Arkitekturë
Shtëpia e operës që ju lë pa frymë [foto]
Qyteti verior kinez i Harbin është i njohur për klimën dramatike dhe peizazhet natyrore. Në fakt, ky qytet është mikpritësja e traditës vjetore më të njohur të Kinës – Festivalit me famë botërore të akullit dhe borës.
Falë aftësive të çmendura të Arkitektëve MAD, Harbin tani është gjithashtu shtëpia e re e Operës e cila u përfundua në vitin 2015 dhe përfshin 850 000 metra katrorë, shkruan Ndertimi.info.
Kjo strukturë mahnitëse është ndërtuar në ishullin Harbin dhe përfshin një teatër që mban mbi 1,600 persona si dhe një sallë më private prej 400 vetash. Përveç kësaj, objekti ka edhe një terracë që ofron pamje të horizontit metropolit të Harbinit.
“Ne parashikojmë Shtëpinë e Operës Harbin si një qendër kulturore të së ardhmes, një vend të jashtëzakonshëm të performancës, si dhe një hapësirë dramatike publike që mishëron integrimin e identitetit njerëzor, të artit dhe të qytetit, e përzier sinergjikisht me natyrën përreth . “, ishin fjalët e njërit prej arkitektëve të kësaj strukture.
Shtëpia e Operas Harbin u krijua në përgjigje të forcës dhe gjallërisë të këtij qyteti verior dhe klimës së ftohtë që mbizotëron. Struktura e saj duket sikur është skalitur nga era dhe uji, ndërkohë që përzihet në mënyrë të përsosur me natyrën dhe topografinë përreth.
Arkitektura e jashtme i referohet peizazhit zig-zag të zonës përreth me fasadën e saj zig-zage të përbërë nga panele të bardha prej alumini që shkrihen në mjedisin me dëborë gjatë muajve të dimrit. Teatri i madh është i veshur me dru të pasur që paraqet një mirëseardhje të ngrohtë.
You must be logged in to post a comment Login