Connect with us

Tech

Presidenti Biden firmos urdhër ekzekutiv për mbikqyrjen e inteligjencës artificiale

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv mbi inteligjencën artificiale që mbulon një sërë çështjesh që variojnë nga siguria kombëtare, mbrojtja e privatësisë së konsumatorëve, të drejtat e njeriut dhe konkurrenca tregtare.

Administrata amerikane tha se përmes këtij urdhri po merren “hapa jetikë në bazë të objektivit të Shteteve të Bashkuara që inteligjenca artificale të jetë e sigurt dhe e besueshme”.

Urdhri detyron departamentet dhe agjencitë e qeverisë federale të hartojnë politika për vendosjen e rregullave dhe standardeve në një industri që po zhvillon sisteme të reja dhe të fuqishme, me një shpejtësi të tillë që ka nxitur shqetësime se do ta tejkalojnë kuadrin aktual rregullator.

“Për të mbajtur premtimin mbi inteligjencën artificiale dhe për të shmangur këtë rrezik duhet të vendosim rregulla mbikqyrëse për këtë teknologji”, tha zoti Biden gjatë ceremonisë së nënshkrimit të urdhrit në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se ky urdhër paraqet “masën më të fortë të ndërmarrë nga një qeveri në rang botëror për të bërë të mundur që inteligjenca artificiale të jetë e sigurt dhe e besueshme”.

Identifikimi i rreziqeve që kërcënojnë sigurinë

Një nga kërkesat kryesore të urdhrit të ri është që kompanitë që zhvillojnë sisteme të avancuara të inteligjencës artificiale të kryejnë prova rigoroze për produktet e tyre, për të mos lejuar që ato të përdoren për sulme kibernetike.Përmes këtij procesi, ndër të tjera, do të vlerësohen “kërcënimet prej sistemeve të inteligjencës artificiale ndaj infrastrukturës kritike, si dhe rreziqet kimike, biologjike, radiologjike, bërthamore dhe të sigurisë kibernetike”.

Rregullat për realizimin e këtyre testeve do të përcaktohen nga Insituti Kombëtar për Standarde dhe Teknologji dhe kompanitë e inteligjencës artificiale duhet të raportojnë gjetjet e provave tek qeveria federale, përpara se të hedhin në treg produktin për konsumatorët./Media Ndërtimi

Tech

iPhone i parë i palosshëm i Apple mund të mbërrijë në vitin 2026

Published

on

Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.

Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.

Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.

Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria Kurti ndalon Tik-Tok-un, menjëherë implementohet ndalimi në pajisjet zyrtare

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending