Connect with us

Trashëgimia

Artizanët e Kosovës, thirrje për ruajtjen e traditës së punimit të filigranit

Published

on

Artizanët e filigranit në Kosovë po bëjnë thirrje për më shumë ndihmë për ta mbajtur gjallë këtë traditën shekullore të punimeve të tyre. Arti i punimit të fijeve të holla metalike për të krijuar stoli të ndërlikuara dhe të bukura argjendi, të njohura si filigran, është ngulitur thellë në identitetin dhe trashëgiminë e Kosovës.

Në një argjendari në Prizren, një numër i vogël artizanësh të filigranit punojnë për të ruajtur traditën e tyre në këtë art.

Qyteti i Prizrenit ka një reputacion ndërkombëtar dhe konsiderohet një qendër e prodhimit të bizhuterive, raporton Zëri i Amerikës.

Për shekuj me radhë, zejtarët këtu kanë punuar me vegla dore primitive duke prodhuar gjithçka, nga unazat, vathët dhe varëset deri te kutitë dhe taketuket e duhanit, të cilat më pas i kanë tregtuar në mbarë botën.

64-vjeçari Bashkim Tejeci shpjegon me pasion se si mjeshtrit e vjetër të shekullit të kaluar, prindërit dhe gjyshërit e tij, krijuan një kompani për punimin e filigranit në vitin 1946.

Filigrani ka qenë prej kohësh një biznes familjar.

“Me të vërtetë ka qenë një zeje, një zanat apo një organizatë për të cilën ia vlente të punoje dhe të humbje rininë, duke punuar për të”, thotë ai.

Dikur një punishte me 150 mjeshtër, kompania tashmë e riemërtuar ‘Filigran Shpk’, tani ka vetëm pesë mjeshtër që punojnë së bashku.

Ari, argjendi apo metale të tjera të çmuara shkrihen, kthehen në fije të holla metali dhe kthehen në stoli të ndryshme. Disa prej tyre zbukurohen me gurë të çmuar.

Teknika është aq e qëndrueshme sa një produkt i prodhuar një shekull më parë mund të riparohet dhe lehtësisht të kthehet në një gjendje të re, thotë zoti Tejeci.

“E ndjej veten shumë mirë këtu. Është një veprimtari që jep qetësi sepse çdo herë prodhon diçka tjetër”, thotë 76-vjeçarja Fatime Baruti, e cila filloi të merrej me punimin e filigranit rreth 50 vjet më parë.

Këta argjendarë thonë se brezit të ri i mungon interesi për zanatin e tyre, edhe pse të rejat, kryesisht nënat e reja, janë të prirura ta mësojnë zanatin dhe të punojnë nga shtëpia.

Kompania e re private, Filigran, ka raportuar probleme në përmbushjen e porosive në periudhat e ngarkuara të vitit, si sezoni veror i dasmave, për shkak të mungesës së artizanëve të trajnuar.

“Kemi marrë ndihmë nga komuna dhe organizata UNDP për organizimin e kurseve të trajnimit. Por, ndihma nuk ka qenë e madhe. Ne po përpiqemi të hapim një shkollë të filigranit për trajnimin e artizanëve të rinj për tre ose katër vite dhe pastaj punësimin e tyre këtu”, thotë Faik Bamja, menaxher i organizatës Filigran.

Humbja e kësaj tradite, që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në historinë e Kosovës, do të shkakonte një keqardhje të madhe për mjeshtrin e punimit të filigranit, Bashkim Tejeci.

“Zanatet, që kanë një vlerë të madhe, është mirë që shoqëria dhe qeveria mos t’i lejojë të zhduken sepse kjo nuk do të ishte vetëm një humbje shtetërore, por edhe një humbje kombëtare”, thotë ai.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending