Connect with us

Infrastrukturë

Rindërtimi i Ukrainës “duhet të fillojë tani”

Published

on

Mesazhi nga konferenca e Rindërtimit të Ukrainës në Intermat ishte se përpjekjet e rindërtimit kishin filluar tashmë dhe kontraktorët dhe furnitorët duhet të përfshiheshin tani në vend që të prisnin përfundimin e luftës.

Nataliia Kozlovska, zëvendësministrja e Ukrainës për komunitetet, territoret dhe zhvillimin e infrastrukturës, tha në ngjarjen e mbushur plot se puna e rindërtimit kishte vazhduar që në fillim të konfliktit dhe se shkalla e punës së kërkuar ishte e madhe.

“Prej sot, pushteti lokal na thotë se më shumë se 360.000 struktura janë shkatërruar nga Rusia, dhe shumica janë banesa”, tha Kozlovska.

Ajo tha se Ukraina po synonte të ndërtohej më mirë; “Ne duhet të rindërtojmë me metoda inovative…dhe na duhet një përpjekje gjithëpërfshirëse evropiane. Ukraina mund të bëhet një platformë për qasje inovative.”

Vlerësimi i fundit i Bankës Botërore për kostot e rindërtimit është pothuajse 500 miliardë dollarë, me 100 miliardë dollarë prej tyre në formën e materialeve të ndërtimit dhe makinerive.

Ambasadori i Ukrainës në Francë, Vadyn Omelchenko, tha se presidenti Zelenski kishte filluar të fliste për rindërtimin edhe gjatë muajve të parë të luftës; “Ishte e çuditshme të dëgjoje. Presidenti tashmë po priste me padurim.”

Omelchenko tha se presidenti francez Macron ka qenë mbështetës që në fillim, “Mesazhi i tij për kompanitë franceze ishte, ne duhet të shkojmë tani, jo kur lufta të ketë përfunduar”.

Konferenca dëgjoi nga një përfaqësuese e qeverisë rajonale të Kievit, Mykyta Gerashchenko, rreth punimeve të rindërtimit në vazhdim, me 17,600 struktura të rindërtuara nga më shumë se 29,000 të shkatërruara ose të dëmtuara në rajon që nga fillimi i luftës, duke përfshirë më shumë se 17,000 shtëpi të reja.

Një fushë e punës është ndërtimi i strehimoreve brenda çdo shkolle për të lejuar vazhdimin e mësimdhënies personalisht. Pothuajse 1200 struktura të tilla janë përfunduar tashmë në Kiev, por nevojiten qindra të tjera./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending