Connect with us

Ambienti

Punëtorët e kompanisë “Pastërtia” në Ferizaj, kërkojnë kushte më të favorshme për punë

Published

on

Tash e disa ditë mbeturinat në Ferizaj nuk janë hequr nga kompania “Pastërtia” pasi punëtorët e saj janë futur në grevë. Ata kërkojë përmirësim të kushteve dhe përgjegjësi nga drejtuesit e kompanisë.

Në kompani thonë se nuk kanë asnjë shkresë zyrtare lidhur me kërkesat e punëtorëve dhe se është penguar puna e kryeshefit për çka një punëtor është shoqëruar në polici.

“Ne vetëm po i kërkojmë të drejtat të punës që të pajisen me rroba të punës e doreza, rritjen e pagave dhe të kujdestarisë. Këto janë kushtet e punëtorëve të punës, për të dal me kryerjen e shërbimeve për qytetarët”, thotë Bashkim Danqi, punëtor në kompaninë “Pastërtia”.

“Të enjten më është pamundësuar hyrja në kompani nga një person. Jam detyruar që të thërras institucionet përkatëse në këtë rast policinë, e cila e ka bërë zhbllokimin e hyrjes. Unë kam ardhur në zyrë, ata i kanë bërë punët e veta dhe mbrapa nuk ka pasur kërkesa të tjera, përpos ditën e nesërme ka ndodhur një peticion i nënshkruar nga 63 ose 64 punëtorë të departamentit operativ të cilët kanë parashtruar kërkesat te Bordi dhe jo shkarkimin tim”, ka deklaruar kryeshefi, Basri Syla.

Lidhur me situatën e krijuar, LDK në Ferizaj ka fajësuar krerët e komunës.

“Si pasojë e politizimit të kësaj kompanie është edhe keqmenaxhimi i saj me këtë rast kërkojmë shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie. Poashtu kërkojmë nga fajtori kryesor që në këtë rast është kryetari i komunës, zotëri, Aliu që të bisedojë me sindikalistët dhe të arrin një zgjidhje në mënyrë që sa më parë punëtorët t’i kthehen punës”, ka thënë Besim Haziri.

Në komunë thanë se do të ndërmerren hapa konkret në pajtim me ligjet në rast të mosrealizim të kontratës.

“Hapat që duhet që janë ligjor është komunikimi dhe lidhje me kompanitë e tjera qoftë publike ose private dhe prishja e kontratës ose marrja e licencës dhe të drejtës për operim ndaj KRM ‘Pastërtisë”, ka thënë Lulzim Aliu, nënkryetar i Ferizajt.

Ndërkohë në mbrëmje punëtorët e kompanisë “Pastërtia” u panë duke i mbledhur mbeturinat nga qyteti./Media Ndërtimi

Ambienti

Nga prilli deri në dhjetor 2023, temperatura mesatare e sipërfaqes së detit ishte shumë mbi mesatare

Published

on

Nga prilli deri në dhjetor 2023, temperatura mesatare e sipërfaqes së detit ishte shumë mbi mesataren, duke arritur kulmin në gusht me një rekord të lartë të të gjitha kohërave.

Këto temperatura kanë shkaktuar valë të nxehta detare në mbarë botën, të cilat mund të kenë efekte të tmerrshme në biodiversitetin detar.

Edhe pse pjesërisht për shkak të fenomenit ‘El Niño’, ai aktual është më i dobët se në vitet 2015-2016 dhe 1997-1998, megjithatë temperaturat e detit i tejkalojnë ato periudha deri më tani.

SST-të e larta jashtë Paqësorit tropikal gjithashtu luajtën një rol të rëndësishëm në SST-të globale që thyen rekord. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Atlantikun e Veriut, ku SST-të mbetën në nivele rekord për kohën e vitit nga qershori deri në dhjetor. Nga qershori deri në gusht pati një sërë valësh të nxehta detare nëpër sektorë të mëdhenj të Atlantikut të Veriut.

SST-të ishin gjithashtu shumë më të ngrohta se mesatarja në Atlantikun tropikal. Këto kontribuan në aktivitetin e stuhive më të larta se mesatarja gjatë sezonit të uraganeve, duke u renditur në vendin e katërt për numrin e stuhive të përmendura në një vit në një rekord që shkon prapa në vitin 1950. Ishte gjithashtu numri më i lartë i stuhive të emërtuara nga çdo stuhi e ndikuar nga El Niño vit.

Valët e të nxehtit detar u vunë re në pjesë të Oqeanit Paqësor të Veriut dhe Oqeanit Indian, rreth Zelandës së Re, në Gjirin e Meksikës dhe Detin e Karaibeve dhe në Detin Mesdhe. Këto mund të kenë ndikime të rëndësishme dhe ndonjëherë shkatërruese në ekosistemet e oqeanit dhe biodiversitetin, dhe të çojnë në ndikime socio-ekonomike për shkak të efekteve të tyre në peshkim, akuakulturë, turizëm dhe industri të tjera./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve!

Published

on

Organizatë joqeveritare ‘EcoZ’ fton të bashkohenu në kampanjën për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve.

Hidrocentralet në Parkun Kombëtar të Sharrit kanë ndikuar në mirëqenien e banorëve dhe kanë ndryshuar tashmë në mënyrë kritike habitatet ujore.

“Bashkohuni me ne më 07 Maj në orën 10:00 për të shfaqur solidaritetin tuaj dhe për të kërkuar masat e nevojshme për të ruajtur pasuritë natyrore që këto hidrocentrale po i rrezikojnë.

Kjo kampanjë implementohet në bashkëpunim me Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe.|, shkruan në njoftimin e EkoZ./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Markat e njohura të modës “Zara” dhe “H&M” akuzohen për shpyllëzimin dhe grabitjen e tokava në Brazil

Published

on

Markat e njohura të industrisë së modës si “Zara” dhe “H&M” shesin veshje të prodhuara nga pambuku i punishteve të Brazilit. Ky prodhim lidhet me shpyllëzimin dhe grabitjen e tokave, sipas një hulumtimi të ri.

Përpara se të mbërrijnë në vitrinat e gjigantëve të modës si Zara dhe H&M, pantallonat e pambukta, këmishat dhe çorapet lënë pas në Brazil gjurmë shpyllëzimi, grabitje tokash dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Edhe pse shumë prej tyre mbajnë etiketën e një produkti të qëndrueshëm, një hetim njëvjeçar i shoqatës “Earthsight” në Mbretërinë e Bashkuar, ka hulumtuar në mënyrë të detajuar lidhjen ndërmjet të korrave në Brazil, prodhuesi i katërt më i madh në botë i pambukut, dhe markave europiane. “Earthsight” analizoi pamje satelitore, bilance transporti, arkiva publike dhe vizitoi rajonit e prodhimit, në mënyrë që të vërtetojë “zgrapjen” e 816 mijë tonëve pambuk.

Sipas raportit, lënda e parë prodhohej specifikisht për tetë kompani aziatike të cilat, në periudhën 2014-2023, prodhuan rreth 250 milionë artikuj pakice. Sipas hetimit, shumica e tyre furnizoi kryesisht kompanitë e veshjeve “Zara” dhe “H&M”.

“Është tronditëse të shohësh lidhjen mes këtyre markave të njohura botërore, që dukshëm nuk përpiqen të kontrollojnë zinxhirët furnizues, në mënyrë që të dinë se nga vjen ky pambuk dhe çfarë ndikimi shkakton” – thotë për DW drejtuesi i kërkimeve mbi shpyllëzimin në “Earthsight”, Rubens Carvalho.

Problemi qëndron që tek burimi: pambuku për eksport kultivohet kryesisht në pjesën perëndimore të shtetit Bahia, rajon i shtrirë në savanën tropikale dhe me një biodiversitet të jashtëzakonshëm, të quajtur Cerrado.

Bimësia në Cerrado shpesh shkatërrohet në mënyrë të paligjshme, për të krijuar hapësirë për të korrat dhe kultivimin. Sipas Institutit Kombëtar për Kërkime Hapësinore në Brazil, shpyllëzimi atje është dyfishuar në pesë vitet e fundit,

Shpyllëzim dhe grabitje tokash

Mes rasteve të hetuara në raport është dhe raporti mbi grupin “SLC Agricola”, i cili pretendohet të jetë përgjegjës për 11% të pambukut të eksportuar të Brazilit. “Earthsight” ka arritur në përfundimin se në 12 vitet e fundit, toka e Cerrados, sipërfaqja e së cilës është e barazvlefshme me 40 mijë fusha futbolli, është shkatërruar nga fabrikat e “SLC”.

Sipas qendrës kërkimore “Chain Reaction Research”, në vitin 2020, “SLC” e cila kultivon edhe sojë, u shpall shpyllëzuesi më i madh i këtij habitati.

Në vitin 2021, “SLC” u angazhua për të pasur një politikë kundër shpyllëzimit. Një vit më vonë, raporti i publikuar nga shoqata konsulente “Aidenvironment” zbuloi se 1365 hektarë të Cerrados ishin rrafshuar brenda tokave ku kultivohej pambuk. Dhe thuajse gjysma e kësaj sipërfaqeje ndodhej brenda një zone të ligjshme.

Të pyetur rreth këtyre pretendimeve, kompania i tha DW se “të gjitha konvertimet e bimësisë vendase të bëra nga SLC ishin kryer brenda kufijve ligjorë”.

H&M i tha DW-së se “gjetjet e raportit janë tepër shqetësuese”, duke shtuar se po e trajtojnë çështjen me shumë seriozitet. “Ne jemi në dialog të vazhdueshëm me Better Cotton për të ndjekur rezultatet e hetimit dhe hapat e tjerë që do të ndërmerren për të forcuar dhe rishikuar standardet” – tha kompania përmes një emaili.

Zara i tha DW se dhe ajo “i merr shumë seriozisht akuzat ndaj Better Cotton” dhe kërkon që certifikuesi të ndajë me kompaninë rezultatin e hetimit sa më parë që të jetë e mundur.

Continue Reading

Trending