Connect with us

Infrastrukturë

75 milion euro për pastrimin e ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës

Published

on

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektin për pastrimin e ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se qeveria me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim ka marrë vendim për të investuar 75 milionë Euro në sistemin e pastrimit të pajisjeve, impianteve dhe ujërave të ndotura të bashkive.

“Qeveria mori një vendim të rëndësishëm që miratuam një marrëveshje kredie me Bankën Botërore, më saktë me Bankën Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim prej 75 milionë Eurosh për të investuar të gjithë sistemin e pastrimit të pajisjeve, të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura të bashkive që lagen nga lumi i Vjosës.

Siç e dimë, lumi i Vjosës është park kombëtar i rëndësisë më të veçantë. Nuk mund të kemi një park kombëtar të tillë nëse nuk merremi me të gjithë sistemin e mirëmbajtjes që nuk është thjesht fauna dhe flora që shohim, por menaxhimi i jetesës së gjithë komuniteteve, por edhe të gjithë bashkive që lagen nga lumi i Vjosës, duke filluar nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena, Memaliaj, Gjirokastra, Selenica.

Është një punë e gjatë që kurorëzohet sot dhe përgatitje teknike dhe studimore. 8 bashki do të jenë pjesë e projektit, me të cilat është punuar këto 2 vite e gjysmë. Vjosa nuk mund të jetë më pellgu ku hidhen mbeturinat dhe ujërat e ndotura, por parku për të cilin dhe është protestuar”, deklaroi ministrja./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Gazës i duhen “80 vjet për të rivendosur të gjitha njësitë e banimit të shkatërruara plotësisht

Published

on

Sipas ekspertëve të OKB-së, rindërtimi i shtëpive të Gazës që u shkatërruan gjatë sulmit të Izraelit mund të zgjasë deri në vitin 2040, në skenarin më të mirë. Megjithatë, UNDP ka vënë në dukje se bazuar në shkallën e rindërtimit, krahasuar me modelin e konflikteve të shumta të kaluara, do të duheshin “afërsisht 80 vjet për të rivendosur të gjitha njësitë e banimit të shkatërruara plotësisht” në Gaza.

Më shumë se 1.7 milion njerëz u zhvendosën për shkak të luftës që filloi në tetor 2023. Sipas Byrosë Qendrore Palestineze të Statistikave (PCBS), konflikti i fundit ka rezultuar në rreth 300,000 banesa të dëmtuara pjesërisht, 32 spitale të shkatërruara, 341 xhami të dëmtuara, 3 të dëmtuara kishat dhe shumë struktura të tjera shumë të dëmtuara.

Që nga prilli 2024, u raportua se të paktën 5% e popullsisë në Gaza ishte vrarë dhe plagosur rëndë. Për më tepër, rreth 7,000 individë ishin të zhdukur.

“Gaza ka dëshmuar një shkatërrim pothuajse të plotë të aktivitetit ekonomik në të gjithë sektorët,” tha Aya Jaafar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës e OKB-së (ILO). Sipas ILO, 200,000 vende pune janë humbur në Gaza. Gjithashtu, sipas AbdelHakim Elwaer të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), “shumë në veri përballen me një situatë serioze të kequshqyerjes, urisë me një pjesë të popullsisë të klasifikuar si të goditur nga uria”.

“Mbi 50 për qind e të gjitha aseteve bujqësore janë shkatërruar, kështu që do të nevojiten investime masive”, tha Elwaer. “Ne duhet të rikuperojmë atë që është dëmtuar, të rindërtojmë kapacitetet dhe më pas të shpresojmë se sektori privat do të riangazhohet.” Gjithashtu, si sektori më i madh i Palestinës, sektori i ndërtimit pësoi një rënie të konsiderueshme prej 75.2%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni

Published

on

Kosova inauguroi Konsullatën e Përgjithshme në Poloni. Përpos ministres Gërvalla i pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

“Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila falënderoi Poloninë për mbështetjen e dhënë ndër vite për Kosovën.

Ajo vëri në pah rolin e madh të dy figurave të rëndësishme polake, ish-kryeministrit Mazowietzky dhe Papa Gjon Palit II për përkrahjen e tyre në ditët e vështira të okupimit serb.Ministrja Gërvalla falënderoi Poloninë edhe për mbështetjen e saj të madhe  për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Me një ceremoni zyrtare, me pjesëmarrje edhe të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci,  Nënsekretares së Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Ministres Moscicki-Dendys si dhe Anëtarëve të Kuvendit (Sejmit) të Polonisë, ambasadorëve të akredituar në Poloni, përfshirë Nuncin Apostolik (Vatikani) shteteve të Kuintit dhe shteteve tjera nga Evropa dhe rajoni, është hapur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Varshavë të Polonisë, e udhëhequr nga Ambasadori, Drilon S. Gashi, i cili i uroi mirëseardhje të ftuarve dhe e përshkroi Poloninë si “mik të mirë në kohë të vështira.

”Nga ana tjetër, Nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Ministrja Moscicki-Dendys  përgëzoi Republikën e Kosovës për ceremoninë dhe shprehu vullnetin dhe përkushtimin e Polonisë për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale në fushat me interes të përbashkët.Ajo tutje tha se krijimi i Misionit të Kosovës paraqet një gurthemel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Polonisë dhe Kosovës.

Ministrja polake vlerësoi lart ndihmën e Kosovës për Ukrainën dhe orientimin e saj të qartë perëndimor, duke ofruar mbështetjen polake në shumë fusha e sidomos në shtimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe ndihmën në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe integrimin në BE.

Në ceremoni morën pjesë edhe profesionistë, profesorë, gazetarë, udhëheqës dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-polak dhe të Kosovës në Poloni./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Muzeu Kombëtar i Kosovës do t’i nënshtrohet restaurimit të përgjithshëm

Published

on

Është shpallur procedura për kontraktimin e operatorit ekonomik për konservimin dhe restaurimin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, më theks të veçantë rinovimi i depove ku mbahet Fondi Muzeor i Kosovës.

Vlera e parashikuar për këtë ndërhyrje është 3 milionë euro, ndërsa gjatë periudhës së restaurimit, muzeu do të jetë i mbyllur për vizitorët, por njëkohësisht do të punohet në rikonceptimin e ekspozitave të përhershme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending