Connect with us

Ambienti

Degradimi i Erenikut, kërkohet masa të ashpra ndëshkimore

Published

on

Në të kaluarën jo shumë të largët, përgjatë gjithë shtratit të lumit Ereniku, rrjedha e ujit përveç tjerash ka qenë edhe e pijshme. Por, për shkak të gjendjes aktuale, hedhjes së mbeturinave edhe inerte, ky ujë nuk pihet më.

“Unë megjithatë mendoj se ndëshkimi kishte me qenë masa më e mirë për me i vetëdijesuar  të pandërgjegjshmit, sepse edhe po ta pastroj komplet komuna pas një muaj dy prapë do të jetë në të njëjtën gjendje. Ne kemi pastruar si fshat disa herë, por megjithatë prapë ka ardhur në gjendje çfarë është. Edhe unë kam has në traktorë të fshatrave tjera, dhe ju kam thënë mos bëni kështu, ndërsa më kanë thanë se a nuk ke ti punë tjetër. Po këtu vërtet duhet me pas masa ndëshkuese aq të rënda sa që tjetër mos me i ra kujt ndërmend me hedhë, sepse vërtet është krim ndaj natyrës kjo gjendje çfarë është këtu për momentin”, deklaroi Demë Sadiku.

Pakënaqësi për gjendjen e lumenjve, e sidomos në lumin Erenik kanë shprehur edhe zyrtarët e Kompanisë për grumbullimin e mbeturinave “Çabrati”.

“Ne kemi bërë pastrimin e pjesërishëm të Erenikut ku na ka ndihmuar edhe KFOR-i turk, mirëpo prapëseprapë  ka persona të papërgjegjshëm që hedhin mbeturina nëpër lumenj që është jashtë çdo ligji, jashtë çdo logjike”, deklaroi Behar Ferizi, kryeshef ekzekutiv  i Ndërmarrjes “Çabrati”.

Ndërsa zyrtarët komunalë thonë se masat ndëshkimore ndaj banorëve keqbërës duhet të shtohen edhe më shumë por për këtë duhet të rritet edhe numri i Inspektorëve në terren.

“Ne si drejtori  kemi marrë veprime të kohëpaskohshme, kem intervenuar edhe kemi shqiptuar edhe gjoba”, tha Hysni Muhadri , drejtor i Drejtorisë për Inspeksion.

Një situatë edhe më të rëndë përgjatë shtratit të Erenikut paraqet dëmtimi i pronave bujqësore sidomos pas vërshimeve të rrëmbyeshme të cilat vijnë si pasojë e shfrytëzimit ilegal të zhavorrit, duke e shkatërruar shtratin e lumit në përmasa gati të pariparueshme./Media Ndërtimi

Ambienti

BE përgatitet për sezonin e zjarreve 2024

Published

on

Vera është pothuajse pranë nesh. Kjo do të thotë plazhe dhe akullore, por realiteti është se do të thotë gjithashtu të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të zjarreve. Kjo është arsyeja pse BE-ja ka marrë këtë javë masa proaktive për të forcuar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në mënyrë që të mbrojmë më mirë komunitetet tona dhe mjedisin.

Për vitin 2024, BE-ja ka bashkuar 556 zjarrfikës nga 12 vende që do të prepozohen strategjikisht në vende kyçe në Evropë këtë verë, si në Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Ata do të qëndrojnë të gatshëm për të mbështetur brigadat lokale të zjarrfikësve, kur shkalla e një zjarri të egër mposht aftësitë e reagimit të një vendi. Përveç kësaj, do të ketë një flotë të dedikuar rescEU të avionëve zjarrfikës për këtë verë, e përbërë nga 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 Shtete Anëtare.

600 milionë euro në fondet e BE-së janë ndarë gjithashtu për blerjen e avionëve shtesë të zjarrfikësve. Financimi shtesë do të shkojë për blerjen e 12 avionëve të rinj zjarrfikës në të ardhmen, të cilët do të shpërndahen midis gjashtë vendeve anëtare të BE-së, si dhe disa helikopterëve.

Veprimet e parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj zjarreve të egra punojnë krah për krah për të shpëtuar jetë, mjete jetese dhe për të mbrojtur mjedisin. Ndërsa ndikimi i ndryshimeve klimatike ndihet më i mprehtë çdo vit, kërcënimi i zjarreve rritet gjithashtu, duke e bërë gjithnjë e më të rëndësishme përgatitjen e duhur./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komani, liqenit që ndotja ia rrezikon bukurinë

Published

on

Liqeni i Komanit në veri të Shqipërisë është shndërruar në një atraksion turistik viteve të fundit, por bukuria e tij është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Në fillim të muajit maj kur fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha vizitoi këtë liqe, aty shihej një sasi e madhe e mbeturinave, përfshirë thasë dhe shishe, si dhe gjësende tjera.

Liqeni rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës. Në të kaluarën, organizata që merren me mbrojtjen e mjedisit kishin ndërmarrë aksione për largimin e mbeturinave, por ato sërish janë kthyer në një sipërfaqe të madhe të liqenit.

Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona. Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Tashmë një atraksion turistik në Shqipëri, bukuria e liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Liqeni i Komanit rregullisht vizitohet nga turistë nga rajoni, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Ky liqe artificial u ndërtua midis viteve 1979 – 1988 dhe mes tjerash shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike. Liqeni i Komanit është një rezervuar në lumin Drin, që ushqehet nga lumenjtë Shala dhe Valbona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Komuna e Prishtinës përmes dronit mbjell 3000 drunjë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se  duke aplikuar teknologjin e avancuar përmes dronit të Green Wings për ripyllëzimin janë mbjell 3000 drunjë në Prishtinë.

“Kjo iniciativë do të ndihmojë në ripyllëzim, reduktimin e ndotjes së ajrit dhe promovimin e biodiversitetit për të krijuar një mjedis urban të qëndrueshëm, të pastër dhe të jetueshëm.

Vizioni ynë për Kryeqytetin përfshinë krijimin e hapësirave urbane më të pastra, më të gjelbëra dhe më të jetueshme. Ky vizion përfshinë një qasje holistike ndaj zhvillimit urban duke adresuar edhe sfidat mjedisore.

Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër (GCAP) i miratuar nga Kryeqyteti ngërthen këtë vizion dhe përfshin masa konkrete për investime në infrastrukturë, dhe ndryshime tjera me fokus në transportin urban, efiçencën e energjisë së ndërtesave, menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending