Connect with us

Infrastrukturë

AVONET: Përparim Rama të ndiqet penalisht nga Prokuroria për rastin e Rrugës “A”

Published

on

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh përkrahjen e plotë ndaj Aktvendimit KA.nr.181/23 të datës 17.10.2023, të nxjerrë nga znj. Vlora Pacolli Rexhepi, gjyqtare e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës, me të cilin u SHTYE ekzekutimi i vendimit PSh. nr. 144/23 i datës 19.04.2023, i nxjerrë nga i Organi Shqyrtues i Prokurimit, nga Vedat Poterqoi – Anëtar i OSHP-së. Rrjeti i OJQ-ve AVONET vlereson se ky aktvendim i shërben ruajtjes dhe garantimit të sigurisë juridike për të gjithë personat fizik dhe juridik nga ana e gjykatave të Republikës së Kosovës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shprehet jashtëzakonisht i shqetësuar nga deklarimet publike të Kryetarit të Prishtinës z. Përparim Rama, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Komerciale për rastin e rrugës A, kjo praktikë e tentimin për ndërhyrje në drejtësi është e rrezikshme sepse përmes këtyre deklaratave po cënohet pavarësia e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka përcjellur përmes kanaleve të informimit se Aktvendimi KA.nr.181/23 i datës 17.10.2023, i nxjerrur nga znj. Vlora Pacolli Rexhepi, gjyqtare e Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës nuk është duke u zbatuar nga Komuna e Prishtinës, për faktin se ende nuk janë pezulluar punimet në rastin në fjalë. Andaj, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që urgjentisht të ndërrmarr të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të Aktvendimit KA.nr.181/23 të Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës, sepse në të kundërtën po krijohen precedente të rrezikshme të cilat po rrezikojnë sigurinë juridike në vendin tonë.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar që nga dita e parë procesin e aktivitetit të prokurimit 616-22-7096-5-1-2 të zhvilluar nga Komuna e Prishtinës, në cilësinë e autoritetit kontraktues, për pasojë stafi i AVONET gjatë pjesës së parë të vitit ka pasur edhe takim me të parin e Komunës së Prishtinës z. Përaprim Rama, ku në këtë takim stafi i AVONET i ka shpjeguar z. Ramës, se lidhja e kontratës me operatorin ekonomik (me të cilin tashmë ka lidhur kontratë Komuna e Prishtinës për kryerjen e punimeve në rrugën Xhim Xhema / Rruga A) është në kundërshtim të plotë me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.

Përvec takimit zyrtar direkt me z. Rama gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit, AVONET disa herë përmes komunikimeve zyrtare elektronike i ka përcjellur Komunës së Prishtinës, konkretisht Përparim Rama argumentet dhe provat të cilat dëshmojnë absolutisht se operatori ekonomik “Sallahu” Sh.p.k, nuk ka pasur të drejtë të marrë pjesë në  aktivitetin e prokurimit 616-22-7096-5-1-2, për faktin se me Aktgjykimin PKR nr. 16/2018 të datës 30.03.2018 të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, Naim Sallahu është shpallur fajtorë për kryerjen e veprës penale nga neni 398, paragrafi 2 (Falsifikimi i Dokumentit Zyrtar), andaj sipas Ligjit NR. 04/L-042, për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, nenit 65, paragrafit 3, operatorëve ekonomik ose drejtuesit, menaxherit apo drejtorit të tyre ju ndalohet pjesëmarrja në aktivitete të prokurimit publik apo edhe ekzekutimi i ndonjë kontrate publike për dhjetë (10) vite, në rastet kur shpallen fajtorë për vepra penale sipas legjislacionit penal pozitiv të Republikës së Kosovës.

AVONET gjatë hulumtimit kishte identifikuar se dokumentacioni (dosja) e ofertës së OE “Sallahu” në aktivitetin e prokurimit të projektit me titullin: “Ndërtimi i rrugës A – pjesa e parë” tregon qartë se z. Naim Sallahu është zyrtar i OE “Sallahu” Sh.p.k, duke figuruar në listat e pagave dhe deklarimeve vjetore për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe në noterizimin e certifikatës ISO dhe poashtu ai ishte prezent edhe në fillimet e punimeve në këtë rrugë.

Gjatë hulumtimit të dokumenteve në dosjen e tenderit kemi identifikuar se në dosjen e tenderit ka kontrata të realizuara, referenca të inxhinierëve, udhëheqësit të punishtes, që mbajnë firmën e Naim Sallahut, këto kontrata dhe referenca kanë qenë kërkesa konkrete për të plotësuar kriteret e dosjes së tenderit në këtë aktivitet prokurimi, e që AVONET ka konsideruar dhe konsideron se këto dokumente kanë qenë bazë për të plotësuar kushtin e drejtës (kriterit) për të ofertuar.

Gjithashtu, AVONET kishte njoftuar Komunën e Prishtinës, të udhëhequr nga z. Rama se përfaqësuesi i OE “Sallahu” Sh.p.k, z. Lulzim Sallahu ka nënshkruar deklaratën nën betim, në kundërshtim të plotë me gjendjen faktike, me anë të këtij deklarimin nën betim të nënshkruar nga drejtori i OE “Sallahu” Sh.p.k, Lulzim Sallahu, AVONET-it dyshonte dhe dyshon se subjekti në fjalë ka mashtruar Autoritetin Kontraktues në këtë rast Komunën e Prishtinës, duke vënë nën lajthitje dhe mashtrim, e që kjo sipas gjykimit të AVONET dëshmon në mënyrë të qartë se personi në fjalë ka konsumuar elementet veprave penale nga neni 415 (Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik) dhe nga neni Neni 383 (Deklarimi i rremë nën betim) i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

AVONET kishte shprehur shqetësim për praktikat e tilla, të cilat krijojnë precedente jashtëzakonisht të dëmshme në fushën e prokurimit dhe kishte kërkuar veprime konkrete nga autoritetet relevante, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës për të ndërmarrë masa të nevojshme për të siguruar transparencën dhe integritetin e procesit të prokurimit publik në Kosovë, pasi me këto veprime dhe mosveprime nga ana e Zyrtarit Kryesor Administrativ të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama po dëmton taksat e qytetarëve të Komunës së Prishtinës dhe Republikës së Kosovës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin e thellë për mospërfilljen e provave dhe argumenteve të prezentuara nga ana jonë tek i pari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në vazhdimësi që nga fillimi i këtij procesi, edhe pse ishte i informuar në detaje për shkeljet flagrante që po ju bëheshin dispozitave ligjore të legjislacionit pozitiv të aplikueshëm në Republikën e Kosovës. Pavarësisht këtyre argumenteve dhe provave të prezentuara z. Rama nënshkroi kontratën për kryerjen e punimeve në rrugën Xhim Xhema / Rruga A, me këtë rast bëri shkejle të dispozitave të Ligjit NR. 04/L-042, për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, fton publikisht Prokurorinë Speciale të Kosovës të filloj hetimet ndaj z. Përparim Rama, në lidhje me rastin në fjalë, pasi që i njejti ishte i njoftuar në vazhdimësi për shkeljet që po bëheshin në këtë proces, por në asnjë moment nuk donte të i merrte parsysh këto shkelje, duke vepruar në mënyrë të njëanëshme, e sipas gjykimit të AVONET me këto veprime z. Rama, me vetëdije nuk ka respektuar dispozitat ligjore të  Ligjit NR. 04/L-042, për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, për pasojë ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, e cila është manifestuar me nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik në fjalë.

Të gjitha këto veprime duhet të jenë alarm për Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe z. Rama duhet të hetohet për mundësinë e kryerjes së veprës penale nga nenin 414 (Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar), pasi që të gjitha këto prova të prezantuara sipas AVONET përbëjnë një dyshim mirë të bazuar për fillimin e hetimit dhe ndjekjes penale ndaj z. Rama./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

“Kulla s’asht cool”-qytetarët e Shkodrës po protestojnë kundër ndërtimit të objektit 35 katesh

Published

on

Ndërtimi i kullës 35 katëshe ‘Hotel Rozafa Tower’ në Shkodër mblodhi në protestë dhjetra qytetarë dhe aktivistë.

Kulla është një investim privat që do të ndërtohet përbri pallatit ekzistues Rozafa, nga “Uldedaj Group”, i zbatuar nga një studio spanjolle.

“Të vendosur përpara një fakti të kryer në një kohë kur për projekte kaq të mëdha duhen dëgjesa publike; të shqetësuar për dëmin urban dhe arkitekturor që kjo kullë paralajmëron ti kanosë Shkodrës; të indinjuar nga mosrespektimi nga ana e institucioneve i të drejtës sonë për qytetin dhe hapësirës që jetojmë vendosëm të marshojmë sot bashkë me ju kundër betonizimit të qytetit për të thënë: Jo kullave!“ – u shpreh aktivisti Amel Pervizi.

Sipas qytetarëve, zhvillimi i qytetit nuk vjen përmes kullave, ndërsa ky investim bie në kundërshtim me planin e përgjithshëm vendor të qytetit.

„Projekti i ri ka jo më pak se 43 mijë metër ndërtim të ri. Intensiteti I ndërtimit nga 4 që është i lejuar në planin e përgjithshëm vendor, shkon në 8.2, pra dyfishohet. Numri I lejuar i kateve nga 7 kate të lejuara shkon në 35, pra pesëfishohet. Lartësia në metra nga 29.8 metra e lejuar shkon deri në 100 metra lartësi. Parametër i cili trefishohet. Sa I përket distancave, kjo godinë me këtë lartësi duhet të mbajë jo më pak se 36 metër distancë nga kufiri i saj i pronës. Gjë që nuk mund ta realizojë dot”,-u shpreh urbanisti Imeldi Sokoli.

Ata theksuan se Shkodra ka nevojë për hapësira dhe investime publike dhe jo shëmbëlltyrë e “kryeqytetit rilindas”.

“Sot ne jemi të thirrur për ti dalë zot qytetit tonë, bukurisë së qytetit tonë, kulturës së qytetit tonë, historisë dhe trashëgimisë kulturore. Në 11 vite, kjo qeveri nuk solli asnjë investim për Shkodrën. Shkodra ka nevoja të mëdha, Shkodra ka objekte, monumente kulture që po bien brenda. Shkodra nuk ka nevojë për kulla, Shkodra ka nevojë për zhvillim dhe nëse flitet për inovacion, inovacioni nuk është një kullë e ndërtuar dhe e sjellë këtu jashtë të gjitha kritereve dhe jashtë të gjitha ligjeve. Ne nuk duam dhe nuk pranojmë betonizimin e Shkodrës“, -u shpreh Eliona Shkreli, anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.

Mes thirrjeve „Stop betonizimit“ dhe “Kullat janë pastrim parash” qytetarët marshuan nga busti i Luigj Gurakuqit drejt godinës së bashkisë Shkodër, ku kërkuan realizimin e dëgjesave publike dhe konsultimeve me grupet e interesit.

“Një nga kompanitë, pjesë e Rozafa Group që do të investojë për kullë, sinjalizohet me shkresë për mos shlyerje të detyrimeve tatimore me vlerën 970 mijë euro. Nëse mbledhim fitime te deklaruara të këtij grupimi nuk arrijnë të shlyejnë as taksën e ndërtimit prej 8% ndaj bashkisë Shkodër, nëse ky investim prej 30 milionë eurosh realizohet. Si thoni ju a është me të vërtetë kjo kompani pas këtij ndërtimi? Zhvillimi duhet bërë duke ndjekur planin urbanistik të qytetit, duke bërë transparencë dhe duke u konsultuar”, – u shpreh Amel Pervizi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Si Vladimir Putin krijoi një ‘flluskë’ të pasurive të paluajtshme

Published

on

Çmimet janë rritur me 172% në qytetet më të mëdha të Rusisë gjatë tre viteve të fundit.

Hipotekat dikur ishin të papranueshme në Rusi. Dekada të propagandës sovjetike, e cila e denoncoi kredinë si një barrë të padurueshme, patën efekt.

Edhe pas përfundimit të komunizmit, rusët ende i referoheshin hipotekave si “skllavëri borxhi”, duke preferuar të kursenin derisa të mund të blinin shtëpitë e tyre. Vladimir Putin, presidenti i vendit, ka kaluar dy dekada duke u përpjekur të bindë qytetarët e tij, që të kenë një tjetër pikëpamje.

Në vitin 2003, gjatë mandatit të tij të parë, ai shpjegoi se hipotekat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e “problemit akut të strehimit”, me të cilin përballen rusët. Lutja e tij ra në vesh të shurdhër.

Ai tani duket se ka më shumë sukses. Gjatë viteve të fundit, numri i rusëve që marrin hipoteka është rritur, për shkak të një programi bujar të subvencioneve shtetërore për blerësit e apartamenteve të reja. Por, shpërndarja e subvencioneve të shtetit ka nxitur një treg shumë ‘të nxehtë’ të pronave, duke i rritur çmimet e banesave.

Në vitin 2020, kur Rusia u mbërthye nga Covid-19, zyrtarët rritën ndihmat për ata, që blinin prona të sapondërtuara në një përpjekje për të forcuar ekonominë. Në fillim, bankat u ofruan aplikantëve për hipotekë një normë preferenciale prej rreth 6%, afërsisht dy pikë përqindje nën normën e tregut, dhe shteti paguante diferencën.

Zbritje të ngjashme, të cilat më parë ishin në dispozicion vetëm për familjet, iu ofruan më pas punëtorëve dhe njerëzve, që zhvendoseshin në vende duke përfshirë Arktikun, Siberinë dhe Ukrainën e pushtuar.

Megjithatë, vëllimet e hipotekave nuk filluan të rriteshin vërtet, derisa ekonomia e Rusisë shkoi në gjendje lufte. Bankat lëshuan kredi hipotekore me vlerë 7.7 trilion rubla (88 miliardë dollarë, ose 4% e PBB-së) vitin e kaluar, nga një total prej 4.3 trilionësh në vitin 2020. Shumica u mbështetën nga subvencione.

Kjo pasqyron faktin se rusët nuk kanë mundësi investimi: sanksionet rëndojnë mbi bursën dhe kontrollet e monedhës e bëjnë të vështirë lëvizjen e parave jashtë vendit. Inflacioni, i cili u ngrit përsëri në mesin e vitit 2023, ka luajtur gjithashtu një rol.

Kur Banka Qendrore e Rusisë (CBR) filloi të rriste normat e interesit, interesi për skemën u rrit. Ndërsa CBR ngriti normën e saj bazë në 16%, qeveria e mbajti normën e saj preferenciale të ulët, duke e rritur atë në vetëm 8%. Në qershor kishte një hendek prej më shumë se dhjetë pikë përqindjeje midis normës së qeverisë dhe normës së tregut për një hipotekë.

Në fillim të këtij muaji ajo i dha fund skemës së saj më të njohur, e cila ishte për blerësit e ndërtesave të reja. Numri i hipotekave të reja mund të bjerë me rreth 50% në gjysmën e dytë të vitit.

Industria e ndërtimit të Rusisë do të vuajë si rezultat. Kështu do të bëjnë bankat, të cilat kanë gëzuar fitime rekord të nxitura nga rritja e shpejtë e portofolit të hipotekave. Për momentin, megjithatë, tregu i banesave duket se do të arrijë të shmangë një kolaps.

Vasily Astrov i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, thotë se “ngadalësimi dhe ndoshta stanjacioni” ka më shumë gjasa sesa një rënie e madhe e çmimeve.

Ekonomia e luftës e Rusisë, e cila ka parë rritje të shpejtë të pagave këtë vit, mund të jetë ende në gjendje të mbajë një treg të fortë pronash, edhe kundrejt normave më të larta dhe mbështetjes së pakësuar të shtetit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Kinezët dhe turqit “gëzojnë” koncesionin e bakrit në Shqipëri

Published

on

Fabrika e përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz iu dha me koncesion për 30 vite një kompanie turke. Ishte viti 2001 kur shteti shqiptar firmosi marrëveshjen koncesionare. Shumë shpejt në lojë hynë edhe partnerët kinezë. Periudha e artë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën u ndërpre rreth viteve 80-të, për t’u rivendosur sërish me ardhjen e demokracisë.

Përmes një operacioni financiar të zhvilluar në Turqi, ata morën nën zotërim pjesën më të madhe të rezervave shqiptare të bakrit, të cilat kaluan në pronësi të gjigantit botëror të minierave, kompanisë kineze “Jiangxi Koper”, shkruan citizens.al.

Ata blenë 48% të aksioneve të kompanisë “BerAlb” e cila zotëronte për 30 vite koncesionin e bakrit në vendin tonë, duke përfituar të drejtën për të administruar dhe shfrytëzuar minierën e bakrit Munellë, minierën e bakrit Lak-Rosh, minierën e bakrit Karmë, fabrikën e pasurimit të bakrit Fushë-Arrëz dhe të Mjedës si dhe impiantin e fraksionimit të skorieve të bakrit në Shëngjin.

Me një kapital fillestar prej vetëm 30 mijë USD ose 47 Milionë lekë, kjo kompani e ka zgjeruar kapitalin e saj çdo vit, ndërsa aktualisht deklaron një kapital prej 7.7 miliardë lekësh.

Pavarësisht rritjes së kapitalit, kompania deklaron se del vazhdimisht me humbje.

Megjithëse deklaron bilance negative, në vitin 2017 kompania nënshkroi një tjetër marrëveshje me shtetin shqiptar duke e shtyrë koncesionin edhe me 10 vite . Pra koncesioni i bakrit dhënë Turqisë dhe Kinës do të jetë në fuqi deri në vitin 2043. Ekspertët sugjerojnë se zgjatja e afatit duhet të ishte ballafaquar me performancën ekonomike, rritjen e niveli të mirëqënies së zonës si dhe ruajtjen e mjedisit./Meda Ndërtimi

Continue Reading

Trending