Trashëgimia
Qyteti historik italian paguan 2 mijë euro për këdo që shkon të jetojë atje
Një qytet italian është ofruar të paguajë 2,000 euro për çdo person që do të pranojë të jetojë atje, raporton gazeta britanike “The Independent”
Nicola Gatta, kryebashkiaku i Candelas, një qytet i vogël në Puglia, e ka bërë ofertën me shpresën se do të mposhte plakjen e popullsisë së qytetit.
Gatta tha për “CNN Travel” se dëshiron ta ngrejë numrin e popullsisë deri në 8,000 banorë, si në vitet 1990, kur qyteti njihej si “Napoli e vogël”.
Sot Candela ka vetëm 2.700 banorë.
Popullsia në rënie e qyteteve të vogla historike të Italisë ka qenë çështje diskutimi për dekada të tëra. Shumë njerëz emigruan pasluftës, dhe që atëherë popullsia në këto zona po shkon drejt plakjes dhe shtrydhjes ekonomike.
Shumë prej tyre janë përpjekur të gjejnë zgjidhje.
Një qytezë e vogël në Lazio, ka vetëm 12 banorë të përhershëm por e ka shfaqur veten si një pushim i përsosur për tu shkëputur sado pak nga Roma.
Strategjia ka funksionuar aq mirë sa numrat e vizitorëve janë rritur nga 40,000 deri në 800,000 në vit, diçka që ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, kohët e fundit e quajti “një shembull për të gjithë”.
Banesat e braktisura janë shndërruar në “hotele të vogla”, duke siguruar të ardhura për qytetet si dhe vende pune për vendasit.
Ndërsa në Kalabri, refugjatët po frymëzojnë mundësinë për një jetë të re, sidomos në Riace, një qytet i cili ka qenë i braktisur nga vendasit.
Autori Roberto Saviano tha në një intervistë të kohëve të fundit se refugjatët dhe emigrantët janë e ardhmja e ekonomisë së Italisë.
Trashëgimia
Hora e Arbëreshëve, një pikëtakim mes shqiptarëve nga të gjitha trevat
Trashëgimia
Komisioni Evropian shpall shtatë vende të reja që marrin Etiketën e Trashëgimisë Evropiane
Trashëgimia
Shumica e grave në Maqedoninë e Veriut heqin dorë nga trashëgimia e pronës
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Infrastrukturë1 day ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Velipoja me gërmadha, rrënimi i objekteve prishin imazhin në prag të sezonit veor
-
Infrastrukturë22 hours ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena