Connect with us

Infrastrukturë

Kompanitë e mëdha kineze zhvendosen në Meksikë – Shmangie e sanksioneve amerikane me etiketën “Made in Mexico”

Published

on

Meksika po kthehet në Kinën e re, në epokën e të ashtuquajturit ‘nearshoring’, praktikë e zhvendosjes së operacioneve të biznesit në një vend të afërt. Pra, rasti kur ekonomitë e mëdha zgjedhin t’i lëvizin njësitë e tyre prodhuese më pranë pikës së shitjes së produkteve të tyre. Dhjetëra kompanitë kineze janë zhvendosur në Meksikën veriore vitet e fundit për të qenë më afër tregut amerikan. Produktet që dalin nga fabrikat vendase janë 100% “made in Mexico”. Dhe ato janë të destinuara për shitësit kryesorë amerikanë si Costco dhe Walmart, transmeton SCAN TV.

Por kompanitë janë nga Kina dhe fabrikat në Meksikë janë ndërtuar me kapital kinez. Përveç kursimit në transport, produkti i përfunduar konsiderohet meksikan – që do të thotë se kompanitë kineze mund të shmangin tarifat dhe sanksionet e SHBA-së në mes të luftës së vazhdueshme tregtare të dy vendeve. Objektivi i kompanive kineze është katërfishimi i prodhimit në Meksikë, për ta çuar atë në nivelin e funksionimit në Vietnam.

Ky fenomen po jep një nxitje të madhe për ekonominë meksikane – që nga qershori i vitit të kaluar, eksportet totale të Meksikës ishin rritur 5.8% nga viti i kaluar në 52.9 miliardë dollarë.

Shoqata Meksikane e Parqeve Industriale raporton se çdo vend që do të ndërtohet në vend deri në vitin 2027 tashmë është blerë.

Meksika kohët e fundit zëvendësoi Kinën si partneri kryesor tregtar i SHBA-së, një ndryshim domethënës dhe simbolik që ndodhi në një kohë kritike. Me afrimin e zgjedhjeve në të dyja anët e kufirit SHBA-Meksikë, po krijohen shqetësime të reja politike, por gjithçka tregon se pak do të ndryshojë në marrëdhëniet SHBA-Kinë, pavarësisht nëse Donald Trump apo Joe Biden janë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa avancimi kinez vazhdon, disa besojnë se Meksika mund të përfshihet në një përplasje më të gjerë gjeopolitike midis Uashingtonit dhe Pekinit./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending