Connect with us

Infrastrukturë

Hidrogjeni në Bulqizë, eksperti francez: Përfitime kolosale nga zbulimi i ri nëntokësor

Published

on

Rezervuari masiv i hidrogjenit i zbuluar nën një minierë shqiptare po bën xhiron e Botës. Bulqiza nuk po lakohet vetëm si një nga minierat më të mëdha të kromit në Tokë, por edhe si vendi që përmban gjithashtu një rezervuar të madh hidrogjeni, një burim potencial i energjisë së pastër.

Në studimin e ri, shkencëtarët zbuluan rezervuarin falë reve të mëdha të gazit të hidrogjenit që rrjedhin nga pellgjet e ujit brenda minierës së Bulqizës.

Laurent Truche, profesor i Universitetit Grenoble Alpes në Francë u shpreh se ajo që kanë vëzhguar në minierë të lë pa fjalë.

“Ne kemi parë shumë burime hiper alkaline në mbarë botën. Ajo që ne kemi vëzhguar thellë në minierë është një dimension tjetër dhe shndërron një pishinë kulluese brenda një galerie miniere në një xhakuzi 30 metra katrorë që të lë pa frymë, që gufon me hidrogjen pothuajse të pastër“, tha Truche.

Sipas studimit, deri në 55,000 ton hidrogjen mund të fshihen në rezervuarin nën minierë – mjaftueshëm për të mbajtur rrjedhën e lartë për 238 vjet, sipas studimit.

Por hidrogjeni i Bulqizës veçohet nga ai që sot prodhohet kudo në Botë. Biznesi i sotëm i hidrogjenit është shumë ndotës.

Rreth 90 milionë tonë hidrogjen prodhohen çdo vit, duke siguruar të ardhura prej mbi 150 miliardë dollarë.

Pse është i rëndësishëm hidrogjeni? Përveç përdorimit për përpunimin e naftës dhe prodhimin e metanolit për përdorim në plastikë, hidrogjeni shfrytëzohet për prodhimin e pothuajse të gjithë amoniakut industrial të botës.

Ky i fundit është përbërësi kryesor në plehrat kimike. Pa praninë e tij, bie prodhimi bujqësor dhe me qindra miliona njerëz do të vuanin nga uria.

Problemi është se hidrogjeni nuk është si energjia elektrike e rinovueshme. Këshilli i Hidrogjenit, një konsorcium industrial, llogarit se rreth 350 projekte të mëdha janë duke u zhvilluar globalisht për prodhimin e hidrogjenit të pastër.

Djegia e një kilogrami hidrogjen, siguron 2.6 herë më shumë energji se djegia e një kilogrami gaz natyror. Deri më sot nuk ka asnjë burim natyror të hidrogjenit. Nuk e dimë ende nëse një i tillë është në Bulqizë./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending