Connect with us

Infrastrukturë

Higjiena në shkollat publike të Prishtinës vazhdon të mbetet në nivel të ulët

Published

on

Higjiena në shkollat publike të kryeqytetit vazhdon të mbetet në nivel të ulët, sidomos në tualete ku brenda ditës mijëra fëmijë i frekuentojnë ato. Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se nga shtatori i këtij viti pritet të rritet numri i stafit dhe pajisjeve higjienike.

Shumë prindër janë të shqetësuar më higjienën e ulët e cila po vazhdon të jetë në ambientet e shkollave në kryeqytet.

Disa nga ta janë intervistuar nga Radio Kosova, të cilët thanë se si pasojë e papastërtisë, fëmijët e tyre mundohen që gjatë qëndrimit në shkollë të mos i frekuentojnë tualetet. Kjo, sipas prindërve, rrit edhe  mundësinë e marrjes së infeksioneve të ndryshme.

“Fëmijët po ankohen shumë për tualetet. Vajza nuk shkon hiq, vetëm në ndonjë rast për t’i pastruar duart.  Po të pjesa e tualeteve ka shumë papastërti. Mendoj se kjo gjendje është në të gjitha shkollat. Në tualete ka shumë nevojë të rritet higjiena e duke e pasur parasysh numrin e madh të nxënësve, ka nevojë të rritet stafi pasi tani janë vetëm katër persona që kujdesen për mirëmbajtje. Në mungesë të higjienës ka rrezik të shpërndahen viruset te fëmijët”, thonë prindërit.

Se papastërtia është në nivel të lartë sidomos në tualete e thonë edhe drejtues të shkollave.

Drejtoresha e shkollës ”Ismail Qemaili”, në Prishtinë, Mimoza Krasniqi, i tha Radio Kosovës se higjiena në ambientet e shkollës nuk është në nivelin e duhur, e kjo si pasojë e numrit të vogël të punëtorëve teknikë, pasi shkolla aktualisht ka 2 mijë e 880 nxënës.

“Shkolla i ka 41 klasa, 3 kabinete dhe dy klasa parafillore e që është e mbingarkuar me numër të klasave dhe nxënëseve për numrin e punëtorëve që i ka. Për këtë arsye gjendja për sa i përket higjienës nuk është në nivelin e duhur. Arsyeja pse po them numri i punëtorëve është i vogël është së për shkak që në mes ndërrim, kur nxënësit e ndërrimit të parë përfundojnë mësimin, është një hapësirë kohore shumë e vogël që klasat të dezinfektohen e të jenë gati për ndërrimin e dytë”, tha ajo.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinë, Jehona Lushaku, i tha Radio Kosovës se komuna e ka hapur një tender, përmes të cilit pritet të përmirësohet gjendja në shkollat publike./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending