Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Lipjanit pretendon që MPB-ja tash e dy vite po e pengon ndërtimin e Parkut për qytetarët

Published

on

Komuna e Lipjanit po pretendon që Ministria e Punëve të Brendshme është duke e penguar një projekt të rëndësishëm për qytetarët. Kjo për shkak se ministri, Xhelal Sveçla nuk po e jep dritën ‘jeshile’ për zhvendosjen e Qendrës së Regjistrimit të Dokumenteve, në një pjesë tjetër të qytetit.

Kërkesa e kryetarit ndaj ministrit, po bëhet tash e dy vite.

Hapësira që po shfrytëzohet nga MPB, është pronë e komunës. Por, asnjë përgjigje nuk kanë pranuar deri tani. Ndërkohë, kryetari ka paralajmëruar masa, shkruan Insajderi.

Tri herë radhazi, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, me kërkesën e vetme: Lirimin e ndërtesës në shfrytëzim së Qendrës së Regjistrimit Civil.

Kjo, për shkak se kryetari po planifikon ndërtimin e një Parku për lipjanasit.

Kërkesa fillestare është ajo e datës 4 prill të 2022-ës.

Me 24 maj të 2023-ës, sërish Ahmeti e njoftonte Sveçlën edhe për objektin tjetër që i kishte në shërbimin për të kryer regjistrimet e qytetarëve, ia kishte ofruar ndërtesën e Qendrës për Punë Sociale.

Sërish nuk kishte pranuar përgjigje dhe projekti për ndërtimin e Parkut të Qytetit po vazhdon të mbetet peng,për shkak mos-veprimit të ministrit.

Së fundmi me kërkesën e njëjtët i është drejtuar edhe me 3 janar.

Kryetari, Imri Ahmeti përmes një imelli të përcjellur në adresë të ministrisë dhe vet ministrit, Xhelal Sveçla, e të cilën e ka siguruar Insajderi, tregon se ka ofruar zgjidhje.

Ai thotë se kushtet e ndërtesës të Qendrës për Punë Sociale, janë të mira dhe mund të kryhen shërbimet ndaj qytetarëve.

Madje, thekson se edhe personeli i ARC-së ishte pajtuar me zhvendosje, krejt çka duhet është nënshkrimi i ministrit.

Kryetari bën me dije se edhe pse po bëhen 2 vite që kanë parashtruar kërkesën e parë, e pastaj edhe një mori dokumentesh të kërkuara nga zyrtarë të ministrisë, nuk kanë pranuar ndonjë përgjigje.

Ahmeti tregon se arsyeja e kësaj kërkesë është “realizimi i një projekti të rëndësishëm për komunën”

Ndërkohë, ai potencon se edhe punimet aktuale që po kryhen në atë pjesë ku kryhen shërbimet e AC-së,  do të sjellin rrezik të lartë sipas tij për sigurinë fizike të kësaj ndërtesa./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending