Connect with us

Infrastrukturë

Fermerët kundërshtojnë shndërrimin e tokës bujqësore në centrale diellore

Published

on

Fermerët dhe organizatat joqeveritare për mbrojtjen e ambientit jetësor në Maqedoninë e Veriut janë shprehur kundër draftligjit që mundëson ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në sipërfaqe për ndërtimin e centraleve diellore.

Fermerët thonë se në këtë mënyrë, Maqedonia e Veriut nga një shtet eksportues i produkteve bujqësore, do të shndërrohet në një shtet importues të tyre.

Me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokën bujqësore, mundësohet që centralet diellore të ndërtohen në tokat më pjellore bujqësore.

Ndryshimet në këtë ligj do t’u mundësonin investitorëve strategjikë të huaj të mund të ndërtojnë objekte energjetike në tokat bujqësore të kategorisë së parë për nga cilësia e tokës që vlerësohet deri në kategorinë e katërt, që është cilësi më e dobët.

Nga Ministria e Bujqësisë arsyetohen se për herë të parë me ndryshimet ligjore parashikohen dispozita të qarta për mbrojtjen e tokës bujqësore nga ndryshimi i destinacionit nga tokë bujqësore në atë për ndërtim.

Nga ky dikaster theksojnë se përcaktohen kritere të qarta se në cilën kategori të tokës nuk mund të ndërtohen centrale energjetike, por specifikohen edhe përjashtimet.

“I vetmi përjashtim i parashikuar nga këto ndryshime të propozuara në seksionin e tokave të kategorisë së parë dhe të dytë, është ndërtimi i objekteve energjetike që janë objekt i investimeve strategjike dhe nuk paraqesin asnjë kërcënim për tokën bujqësore”.

“Konvertimi mund të jepet nëse vlerësohet se projekti ka karakter me interes strategjik dhe për të marrë një opinion pozitiv duhet të plotësohen kushtet: për shembull, mund të mbillen disa kultura në tokë nën hapësirat mbi të cilat do të vendosen sistemet fotovoltaike [panelet diellore], ose ndonjë objekt tjetër energjetik. Për shembull, në një fermë ose në një fushë për të instaluar si për shembull për nevojat e një sistemi vaditjeje. Pra, në asnjë rrethanë toka nuk duhet të ndalojë së punuari. Kjo është një kërkesë dhe ky është qëllimi i ligjit”, kanë theksuar nga Ministria e Bujqësisë.

Por, bujqit dhe organizatat joqeveritare që në fokus kanë mbrojtjen e ambientit jetësor theksojnë se pikërisht në cilësimin e investitorit strategjik për çka vendos Qeveria, qëndron kurthi për sa i përket humbjes së tokave bujqësore.

Ndryshimet në Ligjin për tokën bujqësore janë dorëzuar në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar, ENER, ku mund të jepen sugjerime, vërejtje, komente dhe mendime rreth ndryshimit dhe plotësimit të ligjit në fjalë. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave zotohet se të gjitha sugjerimet, vërejtjet dhe komentet, do t’i përfshijë në tekstin final të këtij ligji./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending