Connect with us

Aktuale

Kurti: Industria e drurit kontribuoi në përmirësimin e bilancit tonë tregtar

Published

on

Kryeministri Albin Kurti, në hapjen e Konventës së gjashtë të Industrisë së Drurit, ka thënë se kjo industri ka kontribuar në rritjen e eksportit vendor. Ai ka thënë se pritjet janë që eksportet totale për produkte të drurit që nga viti 2021 e deri në fund të këtij viti të arrijnë vlerën prej 600 milionë euro.

“Kjo industri në zhvillim të vazhdueshëm ka kontribuar në rritjen e eksportit e në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit tonë. Eksportet totale për dyer, dritare, mobileri të drurit dhe ndërtesat e parafabrikuara në dy vitet e fundit 2021-2022 dhe 10 muajt e vitit 2023 janë me vlerë 563 milionë euro. Deri në fund të muajit dhjetor presim të jenë rreth 600 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

I pari i ekzekutivit ka thënë se vlera e eksportit të mallrave në vitin e kaluar ka shkuar në 920 milionë euro. Ndërkaq, eksportin e shërbimeve e ka quajtur si vlerë rekord, duke thënë se ka arritur në mbi 2,5 miliardë euro.

Kryeministri u shpreh tutje se qeveria do të qëndrojë pranë ndërmarrësve, derisa kërkoi nga këta të fundit që të rrisin pagën mesatare të punëtorëve të tyre.

“Ky sektor krijon vende pune dhe është shtytës i zhvillimit ekonomik, industrial dhe mjedisor. Kjo rritje ekonomike është rezultat i ndërmarrësisë  dhe sukseseve të ndërmarrësve tanë në rritjen e eksporteve në rajon e më gjerë. Përpunimi i drurit dhe mobilieve në kuadër të politikës industriale vlerësohet si nënsektor në rritje. Kontribuon me 12 për qind në bilancin tregtar. Të vetëdijshëm për potencialin dhe nevojën, qeveria ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë. Strategjia synon të promovojë zhvillimin industrial, të shtojë vende të punës e të siguroj një ekonomi më qarkore”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Zenel Kelmendi, ka thënë se industria e drurit në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rritje të dukshme.

“Nëpërmjet kësaj konvente synojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të shkëmbejmë ide, të inspirohemi nga puna dhe suksesi i njëri tjetrit dhe me këtë jemi ofertë serioze në tregjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai potencoi se përmes Konventës së Industrisë ndërmarrësit do të kenë mundësi që të krijojnë ura bashkëpunimi mes vete.

“Industria e drurit ofron një teren për inovacion dhe produkte të cilësisë së lartë. Nëpërmjet kësaj konvente ne synojmë të krijojmë ura bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Kjo është mundësi e shkëlqyer për sektorin tonë. Le të shfrytëzojmë këtë konventë për të ndarë njohuritë tona e për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme për sektorin”, shtoi ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për këtë industri.

“Politika industriale i dedikohet mbështetjes në sektorin e prodhimit, për të shpalosur potencialin e tij për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Tashmë kemi filluar zbatimin e kësaj politike ku kemi paraparë edhe shumë fusha të intervenimit dhe masa që do të përkrahin sektorët e prodhimit, rritjen dhe diversifikimin e eksporteve, përmirësimin dhe kualifikimit të fuqisë punëtore”, ka deklaruar Hajdari.

Ministrja tutje tha se kanë bërë reforma serioze në fushën e të bërit biznes në Kosovë, derisa theksoi se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në industrinë e drurit.

“Vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sektor industrial, e njëri nga ta është edhe industria e drurit.  Jam e lumtur të ndajë me ju sukseset nga raporti i progresit në hartimin e politikave industriale. Ministria e Industrisë nëpërmes Agjencisë KIESA vazhdon të mbështet prodhuesit vendor me grande dhe subvencione të ndryshme, duke u mundësuar prodhuesve tanë pjesëmarrjen në panaire brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi ministrja Hajdari.

Përgjatë Konventës, kompanitë kosovare të përpunimit të drurit kanë shfaqur produktet e tyre për publikun, dhe studentët kanë ekspozuar dizajnet e tyre të mobilerisë si pjesë e Garës Studentore të Dizajnit./Media Ndërtimi

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending