Connect with us

Infrastrukturë

Përfundojnë punimet për rindërtimin e rreth 4500 apartamenteve për familjet e prekur nga tërmeti në Shqipëri

Published

on

Rindërtimi vijon të mbetet ende një program i hapur që me shumë gjasa do të shkojë përtej vitit 2024.

Qysh nga nisja në vitin 2020 e deri më sot ka qenë e vështirë të bëhet një bilanc për pikën ku ndodhemi për shkak të copëzimit në disa njësi zbatuese por edhe të ndryshimeve në kalimin e përgjegjësisë për këtë program.

Së fundmi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë iu përgjigj një kërkesë për informim mbi këtë ecurinë e këtij procesi duke dhënë kështu për herë të parë numrin total të njësive individuale të përfunduara në gjithë vendin në kuadër të këtij program si dhe të apartamenteve.

“Në territorin administrativ të bashkive të prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 janë rindërtuar në total rreth 2250 banesa individuale nga njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore. Vazhdojnë punimet për përfundimin e banesave individuale që janë në proces rindërtimi.

Kanë përfunduar punimet për rindërtimin e rreth 4500 apartamenteve nga njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe nga donatorë të ndryshëm. Janë në proces rindërtimi dhe në pritje për tu përfunduar rreth 125 ndërtesa me njësi banimi (pallat)” thuhet në përgjigjen e MIE.

Mbetet e paqartë sesa është numri i apartamenteve që përfshihen në këto ndërtesa me njësi banimi. Shpenzimet faktike për procesin e rindërtimit deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 92 miliardë lekë apo rreth 885 milionë euro. Këto shpenzime përfshijnë financimin e programit në 11 bashki të prekura në vend nga tërmeti i 26 nëntorit 2019./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending