Për të kryer një punë të mirë, duhet të sigurohen edhe disa kushte. E për t`u plotësuar këto kushte duhet të ketë fonde të mjaftueshme. Fondet që po u mungojnë organizatave jo qeveritare që merren me barazinë gjinore bëjnë që të ballafaqohen me vështirësi.
Me një problem të tillë po ballafaqohet edhe organizata joqeveritare “Bliri”, që drejtohet nga Mahije Smajli në Drenas, e që është aktive nga viti 2010.Kjo OJQ tash e një kohë ka filluar të ketë problem me fonde, duke e bërë të pamundur që të sigurohet një zyre për të vepruar. Njëjtë si “Bliri” janë me dhjetëra organizata të tjera qeveritare të cilat çdo ditë ballafaqohen me probleme të njëjta. E zgjidhje për pjesën e sigurimit të hapësirës për të vepruar OJQ-të që promovojnë të drejtat e grave gjendet shumë rrallë.
Në anën tjetër, rrallëherë vërehet edhe dora e shtetit në këtë drejtim. Në raportin e monitorimit dhe vlerësimit të arritjes së caqeve për indikatorët dhe zbatimit të aktiviteteve të planit të veprimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2022 u fol edhe për ndikimin e qeverisjes qendrore e lokale në këtë drejtim. Me aq sa është parë, në pjesën e rritjes së punësimit dhe përmirësimin e kushteve të punës, janë dy komuna që kanë veçuar gratë. Sipas informatave që u publikuan në këtë raport, Komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjakovës ofruan hapësirë të veçantë për bizneset e grave në tregjet mobile.
Mungesa e zyrës – problem për zhvillimin e OJQ-veMisioni i organizatës “Bliri” është që të kontribuoj drejtë emancipimit të grave dhe vajzave të të gjitha komuniteteve me qëllim të fuqizimit të tyre për edukimin shëndetësor dhe sa më cilësorë. Qëllim i “Blirit” është edhe ngritja e rolit të grave në parandalimin e sëmundjeve në familje si dhe shoqëri, ngritja e vetëdijes në lidhje me ruajtjen e shëndetit si dhe realizimi i programeve konkrete tek gratë për një qasje më të mirë dhe më kualitative në shëndetin e tyre.
Përpos problemit të fondeve të pamjaftueshme, organizata në fjalë tregon se po ballafaqohen edhe me problemin e mungesës së një zyre.
“OJQ është aktive ende. Një nga sfidat kryesore që aktualisht kemi është problemi i zyrës, jemi në kushte të vështira sa i përket zyrës”- ka thënë për KALLXO.com drejtoresha e organizatës, Mahije Smajli. Ajo tregon se aktivitetet e tyre zakonisht zhvillohen në fshatra, në pjesë rurale, e kjo po bën që përpos fondeve e problemit të zyrës të shtohet edhe problemi i transportit. Smajli shton se ka pasur disa herë kërkesa në institucione lokale që të kenë pak ndihmë lidhur me transportin, mirëpo sipas saj ende nuk kanë gjetur një zgjidhje.
Në Kosovë, sipas të dhënave të departamentit për Organizata Joqeveritare në Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë 12 mijë e 433 organizata aktive – që përfshin shoqata, fondacione dhe institute.
Me zyre e objekt, por me rreziqe të tjera
Përderisa çdo ditë shihen me dhjetëra raste të dhunës në familje që ndodhin brenda 24 orëve, vërtetohet se thirrjeve për barazi gjinore ende nuk iu ka ardhur fundi. Vetëm në vitin 2022 janë gjithsej 2 mijë e 757 raste të dhunës në familje, totali i viktimave kapë numrin 2 mijë e 793. Sipas Policisë, nga ky numër total, 515 viktima janë të gjinisë mashkullore, përderisa pjesa tjetër janë të gjinisë femërore. Disa nga viktimat, për shkak të pamundësisë për të vazhduar bashkëjetesën me dhunuesit, jetën e tyre e zhvendosin në qendrat strehimore, që shpeshherë hynë në kuadër të OJQ-ve e bashkëpunojnë me këto të fundit.
Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani, Ferizaj, Gjakova, Mitrovica e Novobërda janë tetë qytete të Kosovës ku funksionojnë qendra të tilla që vazhdimisht pranojnë viktima e përkujdesen për to.
y publikim është bërë i mundur me mbështetjen financiare të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë përmes nismës së Rrjetit të Grave të Kosovës “Ngritja e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së OSHC-ve: Avancimi i barazisë gjinore në mes të pandemisë COVID-19″. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Internews Kosova dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë./Media Ndërtimi