Connect with us

Aktuale

Komuna e Kamenicës njofton pronarët për prerjen e drunjëve në pyjet private

Published

on

Zyra e Agjencionit Pyjor – Njësia në Kamenicë, njofton pronarët e pyjeve se afati për parashtrimin e kërkesave për prerjen e drunjëve në pyjet private për vitin 2024 është nga data 07.02.2024 deri më datën 31.03.2024.

Dokumentet që duhet të plotësohen për aplikim për marrje të Lejes për damkim-prerje në pyje private në rast se ngastra në fjalë lejon shfrytëzim janë:

  1. Kërkesa për aplikim (apo plotësimi i aplikacionit për aplikim);
  2. Kopja e dokumentit të identifikimit (leternjofimi);
  3. Fleta Poseduese (çertifikata e pronësisë e cila duhet të jetë më e re se 6 muaj);
  4. Kopja e planit për ngastrën në fjalë me koordinata në çdo thyerje të ngastrës së paku katër pika. Koordinata duhet të jetë original nga Zyra Kadastrale e jo të shkruara me dorë.

Kërkesat dorëzohen te Zyra e Agjencionit Pyjor – Njësia në Kamenicë.

Vërejtje: Çdo prerje pa damkosje me çekan dhe pa leje për perje paraqet shkelje të Ligjit mbi Pyjet e Kosovës.

Kërkesat e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen nga AKP-Njësia Kamenicë./Media Ndërtimi

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending