Connect with us

Aktuale

“Brezovica 1”, drejtori i Parkut Kombëtar “Sharri” thotë se nga raportimet e rojtarëve kishin vërejtur që ishte degraduar parku

Published

on

Në seancën e të mërkurës në Gjykatën Themelore në Ferizaj në rastin e njohur si “Brezovica 1”, dëshmitari Bajram Kafexholli, drejtor në Parkun Kombëtar “Sharri”, tha se nga raportimet e rojtarëve kishin vërejtuar se ka degradim të parkut.

“Gjatë periudhës si drejtor i Parkut Kombëtar “Sharri”, në bazë të raportimeve të rojtarëve kemi vërejtur që ka degradim të parkut”, deklaroi Kafexholli.

Sipas tij, degradimi është bërë në atë mënyrë që është bërë hapja e rrugëve, hapje e traseve për ndërtime dhe prerje të masës drunore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Këto të gjetura, dëshmitari Kafexholli tha se janë raportuar në formë të shkruar dhe janë njoftuar organet përgjegjëse.

“Bëhet fjalë për zonën 2 dhe 3 të Prakut Kombëtar “Sharri”, zona e Brezovicës, kemi njoftuar Inspektoratin e Ministrisë, pastaj kryeshefin e Agjencionit dhe stafin e Ministrisë. Pastaj, kemi dërguar edhe raporte në Inspektoratin e Komunës së Shtërpcës”, tha ai.

Kafexholli tha se detyrat e Drejtorisë së Parkut janë të specifikuara në Ligjin për mbrojtjen e natyrës, por që qëllimi kryesor është mbrojtja e vlerave natyrore.“…kryen veprimtarinë e mbrojtjes, mirëmbajtjes dhe përparimit të zonës së mbrojtur me qëllim të ruajtjes së natyrës burimore dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të të mirave të natyrës si dhe mbikëqyrjen e zbatimit dhe kushteve të masave të mbrojtjes në zonën që administrohet, por qëllimi kryesor është mbrojtja e vlerave natyrore, për çka edhe është shpallur si Park Kombëtar”, tha dëshmitari.

Ai tha se Parku Kombëtar “Sharri” funksionon prej vitit 1986, kur dhe është shpallur Park Kombëtar, fillimisht në një sipërfaqe prej 39 mijë hektarë, ndërsa në vitin 2012 është bërë zgjerimi në rreth 54 mijë hektarë./Media Ndërtimi

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending