Featured
Java e tretë e aksionit ARRSH-IKMT për pastrimin e akseve kombëtare
Në javën e tretë të ndërhyrjes në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit pastruan një pjesë tjetër aksesh rrugore kombëtare.
Gjatë ndërhyrjes në Fushë Krujë-Ura Drinit-Lezhë (në të dy drejtimet) u hoqën 60 tabela informacioni e reklamimi të përmasave të ndryshme. Gjithashtu, në këtë segment është shembur një objekt dykatësh dhe 5 konstruksione të lehta për shitje ambulante.
Në aksin që lidh Peqinin me Rrogozhinën është ndërhyrë në dy drejtimet duke hequr 35 tabela të përmasave të ndryshme, një kioskë dhe dy konstruksione shitjesh ambulante.
ARRSH dhe IKMT kanë pastruar edhe aksin Rrogozhinë-Fier në të dy drejtimet duke hequr 33 tabela informuese të subjekteve të ndryshme dhe shembur 6 konstruksione të lehta që shërbenin për shitje ambulante.
Gjatë javës së ardhshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit do të ndërhyjnë në akset Fier-Kakavijë dhe Lezhë-Shkodër.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale2 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë2 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Ministria e Infrastrukturës mbështet Vushtrrinë me 600 mijë euro për asfaltimin dhe rehabilitimin e rrugëve