Aktuale
Serbët premtojnë ndërtimin e digës milionëshe të ujit në Leposaviq
Sipas Jabllonoviqit dhe Cvetkoviq do të ndërtohet diga, e cila ndihmon në akumulimin dhe furnizimin me ujë të pijës Kandidati për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq nga partia PKS sa i përket furnizimit me ujë tha se ky është projekti i parë që Bashkimi Evropian pas zgjedhjeve të para lokale i është dhënë katër kryetarëve.
Sipas tij, Samuel Zhbogar ka thënë i keni nga 5 milionë na i sillni projektet.
Jabllanoviq tha se me këtë shumë të hollash do ta ndërtojnë një digë prej 35 metrave, një ujëmbledhës në të njejtin lumë dhe të shtohet një bazen shtesë afër atij ekzistuesit.
Sipas Jabllonaviqit në emisionin debatues “Debat Përnime”, kjo procedurë do të përfundojë në fund të janarit, pastaj do të vazhdohet deri në Leposaviq në fazën e dytë.
Ndërsa, Kandidati i partisë Gi Narodga Sloga për Komunën e Leposaviqit, Nenad Cvetkoviq tha se sa i përket furnizimit me ujë ishte edhe pjesëmarrës në hartimin e Strategjisë së Ujërave në veri të Kosovës. Gjithashtu, ai tha se përmes prioritetit me rreth 4.5 milionë euro për ndërtimin e një liqeni me digë në lumin Dobranska prej të cilit mund të akmulohet dhe të furnizohen krejt komunat me ujë të pijës.
Sipas Cvetkoviq ky është projekt që ka gjetur mirëkuptimin e Bashkimit Evropian. Kujtojmë se zgjedhjet për kryetarë komunash në Kosovë do të mbahen këtë të diele më 22 tetor.


