Connect with us

Infrastrukturë

Aktivisti nga Gjakova ironizon me rrugën që s’përfundoi “kurrë”

Published

on

Aktivisti nga Gjakova Ideal Zhaveli, përmes një aksioni simbolik ka ironizuar me punimet në rrugën Gjakovë-Dolc të cilat sipas pamjeve  duket se rruga s’kan përfunduar ende.

Punimet për zgjerimin e rrugës Gjakovë-Dollc kishin filluar më 15 mars të vitit 2019-të , në  kohën kur ishte ministër i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Infrastrukturë

Punimet në infrastrukturë po realizohen pa njoftime adekuate për qytetarët e Prizrenit

Published

on

Pnimet në infrastrukturë në rrugët e ndryshme brenda qytetit të Prizrenit prej disa muajsh po realizohen pa njoftime adekuate për qytetarët. Organet përgjegjëse komunale në fillim të vitit kanë njoftuar se do të ketë intervenime në infrastrukturë përfshirë atë nëntokësore, por nuk janë kujdesur që qytetarët të njoftohen me kohë se cilat rrugë do të bllokohen, për sa kohë dhe cila do të jetë alternativa për qarkullim të automjeteve dhe këmbësorëve.

Bazuar në vëzhgimin ditor një situatë e tillë ka krijuar vështirësi për pjesëmarrësit në komunikacion në rrugë të ndryshme pasi mungesa e njoftimeve adekuate e madje edhe tabelave njoftuese ka bërë që në shumë raste të ketë tollovi si dhe paqartësi sa i përket zgjidhjeve alternative për qarkullim.

Prandaj, EC rekomandon organet përgjegjëse komunale që në bashkëpunim me partnerët zbatues të ndërmarrin veprime për njoftimin me kohë të qytetarëve për intervenimet në infrastrukturë dhe atë duke përdorur kanale të ndryshme të komunikimit në mënyrë që të evitohen situatat e palakmueshme për pjesëmarrësit në komunikacion./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fatura milionëshe për “Arkitektin e Kryeqytetit”, reagon Përparim Rama

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, publikoi një faturë të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1,048,950.00, si e paguar nga Komuna e Prishtinës.

Sipas Ramës, kjo faturë e përgjithësuar është plasuar në publik e pakompletuar.

Sepse, siç thotë ai, ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

“Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake” – ka shkruar Rama duke bashkangjitur edhe fatura tjera në rrjetin social “Facebook” më 10.05.2024.

Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajizuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit. Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake.

Për qëllime të transparencës së plotë, po e bashkangjesim faturën e përgjithësuar bashkë me faturat mbështetëse.

E lusim publikisht Shefin e Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të mos keqinformojë publikun dhe të mos ndërtojë opinion të rrejshëm për qëllime politike.

Në fund, e informojmë publikun se Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare me datën 02 maj 2024. Organet e Kryeqytetit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës me datën 08 maj 2024, brenda afatit ligjor të paraparë, dhe i kanë dërguar të gjithë dokumentacionin e kërkuar.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Komuna kundërligjshëm dha leje për një “objekt të përkohshëm” në Dragodan, aty parashihej ndërtimi i çerdhes

Published

on

Objekti i përkohshëm, pa rregullore, me beton dhe armaturë! E pamë edhe këtë në Prishtinën “e përjetimeve”.

Një objekt i përkohshëm po ndërtohet me leje ndërtimore të lëshuar nga Komuna  e Prishtinës në parcelën kadastrale nr.10555-1 ZK Prishtinë në lagjen “Arbëria 3”. Pikërisht në këtë zonë, sipas planit urbanistik është paraparë që të ndërtohet një çerdhe për fëmijë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, leja për ndërtimin e këtij objekti të përkohshëm është lëshuar më 31 korrik 2023, nga Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës e cila udhëhiqet nga drejtori, Arbër Sadiki – gati një vit pasi Kuvendi Komunal i Prishtinës [më 25 nëntor 2022], kishte shfuqizuar Rregulloren për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm për persona fizikë dhe juridik.

Aktualisht Komuna e Prishtinës nuk ka në fuqi ndonjë rregullore për ndërtimin e objekteve të përkohshme, që nënkupton se pronari i tokës ku po ndërtohet objekti në Arbëri, Besim Pacolli, u pajis kundërligjshëm me leje ndërtimore për ndërtimin e një objekti të përkohshëm me destinim gjoja “zyrë administrative” deri në realizimin e projektit të çerdhes, të paraparë me plan urbanistik.

Ekipi i Gazetës Online Reporteri.net, gjatë të martës ka qëndruar në Dragodan dhe ka përcjellë nga afër punimet që po kryheshin për ndërtimin e objektit gjoja të përkohshëm.

Nga ajo që është parë në terren, objekti tashmë kishte bazamentin e betonit, shtyllat e betonit si dhe shtyllat e armaturës, të cilat ishin bërë gati për të vendosur pllakën e dytë të betonit, atë mbi katin përdhes. Po ashtu, bazamenteti nga ana e rrugës ishin të mbuluara me një ceradë të zezë, mbase për “t’i fshehur”.

Fill të nesërmen në mëngjes, pra të mërkurën, ekipi i gazetës Reporteri.net sërish ka qenë te zona në fjalë, ku është parë pompa e betonit dhe punëtorët që kishin nisur veçse vendosjen e pllakës së betonit për katin 0.

Reporteri.net po ashtu ka vërejtur që në ndërtimin e këtij objekti tash e dy javë po punohet edhe gjatë ditëve të fundjavave, përfshirë të dielën.

Për të marrë më shumë informacione që janë relevante dhe në interes të publikut, gazeta online Reporteri.net që nga e premtja e kaluar është në pritje të përgjigjeve nga Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga arkitekti Përparim Rama, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Pas insistimeve për të marrë përgjigje përmes email-it, redaksia të mërkurën ka kontaktuar direkt në telefon drejtorin e Inspekcionit, Florian Dushi. Dushi tha se të martën i ka pranuar pyetjet e dhe është në pritje të mbledhjes së informacioneve për të përpiluar raportin e detajuar./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending