Connect with us

Infrastrukturë

Një perandori me 10 shifra, Investitorët në ishullin Sazan deklarojnë 3 miliardë dollarë asete

Published

on

A Fin Management LLC, kompania e Jared Kushner që është në negociata me qeverinë shqiptare për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit, rezulton një perandori me 10 shifra. Pak ditë më parë, kompania e cila ndryshe njihet dhe si Affinity Partners, dorëzoi në Komisionin e Letrave me Vlerë të qeverisë amerikane, SEC, treguesit financiare të vitit 2023. Sipas tabelave, deri në 31 dhjetor të vitit të kaluar, asetet nën menaxhimin e kompanisë rezultojnë mbi 3 miliardë dollarë.

E themeluar më pak se tre vjet më parë, saktësisht në gusht të vitit 2021, Affinity ofron shërbime të menaxhimit të investimeve për disa fonde private. Sipas deklarimeve në SEC, aktualisht kompania menaxhon fondet e 6 klientëve duke i investuar ato në projekte fitimprurëse. Mes tyre është edhe Fondi Saudit i Investimeve Publike, që udhëhiqet nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, udhëheqësi faktik i Arabisë Saudite.

Resorti i Sazanit

Emri i Affinity Partners u bë i njohur për qytetarët shqiptarë muajin e kaluar, kur dhëndrri i Presidentit Donald Trump deklaroi në Bloomberg, se ishte afër finalizimit të një marrëveshje për ndërtimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit dhe një hoteli në Beograd, investime të cilat do të kalonin vlerën e 1 miliardë dollarëve, transmeton Kapital.al

Në rastin e Sazanit, plani parashikon ndërtimin e një resorti të brandit AMAN, i cili njihet si një nga majat e luksit në industrinë e hotelerisë botërore. Bëhet fjalë për një brand hoteli, çmimet e të cilit fillojnë nga 1500 dollarë në natë dhe që sipas politikave të grupit nuk zbaton ulje as për periudhat jashtë sezonit për të ruajtur pozicionin e tij në majën e elitës së hotelerisë.

“Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 1400 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner për The Post duke e krahasuar Sazanin me Maldivet dhe duke e quajtur atë një nga vendet më të bukura që kishte parë.

Dhëndrri i Donald Trump zbuloi se në këtë sipërmarrje ambicioze ai ishte duke bashkëpunuar me biznesmenin shqiptar Shefqet Kastrati dhe djalin e tij, të cilët i quajti partnerë të ngushtë. “Ata na kanë ndihmuar të kuptojmë koston e ndërtimit dhe si të operojmë në nivel lokal”, tha zoti Kushner në një intervistë për New York Times.

I cilësuar si konglomerati më i madh i biznesit në Shqipëri, grupi Kastrati së fundmi është zgjeruar me investime edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vitin e kaluar, familja Kastrati bleu një hotel në seksionin Brickell të Miami për 55 milionë dollarë nga familja mbretërore e Katarit.

Por siç zbulon New York Times, lidhjet me familjes Trump dhe asaj Kastrati shkojnë përtej partneritetit në biznes. “Z.Kastrati konfirmoi se ka vizituar Mar-a-Lago, resortin dhe rezidencën familjarë të zotit Trump në Florida, në dhjetor 2022 me zotin Grenell dhe se gjithashtu ka takuar shkurtimisht zotin Trump kur ish-presidenti mbërriti teksa po darkonin,” shkroi Times./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending