Connect with us

Infrastrukturë

Si i dokumentoi Kosova dëmet e pronave civile?

Published

on

Më 2011, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, u themelua një Institut për dokumentimin e dëmeve të luftës. Puna e tij u përmbyll më 2018. Anëtarë të saj thanë se publikuan tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve.

Më 2021, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u themelua Komisioni shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe në vitet ‘98-’99. Në maj të vitit 2023, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, publikoi disa gjetje të raportit të përpiluar prej këtij Komisioni, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Çeku përmendi dëmtimin apo shkatërrimin e 1.788 objekteve të trashëgimisë kulturore, vjedhjen e mbi 3.000 artefakteve të Muzeut të Kosovës, djegien apo shkatërrimin e 1.7 milion librave në gjuhën shqipe dhe 175 librarive publike, si dhe grabitjen e mbi 25 mijë dosjeve me dokumentacione të ndryshme gjatë kohës së luftës.

Ai paralajmëroi që, në bazë të këtij dokumenti, “dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare, do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”.

Në nëntor të 2023-tës, ekzekutivi në Kosovë themeloi Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Drejtori i tij, Atdhe Hetemi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se aktualisht janë duke pranuar materiale prej institutit paraprak dhe prej organizatave joqeveritare: “Në bazë të ligjit, Instituti duhet t’i trajtojë disa lloje krimesh, shembull krimet kundër njerëzimit, krimet ushtarake, krimet psiko-sociale dhe ato të bëra në ambient”.

Ai ka thënë se nuk mund të deklarohet për vlerën e dëmeve, por disa materiale tregojnë shkatërrim të madh:

“Disa pjesë të Kosovës kanë qenë të shkatërruara tërësisht”.

Kriminologia Sheremeti, e cila ishte angazhuar në themelimin e Institutit, beson se puna e tij do të jetë sfiduese: “Ta bësh krejt këtë punë 25 vjet pas luftës, është përpjekje e jashtëzakonshme. Kështu që, po, do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending