Connect with us

Aktuale

“7 qiejt”, mesazhi i obeliskut “NEWBORN” po formësohet në 16 vjetorin e Pavarësisë

Published

on

Krijuesi i obeliskut “NEWBORN”, Fisnik Ismaili në një prononcim për Ekonomia Online ka treguar për kuptimin e këtij objekti për 16-vjetorin e Pavarësisë. Ai ka thënë se obelisku këtë vit do të jetë pa gjemba, pasiqë këtë vit kosovarët mundën të udhëtojnë pa viza.

Ai ka deklaruar se gjysma e punës ka përfunduar dhe se do të jetë e gatshme për 17 shkurt.

“Çka po shihet këtu 60 për qind e punëve janë kryer, një ditë para pavarësisë punimet kryhen, largohen skelet dhe në ditë të pavarësisë është monumenti i kryer e nuk e vonojmë. Titulli është 7 qiejt, para disa viteve ka qenë një qiell me tela e gjemba si mesazh botës që na izoluar, 7 qiej, 7 shkronja, secila shkronja ka diçka të një qyteti ku mundemi me shku, është mesditë, duke perënduar dielli ose natë ose duke lindur dielli në ato 7 qytete që kemi i qit në shkronja”, deklaroi ai.

“Tregimi për “NEWBORN-i” është libër në veti, me pak fjalë ai ka qenë ide ku ne kemi dashur ta përshkruajmë ditën e shpalljes së pavarësisë më një fjalë, dhe qëllimisht është zgjedhur fjala në anglisht për ti a dhënë mesazhin krejt  botës”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka folur edhe për propozimet që kanë shkuar në adresë të tyre, duke veçuar një për Gjykatën Speciale.“Idetë për mesazh mundet me jep çdokush, është komisionin në institut të mbrojtjes që e aprovon  ose jo, përkrahje s ka, kushdo që mundohet me dal në ide duhet me dal e me ngjyros me financim të vetin që është sfidë, din me u bë shumë ftoftë, merr ditë me ngjyros, për momentin jemi ne. Propozime ka pas një herë, ka pasur të bëj me Gjykatën Speciale dhe  se me çka po ndodh UÇK qysh po i njolloset emri”.

Ismaili tregoi edhe mesazhin e parë të publikuar më 17 shkurt 2008.

“Koncepti i parë ka qenë nënshkrimi ku njerëzit janë ndjerë kinse po e nënshkruajnë deklaratën e Pavarësisë në monument dhe çdo vjet sa herë që ngjyrohet jep mesazh në krejt botën se mesazhi ka të bëj me Kosovën në raport me botën”, u shpreh ai.Por si erdhi ideja që një monument i tillë, që të shpërndahen nëpër gjithë botën, tregon vetë Ismaili.

“Unë kam jetuar për 13 vite në Angli, në çdo reportazh e artikull që i kam parë për Kosovën, ndonëse ishin të mira fotografitë imazhi ka qenë një shtëpi pa kulm, një plak pa dhëmb, një fëmijë duke u ‘qyrrav’, kurrë s’ka pasur asnjë fotografi më të mirë që tregon se ne dimë më mirë, dhe ajo ka qenë nxitësi kryesor pse e kemi bërë “NEWBORN-in” dhe kemi dashur me dal në çdo gazetë e që ka dal pas shpalljes të Pavarësisë”, u shpreh Ismaili.

Tutje, ai tregoi edhe problemet me të cilat është ballafaquar ndërvite  për monumentin i cili tashmë ka zënë vendin e vet.

“Propozimi është bërë 11 ditë para shpalljes të pavarësisë mandej na u është dashur shumë mund atyre që e kanë organizuar atë se çfarë po duam të bëjmë, dhe tri ditë para shpalljes të pavarësisë kanë thënë po e pranojmë si pjesë zyrtare e manifestimit, e mandej ka dal që është pjesa më kryesore pas shpalljes së pavarësisë, e ka kulmuar mbrëmjen dhe atu si ka përfunduar përkrahja nga pushteti. Pesë vite nuk më kanë lënë më ngjyros, i kemi pasur disa probleme, kyçja në politikë i ka bërë njerëzit me ngurru ndonëse “NEWBORN-i” asnjëherë s’ka jep mesazhe politike mirëpo që ka të bëj me Kosovën nëpër botë, ambienti, viktimat e luftës, Gjykata Speciale, muret domethënë mesazhe të forta me të cilat Kosova  është ndërlidh me botën, tash është në mbrojtje në institutin e mbrojtjes së monumenteve, para 3 vjet iu ka bë bazamenti, çdo send është dashur me shty , por sot e ka krijua venin, traditën e vet”, u shpreh ai./Media Ndërtimi

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending