Arkitekturë
Muret “e gjalla” për ambientet e brendshme
Ekipi në Sagegreenlife janë ekspertë në projektimin, prodhimin dhe instalimin e mureve të gjelbëruara dhe tani kompania ka bashkëpunuan me firmën e famshme të arkitekturës globale Gensler për të ndërtuar mure të tilla në kompaninë e tyre.
Këto mure revolucionare të gjalla vijnë me bimë në të dyja anët (e quajtur “Duet”) ose me një sipërfaqe të bardhë në njërën anë dhe të gjelbëruar në anën tjetër (e quajtur “Produktivitet”) që të sigurojnë që sistemet e murit të gjallë janë në përputhje me çdo hapësirë dhe buxhet. Më poshtë, themeluesi i Sagegreenlife, Richard Kincaid dhe Steven Meier, një dizajner kryesor i produktit për Gensler, ndajnë përfitimet unike të murit të gjallë të Verdanta që e bëjnë të lehtë sjelljen e një pjese të jashtme brenda.
Është i lehtë për t’u përkujdesur.
Muret e gjalla ndarëse “Duet” dhe “Produktivitet” nuk kërkojnë asnjë pajisje hidraulike. “Ju mund t’i vendosni ato kudo,” thotë Kincaid. Ky lloj i mureve kërkojnë që pronarët të blejnë dritat veçmas, dritat e bimëve LED, të kompletuara me orë dhe bateri. Ky ndriçimi gjithashtu do të thotë se pronarët mund t’i vendosin këto mure në hapësira pa qasje të dritës së ditës. Ujitja është e efektshme, gjithashtu: Rezervat e fshehura në mur vetë-ujitin, vetëm duhet të rimbushen çdo dy javë.
Sistemi hidratues “Biotile” instaluar në zemër të të gjitha produkteve “Verdanta” gjithashtu do të thotë se këto panele janë pa dhe (pa rrëmujë dhe pa insekte), dhe fibrat e “bazaltit” në shtresë shpërndajnë në mënyrë të barabartë ujin, oksigjenin dhe ushqyesit për bimë më të forta dhe më të shëndetshme.
Është i lëvizshëm, modular dhe fleksibil.
Përveç bashkëveprimit të dyanshëm të dizajnit të ndarjes me Gensler, koleksioni i produkteve “Verdanta” përfshin gjithashtu një mur të lirë për t’u rivendosur në një sërë madhësish që mban deri në 360 bimë.
Është i bukur.
“Verdanta-t” mund të mbajnë nga 120 deri në 360 bimë dhe janë shumë kompakte. Ky panel vertikal është më pak se 10 inç i thellë. “Gjithkush e do një të tillë. Njerëzit u befasuan se bimët janë reale, sepse nuk janë mësuar të shohin mure të gjalla deri në këtë shkallë. “