret për dhënien e kontratës.
Tutje kompania ankuese po thotë se janë diskualifikuar nga gara si të pa bazë, pasi që ata kanë pas çmimin më të lisë se sa kompania e cila është shpallur fituese. Për eliminim nga gara kompania nuk kishte marr as njoftimin e as arsyetimin.
E këto shkelje që pretendohet t’i ketë bërë Ministria e Infrastrukturës, sipas ankuesit i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale e morale.
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë2 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Infrastrukturë2 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Aktuale2 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Infrastrukturë2 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Aktuale22 hours ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Aktuale2 days ago
Industria e ndërtimit po bëhet gjithnjë e më e varur nga zgjidhjet e teknologjisë dixhitale