Connect with us

Infrastrukturë

Ura e Zogut, firmoset kontrata: 500 mijë euro për ta shpëtuar

Published

on

Ura e Zogut, një monument kulture që prej vitesh ishte klasifikuar si në rrezik serioz është shumë pranë shpëtimit. Pas tre vitesh angazhim qytetar, protesta, peticione, reagim ndërkombëtar dhe sensibilizim është konfirmuar kompania që do të realizojë ndërhyrjen teknike për të shpëtuar Urën e Zogut, në Mat.

“Është përzgjedhur ofertuesi ekonomik dhe pritet lidhja e kontratës me ofertuesit”,  – citohet në përgjigjen e Ministrisë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit drejtuar organizatës “Sebastia“.

Ndërhyrja shpëtuese do të kushtojë 46 milionë lekë pa T.V.SH (rreth 500 mijë euro) dhe do të realizohet nga bashkimi i operatorëve “AD- STAR” Sh.p.k dhe “ANK” Sh.p.k, të cilët ishin edhe të vetmit ofertues që morën pjesë në tenderin e hapur.

Punimet në këtë monument kulture të kategorisë së parë do të fillojnë në momentin e pajisjes me lejen e ndërtimit, sikurse citohet edhe në kontratë.

Ministria e Kulturës e ka bërë publik projektin për ndërhyrje emergjente në Urën e Matit, një vit më parë, më 14 shkurt 2023. Projekti erdhi si bashkëpunim mes Universitetit Politeknik dhe Institutit të Trashëgimisë Kulturore.

‘Ura e Zogut’, monument kulture që prej vitit 1999 në rrezik për t’u shembur, është shpallur një nga shtatë monumentet më të rrezikuara për vitin 2022 nga Europa Nostra.

Qeveria shqiptare publikoi në shkurt të 2023 planin për ndërhyrjen, i cili u miratua në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, ndërsa në muajin prill u miratua fondi prej 57.5 milion lekësh për ndërhyrjen emergjente në Urën e Zogut.

Sipas raportit të Europa Nostrës dhe Institutit të Bankës Evropianë për Investime, do të ketë tre faza ndërhyrje në objekt.

Citizens Channel ka raportuar më herët për protestat e mbajtura nga banorët e Kurbinit për mbrojtjen e urës. Në shtator të 2023, të rinjtë e Kurbinit organizuan një marshim në mbrojtje të “Urës së Zogut”. Për të rritur ndërgjegjësimin dhe reagimin e instucioneve në këtë urë janë zhvilluar edhe aktivitete artistiko-kulturore si për shembull performanca e artistit Denis Bizhga.

Ura e Zogut është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë me vendimin të Këshilli i Ministrave, nr.313 të datës 08.07.1999./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prezantohet plani për tregun e ri në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar para përfaqësuesve të Tregut në kryeqytet, gjithë planin e detajuar të hapësirave të tregut ku ata do të shesin produktet e tyre, e që është një ambient shumë më i përshtatshëm, super modern për vetë shitësit dhe blerësit.

“Treg i ri, modern me kushte shumë më të përshtatshme për tregtarët e blerësit. Së shpejti fillojmë me punimet në realizimin e projektit.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ministria e Bujqësisë do të investoj 300 mijë euro në ndërtimin e Kanaleve të Ujitjes në Komunën e Suharekës

Published

on

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se 300.000 euro do të jetë shuma me të cilën do të investoj Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Komunën e Suharekës

“Ndërtimi i Kanaleve të Ujitjes në Komunën e Suharekës” – është projekti i cili do të investohet, dhe për këtë nënshkruam me Ministrin Faton Peci memorandumin e mirëkuptimit për të cilin jam falënderues dhe mirënjohës.”, deklaroi kryetari Muharremaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fatura milionëshe për “Arkitektin e Kryeqytetit”, reagon Përparim Rama

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, publikoi një faturë të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1,048,950.00, si e paguar nga Komuna e Prishtinës.

Sipas Ramës, kjo faturë e përgjithësuar është plasuar në publik e pakompletuar.

Sepse, siç thotë ai, ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

“Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake” – ka shkruar Rama duke bashkangjitur edhe fatura tjera në rrjetin social “Facebook” më 10.05.2024.

Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajizuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit. Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake.

Për qëllime të transparencës së plotë, po e bashkangjesim faturën e përgjithësuar bashkë me faturat mbështetëse.

E lusim publikisht Shefin e Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të mos keqinformojë publikun dhe të mos ndërtojë opinion të rrejshëm për qëllime politike.

Në fund, e informojmë publikun se Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare me datën 02 maj 2024. Organet e Kryeqytetit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës me datën 08 maj 2024, brenda afatit ligjor të paraparë, dhe i kanë dërguar të gjithë dokumentacionin e kërkuar.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending