Aktuale
Ja kur fillon të ndërtohet autostrada Bllacë-Shkup
Rruga Shkup –Bllacë nuk parashihet në rishikimin e buxhetit për shkak se me Buxhetin për vitin 2018, kjo autostradë parashihet të financohet me para buxhetore dhe ndërtimi do të fillojë në janar të vitit 2018.
Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, për gazetën Koha.mk thotë se me rishikimin e buxhetit, nuk parashihet se si do të ndërtohet rruga Shkup- Bllacë, sepse është arritur marrëveshje me LSDM-në që me buxhetin e vitit 2018, i cili do të jetë gati deri në fund të muajit nëntor të këtij viti, të parashihen mjete buxhetore dhe kjo autostradë të fillojë të ndërtohet në muajin e parë të vitit 2018.
“Rruga Shkup-Bllacë, për të cilën me Qeverinë e mëparshme nuk arritëm që përmes modelit të partneritetit privato-publik të sigurojmë investitorë të huaj që do të merrte përsipër ndërtimin e këtij aksi rrugor që lidh Maqedoninë me Kosovën, me buxhetin e vitit 2018 parashihen mjete financiare dhe kjo rrugë do të fillojë të ndërtohet nga muaji janar i viti 2018”, thotë Ismaili.
Ai njëherësh njoftoi se deri të Komisioni për financim dhe buxhet kanë dorëzuar katër amendamente që kanë të bëjnë me financimin e Universitetit “Nënë Tereza”, më shume mjete financiarë për Shtëpinë e “Alfabetit në Manastir” , më shumë mjete financiare për punësime të reja te Avokati i Popullit dhe më shumë mjete financiare për Drejtorinë për menaxhim me kriza.
-
Infrastrukturë3 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova
-
Infrastrukturë3 days ago
Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës
-
Infrastrukturë6 hours ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Ambienti3 days ago
Në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve!
-
Infrastrukturë6 hours ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
-
Auto5 hours ago
Bizneset shprehin pakënaqësi me dinamikën e punimeve në zonën historike të Prizrenit
-
Infrastrukturë7 hours ago
Në myk e kushte jo të favorshme mësojnë nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë
-
Infrastrukturë5 hours ago
Yamaha dhe Toyota bëhen bashkë për prodhimin e një motor V8 që punon me hidrogjen
You must be logged in to post a comment Login