Connect with us

Infrastrukturë

Në pritje të ndërtimit të 5 shtëpive: Të moshuarit e Kosovës presin që premtimet e qeverisë të bëhen vepra

Published

on

Aktualisht në Kosovë janë 4 shtëpi të kujdesit për të moshuarit, mirëpo sipas Gashi-Sopjanit, ky numër është i pamjaftueshëm.

Shtëpitë e të moshuarve të udhëhequra nga shteti gjenden në: Prishtinë, Istog, Skenderaj dhe Graçanicë, me një kapacitet total prej 172 vendeve. Shtëpitë për përsonat e moshuar pa përkujdesje familjare, janë shtëpitë në të cilat brenda 24 orëve ofrohet, ushqim, veshmbathje, strehim, përkujdesje shëndetësore, terapi të punës dhe shërbime fizioterapeutike për banorë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi, numri i të moshuarve që do të kenë nevojë për kujdesje pritet të rritet.

Kallxo.com ka kërkuar që nga tetori përgjigje nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministria e Mjedisit në lidhje me këtë premtim, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Njëri nga premtimet e Qeverisë Kurti 2, kur ka ardhur në pushtet në vitin 2021, ishte edhe ndërtimi e 5 shtëpive të kujdesit për të moshuarit.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy vjet që prej ardhjes në pushtet, ndërtimi i tyre ende nuk ka filluar.

Në buxhetin e vitit 2023, qeveria ka paraparë ndarjen e 1 milion eurove për realizimin e këtij premtimi, ndërsa për vitin 2024 dhe 2025 janë paraparë të ndahen nga 2 milionë euro./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending