Connect with us

Infrastrukturë

Aksioni “Ta Pastrojmë Prishtinën” organizohet në Ditën e Tokës

Published

on

Me 22 Prill, në Ditën e Tokës, organizata “Let’s Do It-Ta Pastrojmë Kosovën”, në bashkëpunim me KRM “Pastrimi”, JUB Kosova dhe Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Qamil Batalli” në Prishtinë, organizon aksionin “Ta Pastrojmë Prishtinën”.

Përshkrimi i Aksionit:

  • Data: 22 Prill
  • Vendi: Deponia ilegale e mbeturinave në afërsi të Stadiumit “Fadil Vokrri”, rruga hapësirat përreth rugës Tirana dhe Selami Plakolli.
  • Orari: Fillon në orën 10:00 të mëngjesit
  • Pjesëmarrësit: Vullnetarë, punëtorë të KRM Pastrimi, nxënës të shkollave dhe dashamirës të mjedisit.
  • Pajisjet logjistike: Të gjitha pajisjet logjistike dhe transporti janë të siguruara

Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët dhe vullnetarët do të angazhohen në pastrimin deponisë ilegale të mbeturinave në afërsi të Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe në hapësirat përreth rrugës Tirana dhe Selami Plakolli. Me një fokus të veçantë në pastrimin e këtyre zonave, ne synojmë të ndërtojmë një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë komunitetin tonë.

Qëllimi kryesor i këtij aksioni është të sensibilizojmë komunitetin rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit tonë, si dhe të ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante për një angazhim më të madh dhe të përhershëm për permiresimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë. Ka nevojë urgjente për një veprim të qëndrueshëm dhe të koordinuar për të adresuar sfidat mjedisore që përballon vendi ynë.

Në të njëjtën kohë, për të inkurajuar pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në këtë ditë të veçantë, i ftojmë të organizohen dhe të zhvillojnë aktivitete të ngjashme për pastrimin e mjedisit edhe në lokacione të tjera në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën.

 

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending