Connect with us

Infrastrukturë

Maqedoni e Veriut: Qeveria ndërpreu marrëveshjen për fabrikën e veturave elektrike në Tetovë

Published

on

Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale e Maqedonisë së Veriut, si përfaqësuese e Qeverisë në Marrëveshjen për ndarjen e ndihmës shtetërore me kompaninë e.Go për ndërtimin e fabrikës së veturave elektrike në Tetovë, bën të ditur se ndërpritet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike, transmeton Portalb.mk.

Kjo drejtori informoi se ndërprerja e dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani.

“Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”, informojnë nga Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale.

Ata theksuan se përkundër kërkesave të investitorit, deri më tani nuk i janë ndarë mjete kompanisë.

“Për të gjitha hapat e mëtejshëm lidhur me këtë projekt dhe aktivitetet e mëtejshme lidhur me realizimin e mundshëm, Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, si përfaqësuese e Qeverisë në këtë kontratë, si edhe më parë, do të veprojë plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe do të ofrojë informacion në kohën e duhur”, përfunduan nga kjo Drejtori.

Në janar 2024 Portalb.mk riaktualizoi këtë problematikë se përse nuk kanë filluar ende punët në terren, por nga institucionet shtetërore nuk jepnin përgjigje se ku ka ngecur procedura, ata bartnin përgjegjësi te njëra tjetra, pavarësisht se investimi u mor me shumë vrull.

Nga e thëna në të bërë ka një mal të tërë: Shumë premtime, (as)pak aktivitete në terren

Në seancën e Qeverisë të RMV-së me 11 gusht 2022 u miratua ndihma shtetërore për fabrikën e re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë.

Ndërkaq për të shënuar fillimin e punimeve të cilat nuk përfunduan asnjëherë deri më tani, Qeveria e RMV-së e udhëhequr nga ishkryeministri Dimitar Kovaçevski më 13 gusht 2022 u mblodhën në Tetovë në Zonën për Zhvillim Industrial dhe Teknologjik.

Pesë muaj më vonë, me 30 janar 2023 drejtori i Zonës Teknologjike Industriale Zhvillimore, Jovan Despotoski, shpjegoi se ka pasur problem me parcelën ku u vu gur themeli dhe se ishte gjetur zgjidhje në një parcelë pranë saj dhe se punimet do fillojnë së shpejti, kurse premtoi se do përfundojnë në afatin e paraparë në vitin 2024.

Dy muaj më vonë, me 24 mars 2023, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se për një muaj do të fillonte ndërtimi, por as kjo nuk u bë.

Me 6 prill 2023, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se fabrika për automjete elektrike në zonën në Tetovë në pajtim me marrëveshjen nuk ka marrë asgjë si ndihmë shtetërore dhe nuk do të marrin ndihmë derisa nuk fillojnë me aktivitete.

Ndërsa një vit pas hedhjes së gur themelit, opozitarja VMRO-DPMNE me 12 gusht 2023 pyeti pushtetin, LSDM-në dhe BDI-në se ku është kjo fabrikë që ata e premtuan dhe e shënuan me festë.

Në janar 2024 institucionet bartnin përgjegjësinë te njëra tjetra për procedurën se ku ka ngecur ky proces.

Përndryshe, investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Ahen, Gjermani në TIRZ Tetovë pritej të hapë tre deri në katër mijë vende të reja pune./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Manchester City planifikon vendosjen e pothuajse 11,000 paneleve diellore

Published

on

Klubi futbollistik Manchester City ka ndërmarrë një iniciativë të madhe për instalimin e pothuajse 11,000 paneleve diellore në qendrën e tyre stërvitore dhe në stadiumin Joie.

Ky projekt ambicioz ka për qëllim të bëjë klubin një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë së rinovueshme në botën e futbollit dhe është një hap i rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë mjedisore.

Panelet diellore do të instalohen në të gjithë sipërfaqet e mundshme, duke përfshirë çatitë e ndërtesave dhe hapësirat e hapura të qendrës stërvitore. Kjo do të ndihmojë në uljen e gjurmës së karbonit të klubit, duke prodhuar energji të pastër dhe të rinovueshme për të përmbushur nevojat energjetike të objekteve të tyre.

Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të klubit për të promovuar praktika të gjelbra dhe për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit. Projekti i paneleve diellore pritet të prodhojë një sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike, e cila do të përdoret për të fuqizuar stadiumin, qendrën stërvitore dhe pajisjet e tjera të klubit.

Kjo energji e prodhuar nga burimet diellore do të zvogëlojë varësinë e klubit nga burimet e energjisë fosile dhe do të ndihmojë në reduktimin e emisioneve të gazrave serrë.

Përveç përfitimeve mjedisore, ky projekt gjithashtu do të sjellë përfitime ekonomike për klubin. Duke përdorur energji diellore, Manchester City do të mund të ulë kostot e tij operacionale dhe të investojë më shumë në përmirësimin e pajisjeve dhe në zhvillimin e lojtarëve.

Ky projekt është një shembull i shkëlqyer i mënyrës se si klubet sportive mund të marrin një rol aktiv në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore. Ky hap i Manchester City është pritur me entuziazëm nga tifozët dhe komuniteti më i gjerë futbollistik./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Tregjet më të mira dhe më të këqija të pronave në Evropë

Published

on

Rendimenti (yield) i qirasë, kthimi vjetor nga dhënia me qira e një prone, është thelbësor për investitorët e pasurive të paluajtshme. Rendimente më të larta, do të thotë kthime më të mira.

Kur bëhet fjalë për investime në pasuri të paluajtshme, rendimenti i qirasë – i përcaktuar si kthimi vjetor nga dhënia me qira e një prone – është një metrikë kritike.

Rendimentet më të larta të qirasë, tregojnë kthime më të mira nga investimi, thelbësore për çdo investitor të zgjuar.

Për ta ilustruar, le t’i zbërthejmë fjalët në shifra: blerja e një prone për 500,000 € dhe fitimi i një qiraje mujore prej 2,000 € (ose 24,000 € në vit), rezulton në një rendiment bruto vjetor të qirasë, prej 4.8%. Pas llogaritjes së taksave dhe shpenzimeve të tjera administrative, yield-i neto do të jetë më i ulët.

10 vendet më të mira në Europë sipas rendimentit të qirasë

Letonia, Irlanda dhe Italia kryesojnë listën e vendeve me rendimente mesatare shumë të forta të qirasë, duke sinjalizuar mundësi kryesore për investitorët. Letonia, me rendimentin e qirasë 8.06%, shquhet si më e larta në Europë.

Nëse rendimentet aktuale të qirasë, mbeten të qëndrueshme, do të duheshin afërsisht 12 vjet të ardhura nga qiraja, për të rikuperuar një investim fillestar të pronës në Letoni. Në Irlandë dhe Itali, sasia e viteve të nevojshme, do të ishte përkatësisht trembëdhjetë dhe katërmbëdhjetë.

Letoni – 8.06%

Irlandë – 7,85%

Itali – 7.38%

Rumani – 6.63%

Lituani – 6,44%

Turqi – 6.36%

Mbretëria e Bashkuar – 6.21%

Spanjë – 6.17%

Maqedonia e Veriut – 6.00%

Mali i Zi – 5,95%.

10 qytetet më të mira në Europë sipas rendimentit të qirasë

Dublini kryeson, me rendiment mesatar të qirasë 7.33%. Brenda Dublinit, apartamentet me dy dhoma gjumi, përfaqësojnë një investim fitimprurës.

Stambolli dhe Riga, janë gjithashtu opsione tërheqëse, me rendiment mesatar të qirasë 6.6% dhe 6.5%.

Dublin, Irlandë – 7.33%

Stamboll, Turqi – 6.63%

Riga, Letoni – 6.46%

Bukuresht, Rumani – 6.36%

Podgoricë, Mali i Zi – 5.7%

Lisbonë, Portugali – 5.65%

Londër, MB – 5.59%

Bruksel, Belgjikë – 5.54%

Varshavë, Poloni – 5.51%

Vilnius, Lituani – 5.47%.

10 vendet më të këqija në Europë për nga rendimenti i qirasë

Luksemburgu, që ofron rendimentin më të ulët 2.67%, është më pak tërheqës për të ardhurat nga qiraja e pronave.

Në Luksemburg, një apartament me dy dhoma gjumi, ka një çmim mesatar blerjeje prej 1.2 milionë euro. Megjithatë, me një qira mesatare mujore prej 2,800 €, ky investim jep një kthim bruto nga qiraja prej vetëm 2.7%.

Në Luksemburg, një investitori do t’i duheshin mesatarisht 37 vjet për të shlyer investimin fillestar të strehimit nëpërmjet qirave, duke supozuar rendimente të vazhdueshme. Zvicra e ndjek nga afër, e cila kërkon 33 vjet.

Investitorët e pasurive të paluajtshme, që synojnë të maksimizojnë kthimet, mund të dëshirojnë të largohen nga këto tregje.

Luksemburg – 2.67%

Zvicër – 3.05%

Austri – 3,59%

Maltë – 3,66%

Gjermani – 3.74%

Norvegji – 3,79%

Republika Çeke – 3,95%

Danimarkë – 4,16%

Belgjikë – 4.20%

Finlandë – 4,24%.

10 qytetet më të këqija në Europë nga rendimenti i qirasë

Oslo ka rendimentin më të ulët, 2.46%. Për shembull, një apartament me një dhomë gjumi, do t’i kushtonte një investitori 379,731 €, dhe vetëm merr një qira mesatare mujore € 894, duke rezultuar në një rendiment prej vetëm 2.83%.

Zyrihu renditet si qyteti i tretë më pak tërheqës, për të ardhurat nga qiraja e pronave. Investitorit do t’i duhet të investojë 1.1 milion €, për të blerë një apartament me dy dhoma gjumi në Zyrih, por me një qira mesatare mujore prej 2,538 €, rendimenti vjetor bruto është vetëm 2.8%.

Oslo, Norvegji – 2.46%

Luksemburg, Luksemburg – 2.71%

Zyrih, Zvicër – 2.79%

Vjenë, Austri – 3.64%

Valleta, Maltë – 3,67%

Helsinki, Finlandë – 3.8%

Berlin, Gjermani – 3.83%

Sofje, Bullgari – 4.04%

Pragë, Republika Çeke – 4,05%

Bratislavë, Sllovaki – 4,11%. /Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Rrënohet stadiumi “Jahja Danuza” bëhet shesh i qytetit të Rahovecit!

Published

on

Stadiumi i deritashëm i Rahovecit “Jahja Danuza” sot ka parë makineritë e para në tribuna dhe ka nisur të rrënohet. Kjo, pasi që Komuna e Rahovecit ka për qëllim të ndërtojë shesh qendror për qytetin në fjalë pikërisht në vendin ku gjindej stadiumi.

Ndërkaq, KF Rahoveci ka dalë me një komunikatë lidhur me rastin në fjalë, derisa ka uruar që të kryhen sa më shpejt punimet në qendrën e re sportive të qytetit, pasi që shkolla e futbollit ku stërviten fëmijët nuk mund të funksionojë pa stadium.

Komunikatë zyrtare e klubit

Ju njoftojmë që sot në orët e para të ditës ka filluar tê rrënohet stadiumi i qytetit ,,Jahja Danuza” nga punëkryesi që është i kontraktuar nga Komuna e Rahovecit, me qëllim të ndërtimit të sheshit qëndror të qytetit tonë.

Ne si klub kishim një marëveshje paraprake me Komunën e Rahovevit të cilët na kishin premtuar dhe janë zotuar që stadiumi i qytetit nuk do të rrënohet pa u krijuar një alternativ tjetër për të zhvilluar garat dhe për të stërvitur, ne në vazhdimsi kemi komunikuar me DKRS-në të cilët janē të njoftuar mirë me kërkesat tona elementare për të na mundësuar kushte optimale për të zhvilluar gara dhe për tu stërvitur.

Realishtë komuna na ka mirëkuptuar dhe priti përfundimin e kampionatit që ne ta përfundojmë në shtëpinë tonë, por që tani brenga jonë është shkolla e futbollit ku janë të anëtarësuar qindra fëmijë e që fatëkeqësishtë nga sot nuk kanë ku të stërviten perderisa nuk përfundojnë punimet në qendrën e re sportive!

Lutemi dhe urojmë në një zgjidhje sa më të shpejtë ti bëhet shqetsimeve tona./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending