Connect with us

Aktuale

Çmimi për Urbanizëm “Rexhep Luci”, afati i fundit për aplikim 1 shkurt

Published

on

Ka mbërritur edicioni i dytë i konkursit të dizajnit “Ide për Prishtinën”!

Mirëpresim ide që fokusohen tek përmirësimi i pamjes dhe funksionalitetit të qytetit të Prishtinës, shfrytëzueshmërisë dhe veçanërisht jetueshmërisë së tij. Prishtina ka mjaft parregullsi dhe probleme në kontekstin urban, që njëkohësisht përmban shumë potencial, ndaj ndani mendimet dhe propozimet tuaja me mundësinë për të bërë një ndryshim të shumëpritur në qytet.

Komuna e Prishtinës dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF) kanë për qëllim të inkurajojnë pjesëmarrjen e komunitetit lokal në proceset e planifikimit dhe zbatimit të qytetit. Ideja themelore është se si mund të përmirësojmë ose transformojmë hapësirat publike dhe rrethinat e tyre. Këto propozime mund të jenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga trotuaret, udhëkryqet, drita të qytetit, tabelat, fasadat e ndërtesave, vitrinat, çatitë, kalimet, tunelet, parqet dhe zona të tjera të gjelbruara, shatërvanët, sheshet, tregjet, pikat e informacionit, pavionet, ndërtesat e reja publike, apo edhe zgjidhje urbane utopike. Nuk ka ide shumë të madhe ose shumë të vogël, ndaj mos ngurroni të shpreheni plotësisht.

Të gjithë, qoftë banorë të përkushtuar apo thjesht vizitorë në Prishtinë, të çdo moshe, kombësie apo mbrapavije profesionale, janë të ftuar të ndajnë idetë e tyre. Ju mund të merrni pjesë në këtë konkurs qoftë individualisht apo në grup me miqtë, kolegët, fqinjët ose anëtarët e familjes tuaj. Jeni të mirëpritur të përdorni çfarëdo mediumi që ju nevojitet, si dizajne arkitekturore dhe urbane, vepra arti, foto, video, tekste, etj. Gjithçka që duhet të bëni në projektet tuaja është të specifikoni vendndodhjen e saktë të ndërhyrjes suaj të propozuar dhe të shpjegoni se si vizioni juaj do të përmirësonte qytetin dhe do të ndihmonte qytetarët.

Komuna e Prishtinës për propozimin më të mire do të shpërblejë çmimin “Rexhep Luci” që përfshin shpërblime monetare si: vendi i parë 5000€, vendi i dytë 1000€ dhe vendi i tretë 500€.

Projektet e zbatueshme mund të realizohen nga Komuna.

TERMET DHE KUSHTET E KONKURSIT

  1. Organizatorët dhe përkrahësit e konkursit

“Ide për Prishtinën” organizohet nga Komuna e Prishtinës  dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës (KAF).

  1. Qëllimi i konkursit

Qëllimi i konkursit është stimulimi i qytetarëve në shprehjen e dëshirave dhe ideve të tyre për përmirësimin e qytetit të Prishtinës. Ky është konkurs ideor i hapur. Idetë e propozuara do të ekspozohen gjatë Festivalit të Arkitekturës së Kosovës në Prishtinë, ndërsa më vonë do të mbeten pronë e Komunës së Prishtinës për zhvillime të mëtutjeshme.

  1. Kushtet për aplikim

Ky konkurs është i hapur për të gjithë, qytetarë lokal apo të huaj, studentë apo profesionistë, të interesuar në përmirësimin e kualitetit të Prishtinës. Aplikuesit mund të marrin pjesë individualisht apo në grupe të përziera.

  1. Orari

Afati i fundit për aplikim    01.02.2024

Shpallja e fituesve                20.02.2024

  1. Si të dorëzohet propozimi?

Propozimin duhet ta dërgoni tek email adresa: Information.kaf@gmail.com në format PDF, e preferuar që dimenzioni maksimal i letrës të jetë A1 dhe volumi maksimal max. 10 mb. Nëse file është më i madh se 10 mb, atëherë të dorëzohet me anë të një linku i cili duhet të jetë i qasshëm së paku deri me 1 mars 2024.

  1. Juria dhe procesi i vlerësimit

Vlerësimi dhe përzgjedhja e dizajneve më të mira do të bëhet nga një juri e përbërë nga anëtarë vendorë dhe ndërkombëtarë.

  1. Çmimet

Dizajnet më të mira do të shpërblehen me një vlerë monetare, çmimi i pare është 5000 €, çmimi i dytë është 1000€ dhe çmimi i tretë është 500€, ndërsa dhjetë propozimet tjera më të mira do të marrin mirënjohje.

  1. Të drejtat autoriale

Të drejtat e dizajnit konceptual do të mbesin tek pjesëmarrësit e konkursit. Megjithatë, në rast se ndonjë nga propozimet zbatohet, KAF dhe Komuna e Prishtinës kanë të drejtën për modifikimin teknik të tyre pa kërkuar autorizime të tjera nga autorët. Gjithashtu ata mund të publikojnë, ekspozojnë dhe përdorin propozimet për aktivitete të marketingut pa ndonjë kompensim. KAF nuk mban përgjegjësi për asnjë plagjiaturë./Media Ndërtimi

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending