Favorizim. Standarde të dyfishta. Pranim i punonjësve jashtë kritereve. Prekje e dokumentit me implikim deri në 2.2 milionë euro. Janë vetëm disa prej akuzave publike që janë deponuar për tenderin 22 milionësh të Ministrisë së Arben Vitisë, punë kjo që po i bëhet gati firmës së biznesmenit Bedri Gllareva. Insajderi sjell detaje të prapaskenave të kësaj afere
Në janar të këtij viti Ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga njëriu i afërm i Kryeministrit Albin Kurti, Ministri Arben Vitia kishte bërë shpalljen publike që po do ta vazhdoi renovimin e Qendrës së Mjekësisë Emergjente në QKUK.
Ka planifikuar që ti shpenzoi deri në mbi 22 milionë euro në këtë punë. Në garë kanë hyrë tetë kompani, ose grupe të kompanive (konzorciume) për të e marrë kontratën e kësaj punë milionëshe.
Jo të gjithë janë ndarë të kënaqur me mënyrën se si po ecën procesi që drejtohet, së paku në letra, nga shefi i tenderëve në dikasterin e shëndetësisë, Berat Marmullaku.
Deri tash në Organin Shqyrtues të Prokurimeve (OShP) janë deponuar pesë ankesa, derisa katër prej tyre ende janë në shqyrtim. Njëra e është konsideruar e papranuar për shkaqe teknike.
Por, ku është thelbi i ankesave dhe në çfarë akuza janë lëshuar ata në lidhje me këtë punë prej mbi 22 milionë eurosh? Favorizim, është kryefjala e së paku njërit prej ankuesve që edhe ka deponuar prova që pretendon që e mbështesin akuzën.
Kjo kompani po pretendon që Ministria e drejtuar nga Arben Vitia po e favorizon firmën e biznesmenit Bedri Gllareva, “BM Group Sh.P.K”.
Ministra veçse ka nxjerr letrën standarde që për këtë punë e ka rekomanduar bash këtë kompani.
Favorizim, standarde të dyfishta- akuzat e tenderuesit kundër Ministrisë e firmës së Gllarevës
Në prill të këtij viti, pas disa muajsh kur u hap tenderi 22 milionësh për vazhdimin e renovimit të Qendrës së Mjekësisë Emergjente në QKUK, Ministria e Shëndetësisë doli me atë që njihet si letra standarde e që tregon se kujt po i bëhet gati kontrata.
Akuza për firmën e Gllarevës: Ka prezantuar punonjës që nuk i plotësojnë kriteret
Në ankesën e deponuar në OShP e që është e gjatë 21 faqe, kompania është lëshuar edhe në përmendje të emrave- punonjësve të cilët firma e Bedri Gllarevës i ka prezantuar si ekspertë sipas kërkesave të tenderit 22 milionësh në fjalë, por që sipas këtij dokumenti nuk i plotësojnë ato kërkesa.
“lidhur me këtë kërkesë dhe dëshmitë e dorëzuara nga …BM Group SHPK… ky operator ka prezantuar një liste me gjithsej 59 punëtorë, prej te cilëve 12 nga ata, si: Bajram Kiqina, Tafil Kiqina, Sami Bilalli, Shenjestar Kastrati, Hasan Gashi, Shemsi Gllareva, Albert Hoti, Shpend Shala, Asdren Kelmendi, Islam Shala, Bleron Neziri, Florim Berisha, nuk kane fare kontrate ose marrëveshje punë për këtë projekt. Pra, BM Group SHPK nuk ka prezentuar kontrate të punese siç është kërkuar në kërkesë e lartë cekur, ndërsa për punëtorin Ejub Bërbatovci, kontratën qe e kanë prezantuar, e njëjta nuk është e nënshkruar”, thuhet në ankesë dhe shton kompania se sipas tyre “këto fakte mund të vërtetohen duke verfikuar ofertën/tenderin e tij dorëzuar në platformën e e-prokurimit tek aktiviteti i prokurimit respektiv”.
Ankuesi është lëshuar edhe në përmendjen e gjashtë emrave, që sipas tyre “BM Group SHPK” i ka prezantuar si punonjës kundër kërkesave të këtij tenderi pasi që “kërkesat kanë qenë specifike për teknike më diploma të shkollës së mesme ose certifikatë nga ndonjë institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtare i Kualifikimeve dhe jo Bachalor, përderisa operatori ekonomik i rekomnaduar për kontrate ka ofertuar me personat ne vijim që nuk janë me kualifikime sipas kerkesës”, thuhet në ankesë.
Këtë vit Vëllezërit Lulzim e Naim Sallahu janë ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Prishtinës për tu përballur me akuzat për keqpërdorim me prokurim publik dhe falsifikim të dokumenteve në lidhje me projektin e rikonstruimit të segmentit të rrugës rajonale Prizren – Prevallë.
Prokuroria Speciale të njëjtin e ka ngarkuar me veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Në mesin e provave përmes të cilave Prokuroria do të tentojë të provojë pretendimet e aktakuzës janë diplomat universitare, CV – të dhe referencat e personave N.M, I,F, B.K dhe L.G, por edhe të personave të tjerë./Media Ndërtimi