Connect with us

Aktuale

Bordi i Drejtorëve të AKP-së miraton listën e aseteve për Shitjen e Aseteve me Likuidim 65

Published

on

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhje të rregullt dhe miratoi Listën e Aseteve për Shitjen e Aseteve me Likuidim 65.

Në këtë takim Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Pyetësorin për vetë-vlerësimin e sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit për vitin 2023, Raportin e Komisionit të Banesave ku u trajtuan 7 raste, Rregullat e Procedurës se Divizionit të Listave të 20% te Punëtorëve dhe dha pëlqimin për bartjen e pronësisë së pronave/ngastrave kadastrale nr. 2927-2, 2937-1 dhe 2947-4 ZK Mitrovicë pronë e Trepça-Commerce dhe pronën/ngastrën kadastrale nr.2926-2 ZK Mitrovicë pronë e N.Sh. “Betonjerka”, në emër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) për projektin – Ri konfigurimi i Stadiumit Olimpik ‘Adem Jashari.’

Pas shqyrtimi Bordi i Drejtorëve dha pëlqimin për bartjen e pronësisë së pronës nr. nr.2307-2 ZK Suharekë, Suharekë pronë e IGK NSh Ballkani – Njësia Damper (PRZ014), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës –Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për nevoja të MMFSK. Këtu Bordi i Drejtorëve miratoi Raportin Përmbledhës të Komisionit për përcaktimin e statusit si Ndërmarrje shoqërore për dy ndërmarrje:  Ndërmarrja për automatizim dhe teknik të matjeve në industri “ATM-PR”, Zagreb dhe Ndërmarrja Botuese Veselin Maslesha Tregtia me Shumice dhe Pakicë, Sarajeve.

Përveç këtyre Bordi i Drejtorëve miratoi largimin e N.Sh. “Kosova Film” nga autoriteti administrativ dhe kompetencat e AKP-së dhe nënshkrimin e marrëveshjes për transferimin te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, siç e parasheh Ligji për Kinematografinë e Kosovës. Tutje, Bordi i Drejtorëve aprovoi kërkesën e MPB për qiramarrje për nevoja të akomodimit të institucioneve të pronës së QRK “Mekanizimi-Rilindja” në Prishtinë.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve miratoi raportet e vlerësimit për asetet e qiradhënies publike të datës 28.02.2024 të aseteve të NSh-ve në likuidim, si dhe disa qiradhënie tjera..

Për më tepër në këtë takim, Bordi i Drejtorëve miratoi inicimin e procedurave të likuidimit për dy (2) Ndërmarrje Shoqërore/Asete – PRN193 Nacional dhe PRN207 Vojvodina si dhe propozimin e Autoritetit të Likuidimit lidhur me shpërndarjen e mjeteve në likuidim për N.Sh. Ingjiniering. Bordi i Drejtorëve bazuar në autorizimet ligjore vendosi që për 7 N.Sh. të aprovoj heqjen dorë nga 14 prona  në interes publik të Komunave në lokacionet ku gjenden pronat/ngastrat: si varreza, lumë dhe rrugë publike etj./Media Ndërtimi

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending