Connect with us

Aktuale

Rritet importi i mallrave shqiptare në Kosovë, dhjetëra miliona euro më shume se në 2022

Published

on

Vlera e produkteve nga Shqipëria, të importuara në Kosovë, është rritur për më shumë se 55 milionë euro në periudhën janar-shtator të këtij viti.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, flasin edhe për rritje të eksporteve nga Kosova në Shqipëri – nga 77 milionë euro sa ishin në periudhën janar-shtator të vitit 2022, në 82 milionë euro gjatë së njëjtës periudhë të këtij viti.

Rritet prania e mallrave të Shqipërisë në Kosovë

Nga Shqipëria në Kosovë, në periudhën janar-shtator të këtij viti, kanë hyrë rreth 55 milionë euro produkte më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vlera e importeve në këta muaj ka tejkaluar shumën prej 238.9 milionë eurosh, ndërsa në vitin 2022 ka qenë mbi 183 milionë euro.

Por, cila është arsyeja e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve?

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, e lidh atë me ndalimin e produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës.

Si rrjedhojë, thotë ai, bizneset e Kosovës janë orientuar nga produktet e Shqipërisë, për shkak të afërsisë gjeografike.

Qeveria e Kosovës i ka ndaluar pothuajse të gjitha importet nga Serbia qysh më 15 qershor, kur forcat serbe kanë arrestuar tre policë të Kosovës.

Ndërkohë që policët janë liruar për t’u mbrojtur në liri, masa e ndalesës së prodhimeve ka vazhduar. Kosova importon shumicën e produkteve nga vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave në vend, Kosova ka importuar produkte në vlerë mbi 5 miliardë euro, ndërsa ka eksportuar produkte në vlerë prej afër 1 miliard eurosh.

Barrierat Kosovë – Shqipëri

Ndër vite, Kosova dhe Shqipëria kanë arritur dhjetëra marrëveshje për thjeshtësimin e procedurave doganore dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, por përfaqësuesit e bizneseve nga të dyja anët thonë se shumë prej tyre nuk zbatohen në praktikë.

Ata ankohen për një sërë barrierash – nga pritjet e gjata në kufi deri te skanimi i produkteve. Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova” që merret me prodhimin dhe përpunimin e patates, thotë se që 20 vjet eksporton në Shqipëri produktet “Vipa Chips”, ndërsa importon prej atje lëndën e parë.

Deri më të tash këtë vit, ai thotë se ka eksportuar në shtetin fqinj produkte në vlerë prej një milion eurosh. “Për çdo eksport, autoritetet shqiptare kërkojnë kopjen e noterizuar të certifikatës së cilësisë së produktit.

Skanimi i mauneve për të kontrolluar mallin brenda është i mundimshëm dhe i kushtueshëm – 22 euro pa nevojë. Kamionët ende presin me orë të tëra në kufi – gjë që ka kosto monetare dhe është shumë humbje kohe”, thotë Kosumi.

Rafuna konfirmon se për noterizimin e certifikatës së cilësisë, ankesa në Odën Ekonomike të Kosovës ka edhe nga kompani të tjera.

Sipas tij, kjo kërkesë që bëhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Shqipërisë, është e padrejtë, pasi, siç thotë, autoritetet e Kosovës nuk ua kërkojnë një dokument të tillë kompanive të Shqipërisë.

Por, ankesa ka edhe prej tyre. Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Shqiptarë, Alban Zusi, thotë se, përkundër disa përmirësimeve të vogla, ka ende barriera që e pengojnë eksportin mes dy vendeve.

Si përmirësim, ai e konsideron heqjen e marrjes së lejes për produktet ushqimore nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës – leje kjo e nevojshme deri para një viti.

Por, shton ai, çdo produkt me certifikatë veterinare në Shqipëri, duhet ta marrë një të tillë edhe në Kosovë dhe anasjelltas. “Kjo certifikatë kushton 30 euro, kurse ka kompani që eksportojnë çdo ditë produkte ushqimore të freskëta”, thotë Zusi.

“Barrierë tjetër është koha, e cila do të duhej të ishte aq sa bën rruga, pra tri orë. Por, kjo mund të shkojë edhe në 24 orë, për shkak të kontrolleve, radhëve, faktit se nëse arrin pas orës 18:00, nuk i kryen dot procedurat [doganore] dhe shoferi i kamionit duhet ta presë mëngjesin e ditës së nesërme”, shton ai.

Zusi thotë se të gjitha dokumentet doganore dhe certifikata për produkte veterinare arrijnë shumën deri në 200 euro.

Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, me seli në Prishtinë, ka bërë një sërë hulumtimesh për këtë çështje. Në vitin 2020, ai ka gjetur se bizneset kosovare paguajnë rreth dy milionë euro në vit vetëm për skanimin e mallit, përpara se të hyjnë në Shqipëri.

Sipas Rafunës, shumë pak gjëra kanë ndryshuar ndërkohë, ndërsa thotë se ka shumë hapësirë për bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve.

Në një forum që u mbajt këtë javë në Gjakovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se investimet direkte nga Shqipëria në Kosovë janë rritur në vitin 2022 në gati 80 milionë euro, nga mbi 15 milionë sa kanë qenë në vitin 2019./Media Ndërtimi

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending