Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Podujevës nuk u jep tender kompanive që ofrojnë çmimin më të lirë për ndërtimin e shkollës “Isa Boletini”

Published

on

Kriter kryesor i tenderit për ndërtimin e shkollës së re ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë ishte ‘çmimi më i ulët’, por përkundër kësaj, kompani fituese është zgjedhur kompania me çmim për gjysmë milion euro më të shtrenjtë se vlera e parashikuar.

Me 25 prill të vitit 2023, ishte hapur tenderi për ndërtimin e shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë. Komuna për këtë projekt kishte vendosur vlerën e parashikuar prej 2 milionë euro, shkruan Insajderi.org.

Por, edhe pse kishte kompani garuese që ofronin çmim më të lirë, komuna kishte konsideruar që ato nuk i plotësojnë kushtet dhe fitues u zgjodh grupi “Konstruktori ING 1969” & “Flori eng” NGA Prishtina, me vlerë të ofertës 2,565,696.26 euro.

Në muajin gusht të 2023-tës, ishte marrë vendimi për pezullimin e aktivitetit të prokurorimit.

Pasi që kompania “Grandelite L.L.L” dhe “Arad 94”, nuk ishin pajtuar me vendimin e Komunës kishin parashtruar ankesë në OSHP. Lënda kishte shkuar në rivlersim.

Por, për të dytën herë, fituese është zgjedhur kompania “Konstruktori ING 1969” dhe “Flori eng”, me vlerë të ofertës prej 2 milionë e 565,696.26 euro.

Pra, gjysmë milion euro është çmimi i tejkaluar krahas vlerës së parashikuar të kontratës, të cilën komuna po synon ta lidh me një kompani për ndërtimin e shkollës.

Infrastrukturë

Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!

Published

on

Automobile Propre e Francës hetoi rënien e fuqisë gjatë shirave ekstremë. Është e qartë se ky është një faktor kufizues. Ashtu si me veturat me motorë me djegie të brendshme, shtresa e ujit që grumbullohet para gomës siguron rezistencë rrotullimi. Kjo do të thotë se automjeti ka nevojë për më shumë fuqi për të vozitur me të njëjtën shpejtësi.

Lagështia e lartë e ajrit gjithashtu shkakton rezistencë më të madhe aerodinamike. Ajri më i ftohtë ka një densitet më të lartë, ndërsa sipërfaqja e ftohtë e rrugës ndikon në temperaturën e gomave. Sa më i ftohtë të jetë, aq më shumë rritet konsumi.

Për të marrë rezultatet më të mira të mundshme, testet u kryen në të njëjtën rrugë, në një temperaturë të jashtme identike dhe pa ajër të kondicionuar, për të izoluar më mirë konsumin e tepërt për shkak të shiut. Matjet janë bërë në modelet Cupra Born, Peugeot e-3008, Renault Scenic e-Tech dhe Audi e-Tron GT RS, ndër të tjera.

Hulumtimi është bërë në rrugë, në shi të rrëmbyeshëm, pra jo në kushte laboratorike. Prandaj, mund të themi se rezultatet mund të jenë më të sakta, por sigurisht që janë tregues.

Konsumi shtesë ishte 4 kWh për 100 kilometra, duke ulur rrezen me rreth 16.7 për qind. Kjo rezulton në gati 60 kilometra më pak distancë të vozitjes për karikim.

Për krahasim: ngasja më e shpejtë (130 km/h) në kushte të thata rezulton në një konsum shtesë prej 1.2 kWh për 100 kilometra. Kjo është arsyeja pse automobilat elektrike përshkojnë mesatarisht 15 kilometra më pak./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Konfindustria kërkon ndërhyrje urgjente për Durrës-Tiranë, hetim korrupsionit te rrugët

Published

on

Konfindustria përmes një njoftimi publik i kërkon ekzekutivit që të ndërhyjë për të përmirësuar situatën mjaft të vështirë të dy akseve rrugore më strategjike të vendit.

Segmentet rrugorë të mësipërm janë tërësisht jashtë standarteve teknike të lejueshme, përveç pamundësisë për të përballuar ngarkesën e lartë të lëvizjes të qytetarëve dhe bizneseve, paraqesin dhe rrezik mjaft të lartë për aksidente me pasoja fatale për jetën- thuhet në njoftimin për shtyp.

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrjet përmirësuese në akset rrugore, që lidhin kryeqytetin dhe portin kryesor të Shqipërisë, është e domosdoshme të kryhet para fillimit të sezonit turistik 2024.

Gjëndja plotësisht jashtë standarteve e segmenteve rrugore në fjalë janë goditje e rëndë edhe për turizmin shqiptar.

Konfindustria gjithashtu, i kërkohet institucioneve të drejtësisë dhe SPAK të vlerësojnë mundësinë e shkallës së lartë të korrupsionit në sistemin e tenderimit të mirëmbajtjes rrugore ku, megjithëse shpenzohen me qindra milionë Euro, gjëndja paraqitet e papranueshme.

Institucioni ka marrë si shembull akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë që ishin gjithashtu pjesë e projektit të rehabilitimit të rrugëve prej 80 milionë dollarësh të Bankës Botërore të mbyllur së fundmi, krahas financimit të buxhetit vjetor./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prokuroria pushon hetimet ndaj zyrtarëve komunalë të Prishtinës për rrugën “Jim Xhema”

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pushuar hetimet ndaj zyrtarëve komunal Fadil Aliu, Vehbi Mujku dhe Valbona Makiqi. Hetimet janë pushuar me arsyetimin sepse nuk ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka informuar se tashmë hetimet kanë pushuar ndaj zyrtarëve komunalë për rrugën “Jim Xhema”.

“Fadili, Vehbiu e Valbona u ndaluan nga policia dhe u morën në mbajtje padrejtësisht me 08 shtator 2023, si rezultat i një kallëzimi penal të bërë nga Ministrja e Drejtësisë. Shumë eksponentë politik tentuan të shfrytëzojnë këtë ndalim të padrejtë për kauzat e tyre politike, duke tentuar të njollosin imazhin e zyrtarëve tonë dhe për ta goditur qeverisjen tonë në Kryeqytet.

Por edhe në këtë rast sikur në rastin e stopimit të ndërtimit të Rrugës “Jim Xhema”, ata dështuan, drejtësia fitoi.

Ne do të vazhdojmë me punë për të mirën e qytetarëve të Kryeqytetit dhe nuk do të ndalemi.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending