Nëse ecni në rrugë, nuk është çudi që të mbyteni nga tymi i zi, që lëshojnë makinat, apo vazhdimisht të thithni ajrin e ndotur që vjen nga automjetet.
Cilësia e aftës, mosha e vjetër e makinave dhe përdorimi i lartë i automjeteve me naftë, që çlirojnë më shumë dioksid karboni, janë arsyet kryesore të ajrit jo cilësor.
Të dhënat e krahasuese të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria dhe Kosova kanë peshën më të lartë të automjeteve që punojnë me naftë në Europë, me rreth 74% të totalit Shqipëria dhe rreth 82% Kosova për vitin 2022.
Nga rreth 639 automjete që kishte gjithsej në vend në 2022, rreth 471 mijë janë me naftë. Me benzinë ranë rreth 17% e automjeteve (108 mijë) dhe me energji alternative 59 mijë, ose 9.3%. Makina elektrike në vitin 2022 në vend kishte më pak se 1300, sipas të dhënave të Eurostat.
Vendet e tjera të Europës perëndimore kanë një peshë shumë më të lartë të makinave me benzinë dhe po rrisin dhe përdorimin e energjisë alternativ. Psh Holanda ka më pak se 10% të makinave me naftë, ndërsa Turqia mban rekordin për automjetet me energji alternative me rreth 30% të totalit.
Sipas Eurostat, Në 12 nga 23 shtetet anëtare të BE-së për vitin 2022, kishte më shumë makina me benzinë sesa makina me naftë, me përqindjen e makinave me benzinë që varionte nga 85% në Holandë në 47% në Itali (Figura 4).
Në 11 shtetet e tjera anëtare, makinat me naftë tejkalonin makinat me benzinë me përqindjen e tyre që varionin nga 67% në Lituani në 50% në Rumani dhe Slloveni.
Pavarësisht përpjekjeve në të gjithë Europën për të rritur pjesën e makinave me emetime të ulëta të CO2, pjesa e makinave të pasagjerëve që furnizohen me lëndë djegëse alternative mbeti e ulët në vitin 2022 në shumicën e shteteve anëtare.
Në 3 nga 23 shtetet anëtare për të cilat disponohet informacion, makinat e pasagjerëve që përdorin energji alternative përfaqësonin më pak se 1% të flotës totale të makinave të pasagjerëve. Shteti anëtar i BE-së me përqindjen më të lartë është Italia, ku makinat e pasagjerëve me lëndë djegëse alternative arritën 10% në 2022.
Vende të tjera me përqindje të dukshme të makinave të pasagjerëve që përdorin lëndë djegëse alternative janë Norvegjia (20,1%), Suedia (8,3%), Lituania (7,1%) dhe Letonia (5,7%).
Ndër vendet kandidate dhe kandidatët potencialë, përqindja më e lartë e makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative u regjistrua në Turqi (35,4%), Gjeorgji (32,7%) dhe Moldavi (16,8%).
Në Norvegji pothuajse të gjitha (99,9%) e makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative janë makina elektrike me bateri, ndërsa në Turqi dhe Moldavi pjesa e makinave me gaz është mbizotëruese midis makinave të pasagjerëve me lëndë djegëse alternative./Media Ndërtimi